Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet skandali i Nikollës, maturantët nuk mund të zgjedhin më shumë se 5 degë në fazën e dytë

Postuar: 10/09/2016 - 08:46

Ministria e Arsimit, nëpërmjet një udhëzimi përcakton se në fazën e dytë maturantët nuk do të mund të zgjedhin 10 preferenca, por vetëm 5. Në një udhëzim që mban datën 6 shtator por që është bërë publik vetëm dje në faqen online të Ministrisë së Arsimit, mes të tjerave thuhet se në fazën e dytë dhe të fundit, studentët nuk do të mund të zgjedhin 10 degë, por vetëm 5 dhe më pas do të duhet të regjistrohen në 1 prej tyre. Kjo do të thotë se maturantët, që janë të shumtë në numër që nuk dolën ftues në fazën e parë, duhet të plotësojnë formularin e dytë me shumë kujdes pasi që ata të mos penalizohen. “Kandidatët që aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë, për program të dytë studimi apo transferim studimesh, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi, përpara fillimit të vitit akademik dhe sipas afateve të përcaktuara në këtë udhëzim”, parashikohet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, kandidatët që duan të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, afati i vendosur për ta bërë këtë është deri në datën 19 shtator. “Kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet, kanë të drejtë të aplikojnë pranë institucioneve të arsimit të lartë, nga data 7 shtator 2016 deri në datën 19 shtator 2016”, parashikohet në udhëzim. Ministria e Arsimit ndërkohë ka njoftuar se në datën 20 shtator do të dalin kuotat e lira për pranime në universitete. Kjo njëherësh është faza e dytë dhe e fundit që do të përcaktojë numrin e saktë të maturantëve që do të kenë mundësi të vijojnë studimet në arsimin universitar. Qeveria pretendon se në fazën e parë fitues janë maturantët e rezultate më të mira në arsimin e mesëm. Pritet të shihet çfarë do të ndodhë në fazën e dytë të pranimeve në universitete dhe nëse do të pranohen të gjithë ata që e meritojnë, pasi në raundin e parë janë penalizuar maturantë me mesatare mbi 9.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/10/2019 - 23:25

Presidenti, Ilir Meta pasi ç’dekretoi zgjedhjet e 30 Qershorit, caktoi një tjetër datë që shqiptarët të vononin. Kjo datë sipas tij ishte pikërisht dita e sotme, 13 tetor 2019.

Postuar: 13/10/2019 - 22:59

Avokati Altin Goxhaj shprehet se ka ndodhur në Paris, marsin e kaluar një takim mes kryeministrit

Postuar: 13/10/2019 - 22:35

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në lidhje me shoqërimet e kryera tek Unaza e

Postuar: 13/10/2019 - 22:01

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili shprehet se mbështet deri në fund politikisht, si dhe nga pikëp

Postuar: 13/10/2019 - 21:31

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas shoqërimit në polici të ish-deputetit Klevis Ba

Postuar: 13/10/2019 - 21:02

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dhendias ka ripërsëritur se një prej kushteve kryesore që kërkon At

Postuar: 13/10/2019 - 20:44

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji shprehet se protesta ishte e ligjshme dhe se policia po vepr