
Donald Trump mban fjalimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë: Ju tregoj rrezikun e madh që e pret vendin

Thellohen përplasjet për teknologjinë në zgjedhje, PS kërkon projekt-pilot vetëm në një ZAZ, opozita këmbëngul për Korçën dhe Fierin

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë gjetur konsensus për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duket se midis partive nuk është arritur që të ketë një konsensus mes dy palëve për votimin elektronik. Partia Socialiste është tërhequr nga realizimi i projektit pilot në jo më shumë se 20% të zonave zgjedhore. Sipas PS, ky projekt ka kosto të lartë dhe koha është e pamjaftueshme dhe se nuk e detyron ligji që të bëhet në dy qarqe, pasi është vetëm projekt pilot. Po ashtu PS kërkon që numërimi të realizohet vetëm në një ZAZ, e cila sipas kësaj partie ZAZ-në le ta zgjedhë vetë KQZ-ja. Sakaq nga përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje nuk është bërë asnjë propozim i ri sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, por i qëndron propozimit fillestar për dy qarqe, Korçën dhe Fierin. Ndërkohë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka dërguar partive politike një shkresë me informacion në lidhje me procedurat e ndjekura nga KQZ për prokurimin e sistemeve pajisjeve të teknologjisë së informacionit për identifikimin biometrik të votuesve dhe verifikimin e tyre pas zgjedhor. Në shkresën e publikuar nga KQZ thuhet se ishin 6 kompani ato të cilat kanë përfunduar regjistrimin dhe morën ftesë në procedurë. Ndër të tjera në shkresë theksohet se data 5 janar ka qenë data e fundit e afatit për këto kompani. “Vetëm 6 kompani kishin përfunduar procesin e regjistrimit në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik. Për rrjedhojë vetëm këto kompani morën ftesën për pjesëmarrje në procedurën prokuruese. Data 5 janar ishte afati i fundit për paraqitjen e ofertës nga këto 6 kompani të ftuara për të prezantuar ofertën e tyre”, thekson KQZ. Po ashtu KQZ bën me dije emrin e kompanisë fituese e cila e ka paraqitur në kohë dokumentacionin. “Rezultoi se vetëm kompania “Smartmatic” kishte dorëzuar dokumentacionin e kërkuar në sistem, si dhe paraqiti brenda afatit të vendosur nga Autoriteti Kontraktor pajisjen/mostrën “demo”-n e kërkuar. Aktualisht KQZ është në fazën e vlerësimit të ofertës ekonomike dhe të zgjidhjes teknike që ka ofruar operatori ekonomik Smartmatic”, thekson KQZ në shkresën drejtuar partive politike.
Më të lexuarat


Bashkëpunim me PS, LSI apo PD në 25 prill? Paskal Milo tregon se çfarë do të ndodhë: Është çështje ditësh që...

Skandali i radhës tek Infektivi, PD reagon menjëherë: Prokuroria të hetojë urgjent rastin e paprecedentë!

Zëdhënësja e Berishës doli kundër caktimit të pedagogut në Lezhë / Vjen përgjigjja e fortë e Mark Markut

Mirela Kumbaro humb njeriun e shtrenjtë të familjes: Të rëndë ma ke lënë barrën e...

Marrëveshja ‘top sekret ’ për vaksinën, deputeti i opozitës jep detajet çfarë u votua dje në Kuvend

Ankesat e shumë shteteve ndaj kompanisë, Edmond Panariti tregon cili është problemi me vaksinën Pfizer

Dha dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës, PS i jep postin e rëndësishëm Valdrin Pjetrit

Nard Ndoka tregon zonën ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit: Kam rënë dakord me Bashën

Deputeti bën deklaratën surprizë: PD dhe LSI kanë plan të fshehtë për të bërë aleancë me PS pas zgjedhjeve!

Çfarë ndodhi? Analisti i njohur sulmon Pëllumb Piperon: Ka folur gjithmonë sipas ...
