Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet misteri i rrëzimit të helikopterit, ekspertët nuk nxjerrin dot të dhënat nga kamera, qeveria ngre grup paralel hetimi

 Thellohet misteri i rrëzimit të helikopterit, ekspertët nuk nxjerrin dot të dhënat nga kamera, qeveria ngre grup paralel hetimi

Postuar: 12/04/2016 - 14:58

Thellohet akoma dhe më tepër misteri i rrëzimit të helikopterit ushtarak në Malësinë e Madhe, ku humbën jetën dy pilotë. Edhe pse po bëhet gati një javë që kur ndodhi aksidenti, nuk ka asnjë të dhënë mbi arsyet e rrëzimit të mjetit fluturues, duke ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime. Dy ditë më parë u nxor nga helikopteri kamera e filmimit, por përveçse ajo është e dëmtuar, prokuroria shqiptare dhe ekspertët nuk mundet që të ndërhyjnë për të parë atë se çfarë ka ndodhur. Për këtë arsye, mësohet se për zbërthimin e kartës së memories do të kërkohet ndihma e ekspertëve gjermanë. Sipas informacioneve, në ditë në vijim karta e memories do të shkojë në Gjermani ku do i nënshtrohet ekspertimit për të zbardhur të plotë ngjarjen. Duke qenë se helikopteri është një prodhim franko-gjerman, do të jetë më e lehtë prej tyre që të nxirren imazhet që ka filmuar kamera e helikopterit para rrëzimit. Kamera në fjalë ndodhet mbrapa kokës së dy pilotëve dhe fillon regjistrimin me ndezjen e helikopterit. Ajo është pozicionuar për të filmuar vetëm panelin instrumentor të helikopterit dhe regjistron me audio çdo bisedë që bëhet në bordin e tij. Por kur kanë ardhur helikopterët, francezët nuk i kanë trajnuar ekspertët shqiptarë që të nxjerrin materialet. Por edhe pse kanë ardhur vetë ekspertë nga Franca, e kanë pasur të pamundur të nxjerrin të dhëna. Për këtë arsye, ajo pritet të shkojë në Gjermani. Përveç kësaj, ajo që shton dyshimet është se përveç prokurorisë, të gjithë instancat shtetërore janë ngritur në këmbë, duke e vështirësuar akoma dhe më tepër hetimin. Teksa dy ditë më parë ishte Ministria e Mbrojtjes që deklaroi se ka ngritur një grup hetimi, tashmë të njëjtën gjë ka bërë edhe qeveria. Mësohet se dje ka nisur hetimet edhe Bordi i Hetimit të Aksidenteve, organ ky në varësi të qeverisë dhe i ngritur me vendim të saj. Pra, tashmë janë tre organe që po hetojnë aksidentin, edhe pse aty ka dyshime për elemente të veprës penale dhe gjithçka duhet t’i lihet në dorë prokurorisë. 
 
Kqyrja e helikopterit 
 
Mbetjet e helikopterit të nxjerrë të dielën nga Liqeni i Shkodrës janë dërguar në ambientet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër. Por sipas informacioneve, përveç prokurorisë që po kryhen hetime, aty janë parë dhe specialistë të Ministrisë së Mbrojtjes. Duke qenë se prokuroria dyshon se eprorët e dy pilotëve mund të kenë shkelur rregullat e fluturimit dhe se mund të jenë të përfshirë shumë persona në ngjarje, prania e përfaqësuesve të ministrisë mund të përbëjë rrezik për fshehjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. Nga ana tjetër, dje prokurorët kanë zbarkuar në Regjimentin e Farkës ku kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për të kontrolluar nëse janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore në fluturimin e helikopterëve apo jo. Dje, gazeta “Sot” publikoi dëshminë e juristëve Sokol Hazizaj dhe Saimir Vishaj, të cilët deklaruan se përderisa prokuroria ka nisur hetimet për këtë ngjarje, askush tjetër nuk duhet që të përfshihet. Kliti Topalli
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/07/2019 - 23:55

Lidhur me dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ka reaguar edhe avokati Spartak Ngjela.

Postuar: 19/07/2019 - 23:54

Avokati Spartak Ngjela, duke komentuar zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ngritjen e instituci

Postuar: 19/07/2019 - 23:26

Kreu LZHK, Dashamir Shehi e ka konsideruar gjest shtetari vendimin e kryeministrit kosovar Ramush

Postuar: 19/07/2019 - 22:58

Avokati Spartak Ngjela tha se Sali Berisha duhet të ndërrojë lidershipin e Partisë Demokratike pa

Postuar: 19/07/2019 - 22:51

Deputetja e PD-së Rudina Hajdari ka reaguar për miratimet e dy ligjeve në kuvend për Reformën në

Postuar: 19/07/2019 - 22:00

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në sheshin e qytetit

Postuar: 19/07/2019 - 21:50

Kryebashkiakja në ikje e Shkodrës Voltana Ademi thotë se padia e bërë nga Shoqata e Bashkive në G