BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Politike

“Test shumë i madh për SPAK”, Rudina Hajdari del me deklaratën e fortë: Rama duhet të hetohet për...

“Test shumë i madh për SPAK”, Rudina Hajdari del me

Ish-deputetja Rudina Hajdari, akuzon mazhorancën se po vjedh në mënyrë të jashtëzakonshme për të pasuruar veten, familjet dhe një grup njerëzish afër tyre.

Ajo tha se logjika e çon se pa dijeninë e Edi Ramës nuk mendon se këto gjëra ka ndodhur.

Në emisionin “Arnautistan”, ajo u ndal tek afera e inceneratorëve, duke deklaruar se këto kompani fiktive kanë marrë para dhe kjo skemë e gjitha ka marrë 48 milionë euro në këto vite nga buxheti i shtetit.

“Çdo ditë këto kompani fiktive paguhen nga buxheti i shtetit. Ku është Drejtoria e Tatimeve? Ku është policia në këtë mes? Nëse bën ndërtim pa leje i ke policët te dera e qytetarit të thjeshtë.

Ti bën gjithë këto transaksione, një kompani blen fruta ekzotike dhe shet beton, Drejtoria e Tatimeve çfarë ka bërë, ndërkohë që është bërë evazion fiskal. Si kanë operuar këto kompani?

Është shumë  qartë se kjo skemë korruptive ka pasur shkelje syri nga institucionet e larta përfshi dhe Kryeministrin. Nëse nesër thotë se nuk ka pasur dijeni, Kryeministri jo vetëm duhet të dorëhiqet, por edhe duhet të hetohet.

Armën më të fortë në momentin që nxirret diçka kundrejt tij, e ka të luftojë. Futet në sulm duke menduar se mbrohet. SPAK e ka për detyrë të hetojë me imtësi se çfarë ka ndodhur.

Unë mendoj se janë lekë pushtetarësh që janë duke u strehuar në parajsa fiskale. Që kur mos të jenë aty, të jetojnë si lorda dhe sheikë, ndërkohë që kanë zhvatur buxhetin e shtetit. Është test shumë i madh për SPAK.

Nëse nuk ka rezultate reale është e kotë që kemi një strukturë të tillë, çfarë është zbuluar kohëve të fundit duhet të ketë tërheqje veshi ndaj Kryeministrit Rama qoftë edhe nga trupi diplomatikë, se strukturat e tij janë të përfshira në këtë aferë.”, u shpreh Rudina Hajdari.

Më të lexuarat