BREAKING NEWS

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali Berishës, ja kush është bashkëpunëtori i ngushtë me 3 dosje në SPAK që mund të hapë “Kutinë e Pandorës” për ish-kryeministrin

Deputeti i PS Bujar Çela paralajmëron arrestimin e Sali
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg

Ilir Meta i sëmurë, ish-presidenti përgatitet për ditët
x
BREAKING NEWS

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri në rrëzimin e qeverisë, kreu i “Foltores” shton kërcënimet ndaj SPAK

Berisha paralajmëron trazira, rezistencë dhe protesta pa mbarim deri
x
BREAKING NEWS

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit, “Zëri i Amerikës” zbardh skenarin si kryeministri i dha miliona euro pasuri dhëndrit të kreut të “Foltores”

Edi Rama bashkëpunoi me Sali Berishën për pronat e Malltezit,
x
BREAKING NEWS

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë tradhtarësh dhe zbardh skandalet e ballistëve, ja mesazhi për Alimadhin dhe faktet që tregojnë se partizanët çliruan Shqipërinë nga nazistët e fashistët

Ylli Meçe e cilëson Ballin Kombëtar organizatë
x
BREAKING NEWS

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i pamëshirshëm i Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare

Edi Rama feston 28 Nëntorin si avokat i Vuçiçit dhe armik i
x
BREAKING NEWS

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron pronarët dhe tregon çfarë fshihet pas indeksimit, shoqata paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese

Kaosi me pronat, Myrshit Vorpsi akuzon qeverinë se po masakron
x
BREAKING NEWS

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e ministres Koçiu për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale

Nga rritja e pagave për mjekët, tek investimet e reja, prioritetet e
x

Politike

Thellohen hetimet për dosjen “McGonigal”, Dorian Duçka do thirret për të dëshmuar në Senatin Amerikan, ja lidhjet e tij me ish-agjentin e FBI-së dhe treshen Rama-Meta-Berisha

Thellohen hetimet për dosjen “McGonigal”, Dorian Duçka

Thellohen hetimet për Charles McGonigal, ish-zyrtarin më të lartë të FBI-së që është vendosur nën akuzë në të gjithë historinë e agjencisë së famshme pasi hetuesit zbuluan se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar. Nga informacionet e gazetës “SOT”, mësohet se Dorian Duçka pritet të dalë para Komisionit Gjyqësor të Senatit në një seancë ku do të pyetet për lidhjet e tij me Charles McGonigal dhe përfshirjen e qeverisë shqiptare në këtë mes.

PraKush është Dorian Duçka?

Dorian Duçka, është njëri nga personat të cilit i del emri në dosjen amerikane ku shënohet si “Personi B”. Deri më tani, ai ka refuzuar të komentojë lidhjet me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Ai thotë se nuk ka asnjë koment për pyetjet e drejtuara, se: Cila është lidhja e tij me ish-agjentin e FBI-së? Në cilat aktivitete rezulton të jetë apo ketë qenë partner biznesi me ish-oficerin e inteligjencës shqiptare Agron Nezaj dhe se cili ka qenë roli i tij në takimet me kryeministrin Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, ku sipas akt-padisë ish-këshilltari rezulton se ka qenë i pranishëm? Duçka, refuzoi të komentojë apo sqarojë faktin se emri i tij përmendet në akt-padi nga autoritetet në SHBA, përgjigje të cilat sipas tij mund t’na i japë vetëm Departamenti Amerikan i Shtetit. “Nuk kam Koment, mund t’i drejtoheni Departamentit të Drejtësisë Amerikane nëse keni nevojë për më shumë informacion” , u shpreh Duçka pak kohë më parë. Doriani ka histori të larmishme me pushtetin.

Cilat janë lidhjet e tij me politikën në Shqipëri?

Ai u përmend si “këshilltari i Ramës”, por ai njihet po ashtu edhe për raportet e ngushta me presidentin Meta. Dorian Duçka ishte përfaqësues i LSI-së së Ilir Metës në koalicionin 2009-2013 me Sali Berishës, drejtor i Integrimit në Ministrinë e Energjetikës dhe përmendet në media edhe si "nipi" i Ilir Metës. Dorian Duçka ka qenë zëvendës ministër i Energjetikës me LSI-në edhe në periudhën 2013-2015. Ai ka patur një përvojë pune edhe me TAP-in, si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projekteve. Përveç lidhjeve të tij me Ramën dhe Metën, në skenë del dhe miqësia mes të birit të Saliut, Shkëlzen Berisha dhe Dorian Duçkës. Shkëlzen Berisha bashkë me Dorian Duçkën, janë shfaqur në një foto në bordin e një avioni krah për krah në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit.

Detaje nga dosja “McGonigal”

Charles McGonigal ka punuar për sektorin e kundërzbulimit të FBI-së, derisa u largua nga FBI-ja në shtator të vitit 2018 dhe ndër të tjera mbulonte edhe Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën. Ai akuzohet se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-punonjës i shërbimeve sekrete të Shqipërisë dhe ka zhvilluar një sërë takimesh me biznesmenë dhe politikanë në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por pa i raportuar ato sipas rregullave. Sipas dokumentit të akuzës, gjatë një udhëtimi në Shqipëri në vitin 2017, “më 9 shtator i pandehuri McGonigal u takua me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me Personin B Dorian Duçka me kërkesë të Personit A, Agron Neza ai i bëri thirrje kryeministrit të kishte kujdes dhe të mos i jepte liçenca për kërkime nafte në Shqipëri një kompanie ruse guackë. Personat A dhe B kishin interesa financiarë nga vendimi i qeverisë shqiptare. I pandehuri McGonigal i dha kryeministrit një suvenir të FBI-së në prani të personit B”. Akt-padia vendos një lidhje të drejtpërdrejtë të takimeve të ish zyrtarit të FBI-së me kryeministrin shqiptar në prani të personave të tretë A dhe B, që ishin shtetas privatë. Është e paqartë se përse kryeministri është takuar me një zyrtar të lartë të FBI-së në prani të personave privatë.

Më të lexuarat