BREAKING NEWS

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit të Ekspertëve: Duke nisur nga nesër do të...

Ndryshojnë masat anticovid! Zbulohet vendimi më i ri i Komitetit
x

Politike

Thellohet ndarja mes PD dhe LSI, Basha refuzon të dilet me listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër, Kryemadhi shton presionet

Thellohet ndarja mes PD dhe LSI, Basha refuzon të dilet me listë

Thellohet ndarja mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe pse kreu i PD, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u dakordësuan që të kandidojnë me lista të ndryshme në 9 qarqe të vendit dhe me një listë në 3 qarqe të tjera, nuk ka ndodhur aspak kështu. Mësohet se kryedemokrati Basha ka refuzuar të dilet me listë të përbashkët në Dibër dhe Gjirokastër, ndërkohë që ka lënë derën e hapur vetëm për Qarkun e Kukësit. Ka qenë vetë zonja Kryemadhi, e cila e ka pohuar këtë gjë. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e djeshme, numri 1 i Lëvizjes Socialiste për Integrim zbuloi se në listën e Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit vetëm kandidati i LSI në Kukës. “Ishte në diskutim qarku i Gjirokastrës dhe i Dibrës dhe Kukësi. Ne kemi lënë vetëm Kukësin, sepse në Qarkun e Gjirokastrës vetë Partia Demokratike mori përsipër duke thënë që e marrin mandatin vetë. Ndërkohë që edhe z. Tavo sigurisht që e merr mandatin, madje mund të merrnin edhe një mandat të dytë, prandaj Rama ia hoqi mandatin e pestë Gjirokastrës, pasi kishte frikë se mos merrte LSI dy mandate. Ndërsa në Qarkun e Dibrës kandidati ynë kryesor që është Dr. Hajri Laçi duhet të ishte një femër për listën e PD-së që të hynim në një listë të përbashkët, kështu që ne automatikisht jemi të detyruar që të dalim me listë më vete. Mandati i Dibrës është një mandat i konsoliduar, pasi kujtojmë që në 2017-n LSI kishte kundër PDIU-në, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shton presionet

Por fakti që kryedemokrati Lulzim Basha ka refuzuar që të fusë kandidatët e partisë së Kryemadhit në 2 qarqet e tjera si Dibra dhe Gjirokastra, pavarësisht se ishin dakordësuar që të hynë bashkë në këto zona, tregon se nga dita në ditë po thellohet ndarja mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Madje, këtë gjë e tregon edhe fakti që Basha ka pranuar që të fusë në listën e PD për Qarkun e Kukësit kandidatin e LSI, ndonëse dihet që në këtë qark 2 mandate i fiton Partia Demokratike dhe 1 Partia Socialiste. Kështu që, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka shanse që të fitojë mandat në Qarkun e Kukësit, pasi për të marrë një të tillë një forcë politike duhet të marrë rreth 34% të votave. Megjithatë, e gjendur përballë kësaj situate kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka rritur ndjeshëm presionet ndaj kreut të PD, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së saj dje, Kryemadhi u kujdes t’i dërgonte mesazh Bashës që programi i Partisë Demokratike duhet të harmonizohet me programin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. “Në thelb janë të njëjta. Patjetër që do të harmonizohen dhe që është punuar dhe shumë shpejt do të njiheni me to. Ne nuk ndahemi në asnjë pikë me Partinë Demokratike, ne kemi një pikë të përbashkët: largimin e Edi Ramës, rikthimin e normalitetit, rikthimin e sundimit të ligjit, rikthimin e një klime biznesi të favorshme për të thithur dhe ftuar edhe investitorët vendas dhe të huaj, rikthimin e të rinjve dhe të rejave në Shqipëri, krijimin e vendeve të punës me paga të mirëpaguara, rritjen e pensioneve, rritjen e pagave, rritjen e investimeve. Po ti shikoni programet tona janë pak a shumë e njëjta gjë, pavarësisht metodologjisë se si thuhen, janë e njëjta gjë”, nënvizoi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.