BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që ndaloi dhunimin e Gert Shehut

Sulmi ndaj Berishës/ Gazetari zbulon kush është personi që
x
BREAKING NEWS

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më ftojnë sot si drejtues në polici nuk pranoj. Ja arsyeja e fortë

Shemsi Prençi habit me deklaratën: Edhe nëse më
x
BREAKING NEWS

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime të forta: Gerti Shehu mund të jetë i rekrutuar nga shërbime inteligjence

Sulmi ndaj Sali Berishës në protestë, gazetari hedh dyshime
x
BREAKING NEWS

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i menjëhershëm i policisë

Shpërthimet në veri të Kosovës, vjen reagimi i
x
BREAKING NEWS

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh detaje të forta dhe zbulon lëvizjet e fundit të prokurorisë

A janë sekuestruar kamerat e sigurisë në PD? Gazetari zbardh
x
BREAKING NEWS

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e Berishës për agresorin

U sulmua nga 31-vjeçari, Breçani zbulon porosinë e
x
BREAKING NEWS

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër autoritetet: Hetimi për sulmin ndaj Berishës duhet të niste më shpejt, policia duhet të...

Neutralizoi agresorin e Berishës, Erzen Breçani kritikon ashpër
x
BREAKING NEWS

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë, dyshohet se...

Tensionohet situata në veri të Kosovës, shpërthim i
x

Politike

Thellohet konflikti i kryeministrit me amerikanët, Rama i përgjigjet “sekretares së partisë” Kim për “kërkesën e ndarjes së shtetit nga krimi”: E refuzoj këtë gjuhë

Thellohet konflikti i kryeministrit me amerikanët, Rama i përgjigjet

Thellohet konflikti i kryeministrit shqiptar, Edi Rama me amerikanët, ku në disa raste shefi i qeverisë ka lëshuar thumba dhe kritika ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, të cilën madje e ka krahasuar edhe me sekretarët/et e Partisë së Punës. Dje kryeministri Rama i është përgjigjur ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila vetëm pak ditë më parë tha se qeveria duhet të zgjedhë se kush do e drejtojë këtë vend, qytetarët apo kriminelët, referuar pastrimit të parave. I ftuar dje në “Euro News”, Rama tha se e refuzon gjuhën e përdorur nga ambasadorja Kim, pasi ai e ka bërë zgjedhjen e tij. Rama shtoi se ai i ka dalë kundër regjimit komunist dhe se nuk ka asnjë dilemë për vendimet e marra. “E para, unë e refuzoj kategorikisht këtë gjuhë që udhëheqësit duhet të zgjedhin kush duhet ta qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. Për sa më takon, si udhëheqës i këtij vendi, e kam bërë zgjedhjen me kohë. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist, e kam bërë zgjedhjen kur kam hyrë në politikën shqiptare dhe e bëj zgjedhjen time çdo ditë, nuk kam asnjë dilemë për këtë. Nga ana tjetër, të akuzosh unblock, nuk ndihmon fare qytetarët, nuk ndihmon fare luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave, por përkundrazi, krijon një mjegull të madhe ku të vetmit përfitues janë kriminelët dhe pastruesit e parave. Për 1% të shqiptarëve që janë të lidhur me botën e krimit, nuk mund të hidhet baltë mbi 99% të tyre, as jashtë dhe as brenda”, deklaroi ai.

Pastrimi i parave

Më tej kryeministri Edi Rama ka pranuar se në Shqipëri pastrohen para, gjë që sipas tij ndodh në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian e në botë. I ftuar në “EuroNews”, Rama thotë se raportet e dala për pastrimin e parave në Shqipëri janë të bërë nga njerëz anonimë. Kreu i qeverisë shtoi ndër të tjera se është i sigurtë që në kulla nuk pastrohen para, pasi pas këtyre ndërtesave, sipas tij, qëndrojnë biznesmenë të vjetër e me histori në këtë fushë. “Ku nuk pastrohen para, nëcilin vend të botës? E keni parë ju se sa është shifra e parave që pastrohet atje? Nuk e them unë, por raportet. Këtu flitet edhe për 1.2 miliardë para të pastruara nga ndërtimi. Janë fjalë të dala nga njerëz anonim, palaçollëqe, Nuk them që pastrohen para, por them që proporcionet nuk janë ato që thuhen. Në kulla nuk pastrohen para sepse aty janë bërë të gjitha me transaksione bankare, janë njerëz me biznese, kanë histori. Të gjitha kullat e tokës bëhet në toka private, ka pronarë që marrin pjesën e tyre”, u shpreh ai.

