
“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Thellohet konflikti brenda “Foltores”, Kokalari del kundër koalicionit Berisha-Meta dhe zbulon pazaret e fshehta të Belind Këlliçit në PD, ja skandalet e “Rithemelimit”

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 1 Dhjetor 2022

Konflikti brenda foltores duket se është thelluar edhe më shumë. Aktivistja Evi Kokalari në një intervistë televizive ditën e djeshme, ka dal kundër koalicionit Berisha-Meta, ndërsa ka shpërthyer në akuzua të forta ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Aktivistja Evi Kokalari është shprehur kundër koalicionit të Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Ajo tha në një intervistë televizive se Partia Demokratike nuk duhet të jetë keq për 100 mijë vota që ka Partia e Lirisë në terren. Sipas saj Partia Demokratike nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit dhe në terren duhet të kërkojë votat e saj. “Fillimisht kam qenë pro kohët e fundit nuk jam dhe aq pro për shumë gjëra që kanë ndodhur për shumë arsye. Kam kuptuar shumë gjëra. Personalisht nuk më kanë ngrohur. Nuk them që është koalicion që do e ndihmojë. Herën e fundit Lëvizja Socialiste për Integrim në 2021 ka pasur 100 mijë vota dhe kam idenë që Partia Demokratike nuk duhet të jetë në pozitën e dëshpërimit për 100 mijë vota. Partia Demokratike mund të kërkojë votat e saj”, tha Kokalari. Ajo tha se në PD nuk ka kërkuar ndonjëherë karrige. Kokalari theksoi se ajo do që të jetë e lirë në shprehjen e atyre që mendon.“Unë në Partinë Demokratike nuk kam kërkuar ndonjëherë karrige, kam thënë se jam elektron i lirë se pse duan të flas dhe të kem parimet e mia”, deklaroi ajo.
Kokalari: Belind Këlliçi manipuloi votat
Ndërkohë, aktivistja Evi Kokalari u shpreh se ishte e pritshme që përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike përmes primareve të haste në vështirësi si një proces i zhvilluar për herë të parë. Sipas saj, zbulimi i manipulimeve të deputetit Belind Këlliçit në Këshillin Kombëtar ishte një gjë për të cilën demokratët u ndërgjegjësuan dhe nuk ishin dakord që kjo të vazhdonte të ndodhte. “Primaret dhe ndoshta është normale gjithë kjo zhurmë deri sa demokratët të gjejnë vetën në proces. Shumë demokratë i duan primaret se edhe PD dhe PS kanë ekzistuar sipas frymës së kryetarit. Ndaj është një gjë shumë e madhe dhe e mirë. Zbulimi i manipulimeve të Belind Këlliçit në Këshillin Kombëtar ishte një gjë për të cilën demokratët u ndërgjegjësuan dhe nuk ishin dakord që kjo të vazhdonte të ndodhte”, u shpreh ajo.
Zgjedhjet në FRPD
Më tej e pyetur nëse ka komunikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha për primaret, ajo u shpreh se nuk ka komunikuar për primaret e bashkive, por ka komunikuar për primaret e Forumit Rinor. Kokalari deklaroi se Berisha ka faj nëse ai nuk arrin që të dallojë se ca po bëjnë ata që ai ka rreth vetes.“Nuk kamë komunikuar për primaret e bashkive, për primaret e forumit rinor po dhe kemi folur shumë gjatë dhe i kam thënë çdo dyshim që kisha. Ai është bërë aktiv deri n ë një fare pike sepse kur je larg është pak problem, këtu e ka fajin Berisha nëse ai nuk arrin që të dallojë se ca po bëjnë ata që ai ka rreth vetes së vet. Mendoj se Berisha do ta ketë kuptuar shumë gjëra pak forumit rinor, dhe herës tjetër duhet që të jenë më të kujdesshëm”, tha ajo. Kokalari ka folur edhe për marrëdhëniet që ka me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Ajo u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me të. Kokalari theksoi mbase do të kenë një komunikim kur ajo të largohet nga Shqipëria.“Nuk kam asnjë komunikim me të, asaj nuk i lejohet dhe të flas shumë sa kohë që Berisha është shpallur non grata. Mbase ne mund të kemi komunikim kur ajo të largohet nga Shqipëria”, nënvizoi Kokalari.
Më të lexuarat


Ish-deputeti demokrat nxjerr të palarat që fshihen: Berisha i kishte premtuar Agron Nezës ta bënte pjesë të kabinetit qeveritar! Meta është takuar me zyrtarin e FBI-së

“Asgjë nuk do ta ndalë zbardhjen e “Ramagate”, Meta rrëfen marrëdhenien mes SHBA-së: Lidhje vlerash dhe jo aferash

“McGonigal ishte miqësuar me Kryeministrin e Shqipërisë”/ Business Insider tregon të pathënat e ish-të dashurës së zyrtarit të FBI!

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

“Dashnoret po flasin”/ Reagon me shpejtësi pas zhvillimeve të fundit politikani i njohur: Gjurmët e aferës mafioze të çonin drejt e tek zyra e Ramës

Sali Berisha nxjerr emrin e politikanit të njohur shqiptar: I përfshirë në aferën e inceneratorëve!

Dërgimi i emrave të komisionerëve në KQZ, Nazarko "zbërthen" lëvizjen e Berishës: Provokim, ja mesazhi "i fshehtë"

Peleshi intervistë për VOA: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

E dashura e McGonigal i çoi letër FBI-së: Hetoni lidhjet që ka me Edi Ramën

PD e Berishës gati për zgjedhjet, zbardhet dokumenti i fundit që 'Rithemelimi' dërgoi në KQZ (FOTO)
