BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Politike

Thellohen misteret për universitetin e Anastas Angjelit, rreth 3 mijë studentë paguajnë çdo vit mijëra euro, por deputeti e deklaron si OJF

Thellohen misteret për universitetin e Anastas Angjelit, rreth 3 mijë

Gara për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit duket se po minohet nga dita në ditë. Shumë shpejt pritet që presidenti Ilir Meta të çojë emrin e ri në Parlament dhe kandidati që po lobon më shumë për të marrë këtë post është deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli. Që prej verës së vitit 2018, Angjeli nuk la gurë pa lëvizur që të ishte ai pasardhësi i Bujar Leskajt. Pas refuzimit që mazhoranca bëri për Vitore Tushën dhe Bahri Shaqirin, në qarqet politike përflitet se Meta do të propozojë Anastas Angjelin si kandidaturë konsensuale, me qëllim që KLSH të mos futet në ngërç. Por a e meriton Angjeli të vihet në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit? Përveç pasurisë marramendëse që gëzon, i mistershëm është edhe Universiteti Mesdhetar, i cili drejtohet nga Anastas Angjelit. Në deklaratat pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, kandidati i preferuar i Metës për KLSH e ka deklaruar universitetin si Organizatë Jofitimprurëse. Por nga një kërkim i thjeshtë që ka bërë gazeta na faqen zyrtare të këtij universiteti, rezulton se vetëm në vitin akademik 2018-2019 pranë tij janë regjistruar 640 studentë. Për tre vite studimi në ciklin “Bachelor”, nga përllogaritjet rezultojnë afro 1900 studentë. Nëse shtojmë dhe ata që ndjekin studimet në ciklin “Master”, bëhen rreth 3000 studentë. Secili prej studentëve që zgjedh të përfundojë studimet e larta në Universitetin Mesdhetar të Anastas Angjelit duhet të paguajë mbi 1000 euro tarifë vjetore. Kjo do të thotë se në fund të vitit, ky universitet gjeneron qindra mijëra euro të ardhura. Por pyetja që lind natyrshëm është: Ku shkojnë këto para sepse Angjeli e ka deklaruar universitetin si OJF? Në të vërtetë, a mund të konsiderohet organizatë jofitimprurëse një universitet privat që çdo vit të fut në xhep mijëra euro? Kjo duket se minon garën për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit sepse nuk është fort e logjikshme që një person që bën të tilla manovra me universitetin privat, të emërohet në krye të organit që duhet të kontrollojë financat e shtetit. Kujtojmë që Universiteti Mesdhetar e vendos Anastas Angjelin edhe në konflikt interesi sepse një deputet nuk mund të jetë edhe kryetar ose drejtues i organizatave të tjera fitimprurëse. Për të shmangur këtë pikë, mesa duket Angjeli ka vendosur ta deklarojë universitetin privat si organizatë jofitimprurëse, por këtu ka diçka që nuk shkon sepse nga ky universitet dalin mijëra euro në vit.

Pasuria e Angjelit

Pak kohë më parë gazeta “SOT” publikoi pasurinë e Anastas Angjelit, i cili aspiron të bëhet kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ajo që ra në sy ishte se ai gëzon një pasuri prej sheiku. Në vitin 2013 Angjeli ka deklaruar një tokë në Sarandë, një dyqan në Sarandë, ndërsa në emër të vajzës së tij rezulton një shtëpi tjetër banimi. Fakti interesant që vlen të veçohet nga deklarimi i pasurisë në vitin 2013 është apartamenti që Anastas Angjeli ka blerë në Boston të Amerikës, me vlerë 330.000 dollarë. Ai po ashtu ka deklaruar edhe një apartament në Sarandë. Ndërsa për vitin 2017, bien në sy edhe shifrat e larta që Angjeli përfiton nga mësimdhënia tek Universiteti Mesdhetar dhe në Maqedoni: Të ardhura nga pagesat për mësimdhënie dhe udhëheqje shkencore në Universitetin Mesdhetar, 2 187 474 lekë; Të ardhura nga pagesa për mësimdhënien dhe udhëheqje doktoraturash në UNS, Maqedoni, 3 000 dollarë. Vlen të theksohet që tek Universiteti Mesdhetar Angjeli ka të punësuar edhe gruan së bashku me fëmijët e tij./Mimoza IBRA

 

Më të lexuarat