
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

“Teta Gerta pse Babo vjen gjithnjë e më rrallë?”/ Ironia e Gjekmarkajt për seancën në Kuvend: Ikonomi me merak për tavën që la në furrë, Majko çuçurit gjithë kohës me Etildën

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Tetor 2022

Deputeti i PD ka bere nje shkrim ironizues lidhur me seancen plenare te se enjtes se 6 tetorit. Ai nder te tjera ngre pyetjen pse kryeministri Rama vjen gjithnje e me rralle ne Kuvend.
Nga Agron Gjekmarkaj
Seanca filloi me vonesë! Babo nuk ka ardhur ende dhe kjo mungesë topitje shkakton. Doktori dhe Gaz Bardhi ende jo. Se ata te dy vinë në të njëjtën kohë. Ministrushet ishin disi si të zymta dhe pa gajret. Vetëm ardhja e Ulsiut në podium ktheu të qeshurat në atë përzhitje. Në sallë u degjua kënga ” O erdhi Ulsiu o erdhi në lëmë çu gëzuan ministrushet kur i degjuan zënë”!
Bela duket e mvrenjtur me dertet e vatanit mbi shpine dhe pleudarinë e Tit Vasilit perballë. i takojnë të shkuarës pa kthim ato kohë kur muhabeti mes Ulsiut dhe Belës të kenaqte shpirtin dhe e qeshura e tyre si diell ndriçonte aulën e rënë në mërzi dhe ato rreze mbi hallet e shqiptarëve si melhem binin.
Niko qerratait i mungon prushi për biseda këndellëse me Margeritin e cila po hesht sot pa përtesë se ka ditë që përton të heshtë megjithëse duket stoike në heshtje.
Tezja nuk ja ka behur ende se po mbledh kanoçe që të mbajë paster ambjentin. Ogerta po kuvendon e patrazuar me Borën e cila e pyet dhe i thote teta Gerta, teta Gerta pse Babo vjen gjithnjë e më rrallë? Ajo që ja kthen jo xhan mos u mërzit nuk është kjo arsyeja Babo ka halle të mëdha, gjëra me rëndesi dhe jo ta harxhojë kohën me gjepura!
Pra më ka xhan?! Po, po shumë. Elisa duket sikur është me leje të zakonshme, e menduar dhe ndien mall për kohët epike kur luftonte kundër Berishës siç detyra dhe mideja ja kërkonte!
Kushi pasi dëboi gylenistët e shkollës “Mehmet Akif” po i rrëfen Ulsiut të zitë e ullirit që hoqi dhe netët e pa gjumë! Krifca teksa Bledi Çuçi i përgjigjet interpelancës së Salianit përsërit me vete “kur degjon zerin e s’ëmes seç la qengji kopene, blegërin dy a tri here edhe e ikën e merr dhenë”, këtë ia ka mësuar drejtori i Akademise së barinjeve.
Ikonomi ka lënë në furrë një tavë patate dhe rri gjithë merak. Tao foli siç di ai, me retorike të lartë greko -romake, emfazë, stil, dhe buzëqeshje në fund. Kryeministri Majko konstaton dhe çuçurit gjithë kohën me Etildën e cila ende po i gëzohet fjalimit të Taos dhe dukes sikur se ka bash mendjen tek sentencat e ish Kryeministrit dhe gëzimi që i ka shkaktuar vajtja në Kukës.
Mimia u ula afer Taos dhe i dha pak nga eksperienca e saj e gjatë nga ditët kur bëhej Shqipëria. Çuçi ende po flet por të gjithë po bëjnë muhabet. Edhe Salianji gojë prishuri që ka thirrur interpelancë duket sikur po fle. Tigrushi mungon me laryshinë e vet. Albana më kaloi pranë si flutur po saken se më përshëndeti. Marazet e partisë e kanë adhnuar me mua duke ma shtuar pezmin dhe kotësinë e ekzistencën politike. Po kaq zv.lideri Muli ma ka hequr vështrimin duke më shkaktuar një zgavër në xhan. Flutura me Gridën flasin për Orhan Pamukun dhe nuk e kanë mendjen tek pambuku që korret ketu.
Olta sapo erdhi me intuite progresive bisedon me Belën e cila përgatitet të hedhë zjarr e zift mbi opozitën e cila mbi bedena ka nxjerrë Alibeun që vrojton armikun. Jyrgys Çurbja pas sublimitetit të Berlinit ku desh bëri namin për Babo e troje të veta i sheh koleget nga lartësia epike ku historia e ngriti. Braçen se zë vendi te shohim ku do dalë. Çuçi mbaroi llafin Ulsiu muhabetin kreu. Salianji u ngrit evlati përsëri në replikë dhe po tregon që jeta e njeriut vlen më pak se e një pule. Bota është trazuar dhe kërkon vendime të mëdha! Niko iku të mbledhë gjeneralët për të bërë zap trazirat. Blendi Klosi tashmë me një mjekerr as të madhe as të vogël larg xhelozise dhe akuzës dremit. Toni Gogut nëpërmend i shkojnë psalme për çdo situate. Salla po boshatise, mejhana po mbushet. Rrëfimi i paradites mbyllet këtu.
Më të lexuarat


Numri i studentëve në rënie, Xhixho: Qeveria ka dështuar me arsimin!

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu Andrej Plenkovic, ja çfarë pritet të diskutohet

Rënditja e universiteteve shqiptare në Europë, reagon Albana Vokshi: Arsimi nuk ka qenë kurrë në këto nivele

Universiteti i Prishtinës shumë më lart në rankim, Manastirliu: Mënyra më e mirë për t’u krahasuar është ajo me veten

Viti i ri akademik/ Zhupa: Abuzuesit me në krye Manstirliun po drejtojnë sistemin arsimor, mjafton të shikosh raportet e KLSH

Gazment Bardhi në udhëkryq, zgjedhjet e Kukësit dhe vendimi i Lulzim Bashës për ta shkarkuar si kreu i grupit të PD nxjerrin jashtë loje “delfinin” e Saliut

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...