Amnistia Fiskale

Po ashtu, kryeministri Edi Rama është shprehur se ndërkombëtarët nuk janë kundër amnistisë fiskale, ndërsa theksoi se ata kanë rezerva, por nuk janë shprehur asnjëherë kundër një hapi të tillë. Rama shtoi më tej se rezervat e ndërkombëtarëve janë të natyrës teknike. “Ne s’kemi kundër asnjë institucion ndërkombëtar dhe asnjë partner ndërkombëtar. Asnjë nuk është kundër, të gjithë kanë rezervat e tyre. Janë dy gjëra të ndryshme. Ne jemi duke diskutuar me ta dhe ata kur ulen në tavolinë me ne, nuk thonë që ne jemi kundër, nuk diskutojmë dhe po ikim. Ata ulen në tavolinë me ne dhe thonë kemi këto rezerva, janë çështje të natyrës teknike. Ne mundohemi të adresojmë ato rezervat e tyre. Unë e kam thënë shumë qartë, ne jemi gati të adresojmë të gjitha rezervat, por nuk do pranojmë kurrë një kundërshtim, që Shqipëria, shqiptarët nuk e bëjnë dot prej krimit”, tha ai.

Mbyllja e kolegjeve turke

Po kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”. I ftuar në “EuroNews”, Rama tha se ky zinxhir ka edhe shkolla të tjera në vendin tonë dhe se qeveria nuk po vepron sipas opinioneve e spekulimeve. Ai shtoi ndër të tjera se asgjë në Shqipëri nuk varet nga Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan. Ky i fundit, sipas Ramës, nuk jep dot urdhra në Shqipëri. “Këtu në Shqipëri ka shumë institucione që i përkasin të gjithë këtij zinxhiri. Presidenti Erdogan nuk ka dhënë asnjë urdhër dhe nuk jep asnjë urdhër. Nuk e jep dot në një vend sovran. Nuk është urdhër, por një kërkesë, historike. Nga ana tjetër, ka qenë një kërkesë që është bërë gjithmonë dhe ne ndërkohë, kemi vepruar sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi vepruar sipas opinioneve apo spekulimeve që bëhen këtu, por si pas ligjeve të Republikës së Shqipërisë”, nënvizoi Rama ndër të tjera.

ÇFARË THA KIM?

Në një intervistë për “Opinion” pak ditë më parë, ambasadorja amerikane, Yuri Kim u shpreh se Shqipëria ka reputacion të keq sa i përket krimit të organizuar. “Mendoj se Shqipëria ka një reputacion të keq. Mendoj se këndvështrimi i SHBA në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri është i njohur. Ato shprehen në raporte të ndryshme që nxjerrim çdo vit. Dhe, fatkeqësisht, ato pasqyrohen gjithashtu edhe në faktin që Shqipëria është në listën gri të Task Forcës për Veprim Financiar. Ky është institucioni evropian i cili shqyrton praktikat financiare në mbarë botën. Dhe ata përdorin terma si mungesë strategjie për të përshkruar mekanizmat e Shqipërisë kundër pastrimit të parave. Prandaj është shumë e rëndësishme. E di, në fillim të intervistës sonë, unë fola mbi zgjedhjen që duhet të bënte Shqipëria, për zgjedhjen që duhet të bënin udhëheqësit shqiptarë. Duhet ta bëni këtë zgjedhje tani. Duhet të zgjidhni kush e ka në dorë këtë vend. Do ta kenë njerëzit e zakonshëm? Do ta kenë kriminelët? Kush do të ketë në pronësi tokën tuaj, të gjithë ato hotele dhe kush do të marrë përfitimet? Duhet të jesh në gjendje të shpjegosh të gjitha këto dhe duhet të marrësh hapa të vërtetë për të parandaluar pastrimin e parave. E di që ka pasur shumë diskutime mbi amnistinë fiskale”, deklaroi Kim.

Më të lexuarat