BREAKING NEWS

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në vend/ Ulet numri i infektimeve, Ministria publikon të dhënat: Ja sa persona kanë humbur jetën ditën e sotme

Përditësimi më i fundit i situatës së Covid-19 në
x

Politike

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda

Thellohen akoma më tej skandalet e Ilir Metës. Edhe pse reforma në drejtësi e ka shkrirë KLD dhe i hoqi benefitet presidentit për emërimet në gjyqësor, kreu i shtetit duket se nuk e pranon dot këtë fakt. KLD dikur ishte vakëf qokash e pazaresh, por sot drejtësia po lëviz dhe nuk emërohen më gjyqtarët e prokurorët sipas qejfit. Reforma në drejtësi solli Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, dy organe tërësisht të pavarura. Po ashtu dhe KED, ILD, KPK, KPA, SPAK, BKH janë organe të reja të cilat synojnë të sjellin pavarësinë në drejtësi. Por ajo që bie në sy është se presidenti nuk po qëndron dot larg ndërhyrjeve në këto institucione. Gazeta dje zbardhi një letër, ku Meta sulmonte KED dhe KLGJ mbi vakancat në Kushtetues edhe Gjykatën e Lartë. Mund të pranohen thirrjet dhe sugjerimet që procesi të përshpejtohet. Këtë gjë kanë bërë dhe ambasadorët dhe kreu i Kuvendit. Pra çdo apel për të ecur para nuk e dëmton aspak procesin. Mirëpo kur ndërhyhet te kandidaturat dhe kur nisin presionet, atëherë kjo nuk është normale.

Presionet e Metës

Në shkresën e tij, Meta ka zbuluar pa dashje se për plot një vit ka ndërhyrë vazhdimisht në punët e brendshme të organeve të drejtësisë. Nga të dhënat, rezulton se Ilir Meta, nga muaji maj e deri në gusht ka dërguar 5 shkresa në KED, duke bërë presione e duke kërkuar nga anëtarët që të sillen sipas kërkesave të tij. Më konkretisht, Meta i është drejtuar KED me shkresat: me nr. 1117/2 prot., datë 10.04.2020, nr.1988/4 prot., datë 29.06.2020, nr. 2357/1 prot., datë 10.07.2020, apo dhe shkresa me nr. 735/3 prot., datë 04.09.2020 dhe e fundit nr. 3115 prot, datë 15.09.2020. Por situata është akoma dhe më flagrante sa i takon KLGJ. KED është institucion i krijuar pas shortit të presidentit dhe ai është pjesë e organeve të emërtesës për emërimet në Kushtetuese. Por është akoma dhe më anormale ndërhyrja në KLGJ. Bëhet fjalë për një organ autonom dhe ai raporton në Kuvend për çdo problematikë dhe jo në Presidencë. Meta ka dërguar plot 9 shkresa në KLGJ (1 e përbashkët me KED) duke i vënë në pozitë të vështirë anëtarët. Rasti më flagrant ishte ai i presioneve për shkarkimin e Dvoranit. Shkresat në fjalë janë: nr. 1778 prot., datë 06.06.2019, nr. 1778/2 prot., datë 03.07.2019, nr. 2718/1 prot., datë 15.01.2020, nr. 1117 prot., datë 09.03.2020, nr. 1117/2 prot., datë 10.04.2020, nr. 1473 prot., datë 04.05.2020, nr. 1473/2 prot., datë 15.05.2020, nr. 1671 prot., datë 22.05.2020 dhe e fundit nr. 3115 prot, datë 15.09.2020. Asnjë institucion tjetër nuk ka dërguar kaq shumë shkresa në KED e KLGJ. Por skandali është dhe më i thellë, pasi në listën në fjalë nuk janë shkresat që Meta i dërgonte Dvoranit në vjeshtën e 2019, pasi bëhet fjalë për rreth 20 shkresa në total.

Kapja e gjyqësorit

Meta po lufton për më shumë se një vit që të kapë Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë. KED ja skualifikoi të gjithë emrat në vakancën e datës 27.09.2019. Kjo e alarmoi Metën, pasi përmes shkresave ka kërkuar sqarime se përse u larguan të gjithë. Por elementi tjetër që tregon se Meta po tenton të fusë njerëzit e tij në Kushtetuese është se ka sulmuar KED mbi vakancën e tretë të tij. KED e ka ndarë procesin e verifikimit të kandidatëve në disa faza, duke lënë në fund të besuarit e Metës dhe presidenti ka nisur sulmet. Nga ana tjetër sa i takon Gjykatës së Lartë, Meta ka arritur deri në kërcënime. Edhe këtu halli i Metës është se nuk po shpallen të gjitha vakancat që ai të fusë të besuarit e tij. “Çdo veprim që nuk shkon paralel me kërkesën dhe nevojën jetike që ka vendi, do të kuptohet si veprimtari e qëllimtë për bllokimin e funksionimit si të Gjykatës së Lartë ashtu dhe të Gjykatës Kushtetuese, çka kërkon mbajtjen e përgjegjësive ligjore nga çdo funksionar”, thuhet në letrën e fundit të Metës. Pra presidenti po lufton fort që të ketë në kontroll dy gjykatat kryesore në vend. Por mbledhja e KED të mërkurën tregoi se presidenti nuk po ja del dot, kjo sepse organet nuk i binden.

Më të lexuarat