BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Politike

Thellohet sherri tek “Foltorja”, Kokalari kritikon Berishën dhe shpreh rezerva për Vokshin, akuza Jozefina Topallit se është një politikane e dështuar

Thellohet sherri tek “Foltorja”, Kokalari kritikon Berishën dhe

Përplasjet brenda Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike janë ndezur sërish pas mbledhjes së të hënës të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar. Aktivistja konservatore dhe mbështetëse e turit të "Foltores" së ish-kryeministrit Sali Berisha përgjatë vitit të kaluar, Evi Kokalari kritikoi Berishën për mungesën e vendosmërisë për të përcaktuar orientimin dhe identitetin politik të partisë. Ajo sulmoi ashpër grupimet në Rithemelim që nuk pranuan që kjo parti të quhet forcë politike konservatore. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Kokalari shënjestroi anëtarët e Kryesisë deputetët Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Jozefina Topalli dhe Enno Bozdon që po bëhen pengesë duke kërkuar që PD të jetë parti e qendrës së djathtë pasi bën pjesë në Partitë Popullore Europiane. Kokalari i referohet debateve të djeshme për miratimin e Kodit të Sjelljes, Etikës e Integritetit si dhe për zhvillimin e "primareve" (garës së përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale të 2023). Aktivistja republikane nuk kurseu veçanërisht ndaj Këlliçit dhe ish-kryeparlamentares Topalli për mungesë meritokracie e dështim politik. "Dje, në mbledhjen e kryesisë paska pasur debat të fortë nëse duhet thënë PD Konservatore në materialin e Kodit të Sjelljes, Etikës dhe Integritetit apo jo.  Nga një anë ka qenë Edith Harxhi që vazhdon e vetme në kryesi të luftojë për konservatorizëm, nga ana tjetër Enno Bozdo (kam shumë rezerva për këtë individ), Albana Vokshi, Belind Këlliçin dhe Jozefina Topallin që thonin që PD është pjesë e EPP. Në fund ka insistuar Berisha dhe përfundimi ka qenë të lihet 'parti konservatore e qendrës'.  Çfarë kuptimi ka 'konservatore e qendrësë', Zoti e di? Kjo në vetvete nuk qëndron dhe duket qartë që është një tentativë per t'u bëë qejfin të gjitha palëve. Gabim!", shkruan fillimisht Kokalari.
Kokalari për Këlliçin: Pa karakter, dje të bëri deputet Basha, sot i lëpihesh Shkëlzenit
Pasi e akuzoi deputetin demokrat të Tiranës për përdorim lobimesh në zgjedhjet për në Këshillin Kombëtar të PD dhe për nënkryetar të partisë, Evi Kokalari e akuzoi sërish Këlliçin si person pa karakter dhe pa moral politil pasi dikur mbështeste ish-kryetarin e PD Lulzim Basha, siguroi drejtimin e Forumit Rinor të PD nëpërmjet përdorimit të klaneve dhe tashmë është rreshtuar në krah të Berishës duke iu servilosur për mbështetje djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha,Shkëlzenit. "Tani me Belind Këlliçin nuk merrem më sepse ai nuk ka arritur asgjë politikisht me meritokraci. Kryetar të Forumit Rinor e bënë ata që donin t'ia merrnin Kryesinë Saljanit dhe t'i hiqnin kontrollin Bashës.  Deputet e bëri Basha mbas lëpirjeve që vetëm një njeri pa karakter mund t'i bëj. Pra, as mandatin për deputet nuk e fitoi, por u fut me listat e mbyllura. Tani po i lëpihet Shkëlzenit, a thua se kjo do e nxjerrë në dritë", akuzon Kokalari nëpërmjet statusit të saj Belind Këlliçin.
Kokalari kundër Topallit: 'Eksperte' e braktisjeve, Shkodra jote të dha vetëm 900 vota
Aktivistja republikane nuk ka kursyer në sulmet e saj dhe anëtaren e Kryesisë së Grupit të Rithemelimit të PD dhe ish-kryetaren e Parlamentit në vitet 2005-2013 Jozefina Topalli. Ajo e konsideron të dështuar politikisht duke i kujtuar angazhimin me partinë e saj "Lëvizja për ndryshim", me të cilën mori vetëm 900 vota në Shkodër (zonë ku ka lindur Topalli) në zgjedhjet parlamentare të kaluara dhe asnjë mandat deputeti në mbarë vendin si dhe rikthimin në parti. Me ironi, Kokalari e quan Topallin eksperte të braktisjes së partive. Sipas Kokalarit, Jozefina Topalli ka dështuar në betejën për vendosjen e konservatorizmit në PD duke u ndëshkuar me votë. "Dy fjalë për Jozefinën: Nëse ke vendosur të bëhesh pengesë për një PD konservatore, dua të të kujtoj se vjet, kur braktise PD dhe hape me vrull dhe besim të madh partinë tënde, pamë qartë sa të vlen lëkura (politikisht them). Dhe në Shkodrën legjendare që duhet ta kishe tënden, morre vetëm 900 vota. D.m.th., Shkodra që mbahet nga qytetet më konservatorë në Shqiperi, s'ka pike besimi tek ty. Meqë je eksperte e braktisjes së partive, (1- braktise PD për partinë tënde, 2- braktise partinë tënde për PD), konsidero një braktisje të fundit, sepse lufta jote kundrejt një PD konservatore, do të deshtojë", shkruan aktivistja konservatore e djathtë, Evi Kokalari. Ajo i kërkoi ish-kryeministri Sali Berisha që të vendosë përfundimisht vijën ideologjike të partisë si parti konservatore duke braktisur polin e qendrës. " Sali Berisha duhet urgjentisht të mbajë qëndrim të qartë dhe të prerë. Parti konservatore të qendrës nuk ka", shprehet Evi Kokalari.