BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Politike

Thellohen përplasjet, PD ndërpret kontaktet me LSI, Basha mesazh të vetëve se aleanca me Kryemadhin është vetëm për të larguar Ramën

Thellohen përplasjet, PD ndërpret kontaktet me LSI, Basha mesazh

Afrimi i shtatorit ka rindezur përplasjet brenda opozitës. Prej 6 muajsh Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë djegur mandatet, ndërsa kanë zhvilluar me dhjetëra protesta kundër qeverisë. Por deri më tani nuk është arritur asnjë nga këto qëllime të premtuara nga PD dhe LSI. Kështu që, vjeshta shihet si vendimtare në këtë aspekt dhe presionet ndaj kryedemokratit Lulzim Basha po rriten nga dita në ditë. Burime të sigurta të gazetës nga selia blu kanë bërë me dije se gjatë ditëve të fundit ish-kryeministri Sali Berisha dhe njerëz pranë tij i kanë kërkuar Bashës që në shtator të rrisë dozën e reagimit ndaj qeverisë. Mësohet se ata ia kanë bërë të qartë kreut të Partisë Demokratike se në kushtet kur opozita dështoi që të pengonte zhvillimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, arma e fundit që i ka mbetur asaj janë protestat e dhunshme. Po ashtu, i njëjti burim theksoi se, duke qenë se Basha ditët e fundit ka paralajmëruar rikthimin e protestave në shtator, ata i kanë kërkuar atij që të rrëzoi qeverinë brenda vjeshtës, pasi nëse kjo nuk ndodh gjatë kësaj periudhe, sipas tyre, as ka për të ndodhur më dhe kjo do të ishte fatale për opozitën. Por kjo lojë e Bashës, i cili po luan me dy porta, është kuptuar edhe nga Presidenti Ilir Meta dhe zyrtarët të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilët kanë nisur sulmet ndaj kryedemokratit. Ndërkohë, në të njëjtën linjë me Metën dhe zyrtarë të LSI janë rreshtuar edhe media pranë kësaj partie, të cilat kanë rritur presionet dhe sulmet ndaj kryedemokratit. Ato i kanë dërguar një mesazh Bashës, se janë lodhur nga premtimet e tij, duke i kërkuar që të japë një datë fikse se kur do ta rrëzojë qeverinë.

PD ndërpret komunikimin me LSI në bazë

Përveç luftës së nisur në qendër mes Bashës dhe Metës, Partia Demokratike duket se ka ndërprerë komunikimin me Lëvizjen Socialiste për Integrim edhe në bazë. Shkak është bërë distancimi i kreut të PD, Lulzim Basha nga 13 tetori. Sipas informacioneve, mësohet se kryedemokrati është shprehur se secili është i lirë që të marrë pjesë në zgjedhjet, ndërkohë që ua ka bërë të qartë vartësve të vetë se ai nuk hyn në zgjedhje, pa u plotësuar më parë kushtet e artikuluara prej tij. Pra, kjo deklaratë e Bashës dhe sidomos distancimi nga dekreti i Presidentit Ilir Meta, ka bërë që të nisë përçarja mes PD dhe LSI në bazë. Po ashtu, mësohet se Basha u ka bërë të qartë krerëve të degëve se ai ka bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim vetëm për të rrëzuar qeverinë dhe se Partia Demokratike nuk e ka vendosur ende nëse do të hyjë ose jo në zgjedhje në një koalicion të përbashkët me partinë e Metës. Nga ana tjetër, disa drejtues të PD në rrethe i pohuan gazetës se nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisin protestat, duke dëshmuar atë që ka deklaruar gazeta se, Basha ka paralajmëruar protesta për të qetësuar dyshen Berisha-Meta. Ndërkohë, mësohet se e gjithë kjo luftë e nisur nga Meta dhe Berisha me Bashën, nuk ka lidhje me kauzën e opozitës, por me produktin që do të sjellë aksioni i ardhshëm opozitar. Në kushtet, kur kreu i PD ka paralajmëruar rikthimin e protestave, Berisha dhe Meta po i ushtrojnë presion Bashës, në mënyrë që të rrëzojë qeverinë brenda shtatorit ose tetorit, pasi nëse Rama reziston gjatë kësaj periudhe, gjasat janë që PD dhe PS të shkojnë drejt një pakti të dytë, i cili do të rezultonte fatal për ish-kryeministrin dhe presidentin. Pra, Meta dhe Berisha kanë frikë për puç nga Basha. Më konkretisht, një pakt i dytë Rama-Basha do sillte edhe fundin e LSI, pasi kjo parti nuk ka më akses në pushtetin vendor.

Rigels Seliman

Më të lexuarat