BREAKING NEWS

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH, mbështeti Kinën dhe u angazhua kundër presidentit amerikan

Trump mbyll përgjithmonë marrëdhëniet me OBSH,
x

Politike

Thellohen debatet, Kurti kërkon që prokuroria të marrë në pyetje Thaçin, AAK akuza LVV për presione ndaj Kushtetueses

Thellohen debatet, Kurti kërkon që prokuroria të marrë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar ditën e djeshme Prokurorisë së Shtetit, thirrjen si dëshmitar të Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Kërkesa e kryeministrit Kurti u bë në lidhje me marrjen në pyetje të Thaçit për deklaratat e tij se ka informacione të besueshme që pretendimet e Kurtit për kërcënimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare” janë të stisura nga vetë Kurti. “Presidenti meqenëse ka informacione të tilla do të duhej të intervistohej nga prokurori i shtetit së paku si dëshmitar. Nëse paska informacione të tilla ai duhet të i ndihmoj institucioneve të drejtësisë të zbardhin këtë kërcenim ndaj meje”, tha ai. Më tej Taçi është cilësuar sërish si i frustruar dhe në panik të plotë nga situata e krijuar. “Këto janë deklarata të pamatura dhe të bazuara të presidentit të frustruar dhe në panik. Meqenëse është i pakënaqur që është nga ulësja e tij. Unë i pata ofruar të jap dorëheqjen dhe të vij në garë zgjedhore sepse nuk po sillet si president, por si një politikan opozitar. Është evidente që qeveria në detyrë, kryeministri në detyrë më shumë kanë opozitarizëm nga presidenti se sa nga opozita. Meqenëse se dëshiron të bëj opozitarizimin le të kalojë në opozitë. Presidenti duhet të reflektojë unitetin e popullit. Ai po e sulmon qeverinë në detyrë pas mocionit të detyrës”, tha Kurti. Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendim që pritej të dilte ditën e djeshme, lideri i LVV tha se Gjykata Kushtetuese nuk mund të shkruaj Kushtetutën, pasi ajo ndryshohet dhe amendamentohet në Kuvend. “Unë dua të besoj që ata do të bëjnë vlerësimin në mënyrë profesionale, të pavarur dhe të paanshme. Nuk bëhet fjalë për asnjë cenim nga ana ime. Përkundrazi unë jam i interesuar që ata të mbrohen maksimalisht… Ne do të respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese përderisa ai është interpretim i kushtetues, siç është misioni i Gjykatës Kushtetues”, tha ai. Në lidhje me vendimin e Gjykatës ka reaguar edhe Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke thënë se qytetarët kanë të drejtë të zemërohen rreth asaj që po ndodh. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka ngritur pyetjen se si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata. “Nëse është kështu, atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës. Vendimi i tillë është arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli”, ka shkruar Haxhiu.

AAK akuza Kurtit

Gjatë ditës së djeshme ka ardhur edhe një deklaratë nga ana e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke shprehur bindjen e plotë se votat e mjaftueshme për krijimin e qeverisë së re janë siguruar dhe se pas vendimit të Gjykatës do të krijohet menjëherë qeveria Hoti. Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka pohuar se votat janë të sigurta nga partitë të cilat tashmë LDK ka bërë marrëveshje. “Votat i kemi të sigurta nga subjektet politike që kemi bërë marrëveshje, ndërsa formimi i Qeverisë Hoti do të procedohet në Kuvend pas akt vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Lekaj. Nën kryetari i AAK ka kritikuar edhe LVV e cila sipas tij është duke ushtruar presion të shtuar ndaj Gjykatës Kushtetuese në lidhje me vendimin që do të merret për dekretin e presidentit. “Lëvizja Vetëvendosje me veprimet e veta sidomos kabineti qeveritar janë duke bërë shumë presion, derisa vetë ministrja e Drejtësisë, nuk ka pohuar që do të pranojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kjo është e dëmshme për vendin dhe sistemin demokratik”, përfundoi ai.