BREAKING NEWS

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela nxjerr skenarin tronditës, zbulon kush e ka ‘fundosur’ Ilir Metën

“Rama përfundon në burg nëse...”, Spartak Ngjela
x

Politike

Thaçi zbardh skandalet e Berishës: Ja dy marrëveshjet që firmosi me Millosheviçin, Remzi Hoxha filmoi takimin, videon e kishte dhe Azem Hajdari

Thaçi zbardh skandalet e Berishës: Ja dy marrëveshjet që

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka rrëfyer dje të gjitha skandalet e ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë për “Top Story” në “Top Channel”, ai është shprehur se Berisha ka gisht në zhdukjen e Remzi Hoxhës. Sipas tij, Azem Hajdari e shantazhonte Berishën për dy marrëveshje që ky i fundit kishte firmosur me Millosheviçin. “Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshja bilaterale Millosheviç-Berisha për shitblerjen e armëve nga Shqipëria për Jugosllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë, gjë ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi. Basri Zuka, sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës, ku e informon lidhur se ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta. “Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. Ndërsa Thaçi është shprehur: “Sipas Aliut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha, raportet ishin aq të acaruar sa çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”.

Provat e Remzi Hoxhës kundër Berishës

Survejimi i Remzi Hoxhës, është lidhur me një takim të mundshëm mes presidentit shqiptar të kohës, Sali Berisha; presidentit serb, Sllobodan Millosheviç dhe atij maqedonas Kiro Gligorov.

Ajo që flitet prej afro 3 dekadash është se Remzi Hoxha i ka filmuar, por prova për zhvillimin e takimit nuk janë zbuluar kurrë. I vetmi për të cilin thuhet se kishte informacione të sakta lidhur me këtë episod ishte gazetari Ali Uka. Ai, do të masakrohej në apartamentin, ku jetonte në Tiranë në rrethana të mistershme. “Sipas Ali Ukës që fliste hapur në atë kohë me mua, arsyeja e vrasjes ishte ajo se Remzi Hoxha kishte arritur të siguronte një dëshmi, video inçizim të një takimi të fshehtë mes Sali Berishës dhe Sllobodan Millosheviçit dhe Gligorovit në Ohër. Mendoj se dy njerëz e kanë pasur atë video, Azem Hajdari dhe Ali Uka, asnjëri prej tyre nuk jeton, dhe këtë mund ta thotë vetëm, Sali Berisha se ku ndodhet”, tregon ish- komandanti I UÇK-së, Hashim Thaçi për TCH. Ai që ka hedhur më tepër dritë është djali i Remzi Hoxhës. “Në një nga udhëtimet që babi kishte bërë me Shefqet Maliqin dhe Basri Zukën, në kuadër të sindikatës, në të kthyer nga Tushemishti për në Shën Naum. Me të mbërrirë në kufi, polici u thotë që duhet të shkonin nga ana tjetër, nga Qafë Thana pasi kufiri ishte mbyllur. Në të kthyer i ndalon një polic civil dhe u thotë që duhet të ndaloni derisa të kalojë karvani i presidentit. Në lajmet kryesore del si informacion që Sllobodan Millosheviç takohet me Gligorov në Shën Naum. Në të njëjtën kohë e bëjnë lidhjen që edhe Berisha paska shkuar në atë takim”, tregon Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës. Pra, Remziu dhe dy miqtë e tij, ishin shkëmbyer me eskortën e presidentit Berisha pranë pikës kufitare me Maqedoninë në të njëjtën ditë, kur u zhvillua takimi Milloshevic-Gligorov fare pak kilometra më larg.