Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet "sherri" politik, Alibeaj: Arrestimi i beftë i padronit e bën çirakun Tahir të flasë përçartë! Do të të vijë radha shpejt!

  Thellohet "sherri" politik, Alibeaj: Arrestimi i beftë i padronit e bën çirakun Tahir të flasë përçartë! Do të të vijë radha shpejt!

Postuar: 17/04/2016 - 17:34

Çështja Shullazi ka rikthyer sërish përpalsjet e ashpra mes palëve politike. Prej ditës së djeshme, "Shullazi" ka tërhequr plotësisht vëmendjen e politikanëve. Ishte ish-kryeministri Sali Berisha, që tha se ai ka kërcënuar kandidatin për Rektor të UT, Mynyr Koni, të tërhiqet nga gara.
 
Vetëm pak orës pas deklaratës së Berishës, policia ka shoqëruar Shullazin, për të cilin është nxjerrë dhe urdhër-arresti.
 
Përplasjet politike kanë vijuar edhe ditën e sotme, ku pas ministrit Tahiri, ka reaguar kreu i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë në PD, Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit e ka cilësuar reagimin e Tahirit një veprim të dëshpëruar, të atij që ndjen lakun t'i shtrëngohet. 
 
Ja reagimi i plotë i Alibeajt:
 
Reagimi i Tahirit është veprim i dëshpëruar i atij që e ndjen lakun që po i shtrëngohet. Arrestimi i beftë i padronit te tij, e bën çirakun Tahir të flasë përçart pa guxuar t'ia përmendë njëherë të vetme emrin. Sigurisht e dinë të gjithë, shqiptarët dhe ndërkombëtarët se Tahiri nuk ka dorë në arrestimin e Shullazit. Tahiri po, ka dorë në gjakun që u ka pirë Shullazi biznesit duke u vënë gjoba dhe tritol. Tahiri ka dorë në lehtësitë e kultivimit dhe trafikut të drogës dhe pesëfishimin e parcelave me hashash, këtë e dinë shqiptarët e ndërkombëtarët. Nxiton sot të shkëputet nga padroni i tij, por 3 vite bashkëpunim me krimin, ndarje pazaresh me Shullazin nuk fshihen me një deklaratë të mjerë. Shpejt do i vijë radha dhe atij. Ora po troket për të dhe banditët që po i marrin frymën vendit. Të njëjtin fat do kenë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

“A do ketë marrëveshje opozitë-qeveri në minutën e fundit?”, kjo ka qenë pyetja që ministri i  Turizmi, Blendi Klosi i ka kthyer përgjigje.  Në studion e “Report Tv” ai është përgjigj

Postuar: 24/06/2019 - 14:28

Pas vendimit që mori Kolegji Zgjedhor ditën e sotme për zhvillimin e zgjedhjeve lokale në vend, k

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Ivi Kaso ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:14

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin, duke rrëzuar dekretin e Presi

Postuar: 24/06/2019 - 14:08

Ndërkohë Sali Berisha akoma nuk e ka thënë edne fjalën e tij në lidhje me vendimin e Kolegjit Zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:04

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për lënien në fuqi të 30 qershorit si datën e zhvillimit të zgj

Postuar: 24/06/2019 - 14:03

Rreth një orë më parë, Kolegji Zgjedhor dha vendimin përfundimtar për zgjedhjet vendore, duke e l