Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Terroristët muxhahedinë marrin nënshtetësi nga Rama-Nishani, 276 të strehuar në një vit, ja dokumenti

Terroristët muxhahedinë marrin nënshtetësi nga Rama-Nishani, 276 të strehuar në një vit, ja dokumenti

Postuar: 02/03/2016 - 07:49

 
Teksa shefi i qeverisë shqiptare mohon bisedimet, hedh poshtë zërat dhe përjashton dyshimet, në Shqipëri jo vetëm po hyjnë masivisht muxhahedinë iranianë, të konsideruar deri vonë nga amerikanët si terroristë, por muxhahedinët po marrin edhe nënshtetësinë shqiptare. Tashmë ka një dokument zyrtar të qeverisë shqiptare për muxhahedinët që janë strehuar në Shqipëri dhe për ata që kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Një vendim i kryeministrit Edi Rama, Nr. 1008, datë 16.12.2015, paraqet një panoramë të numrit të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri për vitin 2014, të të huajve që kanë aplikuar për nënshtetësi, të atyre që kanë marrë nënshtetësi etj. Konkretisht, gjatë vitit 2014, në Shqipëri kanë hyrë dhe janë strehuar 276 muxhahedinë iranianë të kampit Ashraf. Muxhahedinët janë konsideruar si tepër të rrezikshëm nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, ndërsa strehimi i një numri të madh në Shqipëri, mund të ndryshojë negativisht edhe imazhin e vendit. Jo rastësisht, asnjë vend në Evropë nuk pranon t’i strehojë. Madje, as vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i strehojnë në territorin e tyre.“Gjatë vitit 2014 ndodhi një rritje e vrullshme e azilkërkuesve në Shqipëri. Numri i tyre u rrit rreth 2.6 herë, nga 158 në 409. Kryesisht kjo rritje ndodhi për shkak të mbërritjes në Shqipëri të shtetasve iranianë të kampit Ashraf, në kuadër të një marrëveshje qeveritare. Gjatë vitit 2014, në Shqipëri u vendosën në këtë kuadër 276 shtetas iranianë”, thuhet në dokumentin e qeverisë. Ndërkaq, pas marrjes në mbrojtje, kreu i shtetit, Bujar Nishani, ka nisur t’u japë nënshtetësinë shqiptare. Gjatë viti 2014, 553 persona kanë fituar nënshtetësinë shqiptare. Në dokument nuk specifikohet se shtetasit e cilës kombësi kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Po gjatë vitit 2014, Nishani i ka dhënë nënshtetësinë 140 personave si dhe u ka njohur nënshtetësinë 76 personave. 
Emigrantët në Shqipëri 
Numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që qëndrojnë në Shqipëri ka mbetur përafërsisht në nivelin 0.3% të popullsisë vendase gjatë dekadës së fundit. Numri dhe origjina e imigrantëve të rregullt nuk ka shënuar ndryshime të theksuara. Në vitin 2012, rreth 74% të imigrantëve e përbënin ata me origjinë evropiane, 10% nga Azia, 13% nga Amerika dhe 2% nga Afrika. Në vitin 2013, 74% të imigrantëve e përbënin ata me origjinë evropiane, 12% aziatike, 11% amerikane dhe 3% afrikane. Në vitin 2014, imigrimi nga vendet evropiane zinte 75%, ndërkohë që 13% vinin nga kontinenti amerikan, 10% nga kontinenti aziatik dhe numri i emigrantëve nga shtete të tjera ishte i papërfillshëm, rreth 1–2%. Në figurë paraqiten të dhënat mbi të huajt rezidentë në Shqipëri sipas origjinës dhe gjinisë.
Shqipëria vend transit 
Pozita gjeografike e Ballkanit, vendosur në kryqëzim të rrugëve, të cilat kanë si drejtim përfundimtar Evropën Qendrore e kthejnë këtë zonë dhe shtetet përbërëse të saj në një hapësirë, e cila mund të shfrytëzohet si zonë transit për shtetasit e vendeve të treta, të cilët lëvizin në mënyrë të parregullt. Gjatë vitit 2014, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, kanë tentuar të kalojnë transit shtetas nga Lindja e Mesme dhe vendet arabe. Imigrantët nga vendet e treta kryesisht hyjnë në Turqi, më pas kalojnë në Greqi dhe nëpërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor synojnë vendet e BE-së dhe kryesisht ato veriore. Drejtimi i mëtejshëm i lëvizjes së tyre ka qenë Shqipëri-Mali i Zi-Kroaci dhe më pas vendet e BE-së. 
Kalimi i paligjshëm 
Gjatë vitit 2014, pati një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve huaj, të kapur në tentativë për të
kaluar në mënyrë të paligjshme transit nëpër Shqipëri. Numri i shtetasve të kapur gjatë këtij viti (2,618) ishte 32.3% më i lartë se numri i shtetasve të huaj të kapur një vit më parë (1978). Në vitin 2013, rreth 53 % e tyre u kapën në brendësi të territorit, ndërsa 47% në afërsi të kufirit shtetëror dhe në PKK. Ndërsa gjatë vitit 2014 vërehet një përmbysje e shifrave: rreth 33.8% e shtetasve u kapën në brendësi të territorit, ndërsa 66.2% në afërsi të kufirit shtetëror dhe në Pikat e Kalimit Kufitar.  Numri i shtetasve të huaj që u kapën duke hyrë në mënyrë të paligjshme nga Greqia u rrit në krahasim me vitin 2013, nga 816 në 1,635. Kanë preferuar të përdorin territorin e Shqipërisë kryesisht ata shtetas që janë gjendur në pjesën e Janinës dhe Igumenicës në Greqi për shkak të distancës së shkurtër për të përshkruar territorin shqiptar. Me qëllim vështirësimin e procedurave të kthimit në Greqi, këta shtetas kanë preferuar të udhëtojnë pa dokumente udhëtimi, si dhe duke fshehur provat për vendin nga kishin hyrë në Shqipëri.
 
Adriatik Doçi 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/06/2019 - 23:55

Një ditë para protestës së opozitës ka ardhur një tjetër reagim i fortë nga Ambasda e SHBA-së.

Postuar: 20/06/2019 - 23:51

Kryetarja e grupit parlamentar Demokratik, Rudina Hajdari është shprehur se nëse Presidenti Meta

Postuar: 20/06/2019 - 23:20

Një debat me tone të larta është zhvilluar në emisionin e Open ndërmjet Ervin Saljanjit dhe Spart

Postuar: 20/06/2019 - 23:11

Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.

Postuar: 20/06/2019 - 23:01

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor.

Postuar: 20/06/2019 - 23:00

Në një reagim në Facebook, Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët ta

Postuar: 20/06/2019 - 22:56

Pas reagimit të Ambasadës Amerikane e cila bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të distancohen në