BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Thellohet skandali/ Ilir Meta pranon se favorizoi dy indianët e përfshirë në pastrim parash, zbardhet letërkëmbimi me SHISH

Thellohet skandali/ Ilir Meta pranon se favorizoi dy indianët e

Thellohet më tej skandali i dhënies së shtetësisë shqiptare për dy vëllezërit indianë që janë shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim financiar. News24 zbardh letërkëmbimet mes Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Jashtme për dhënien e pëlqimit që njëri nga dy vëllezërit, Nitin Sandesara të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Nigeri.

“Në përgjigje të shkresës suaj numër 177437 datë 13 nëntor 2018, pas verifikimeve të kryera ju bëjmë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror është i mendimit që të jepet pëlqimi për emërimin e Z.Nitin Sandesara, konsull nderi i vendit tone në Nigeri”

Në shkresën që SHISH i ka dërguar Ministrisë së Jashtme, nuk konstatohet asnjë problematikë në verifikimin e Nitin Sandesara, i cili kishte mashtruar bankat shtetërore indiane. Krahas kësaj, mësohet se shtetasi indian, i cili kishte marrë edhe shtetësine shqiptare, nuk u pajis nga Ministria e Jashtme me pasaportë diplomatike.

Ministria e Jashtme, nga ana e saj kishte marrë një kërkesë nga Ministria e Jashtme e Nigerisë e cila kerkonte që Nitin Sandesara të behej konsull nderi.

“Kam kënaqësinë t’ju prezantoj z. Nitin Sandesara, i cili ka treguar interes për të shërbyer si Konsull Nderi i Republikës së Shqipërisë në Nigeri. Kjo kërkesë bazohet në përpjekjet e tij për të zgjeruar miqësinë misids dy shteteve, veçanërisht mbi nevojën për të siguruar rritjen e invetimeve dhe tregtisë misida dy vendeve nëpërmjet zyrës së konsullit të nderit në Abuja. Z. Nitin Sandesara dhe bashkëinvestuesi z. Chetan Sandesara janë të përkushtuar ndaj performancës në sektorin e naftës dhe gazit. Në bazë të performancës së kompaisë së tyre, ajo është vlerësuar nga ish presidenti si një ndër 100 bizneset më të suksesshme në Nigeri në vitin 2014 madje në një shkresë  të policisë së Nigerisë theksohet se shtetasi indian ishte i pastër.

Sipas mediave indiane, vëllezërit Nitin dhe Chetankumar Sandesara kanë marrë deri në 1 miliard dollarë Amerikane kredi nga bankat shtetërore, duke i zhdukur përmes një rrejti prej 300 kompanish offshore, të krijuara nga ata vetë. Për këtë skandal një gjykatë në  Indi ka lëshuar urdhërarreste për ta. Por ndërsa ishin shpallur në kërkim në Indi, shtetasit indianë jetonin të qetë dhe madje kishin investuar në Shqipëri.

Në Shkurt të 2018 dy shtetas indian morën nënështetësinë shqiptare. Sipas institucionit të Presidencës i cili reagoi për këtë rast, ka qënë Ministria e Turizmit që ka bërë propozimin për dy shtetasit indianë, qe të merrnin nënshtetësinë shqiptare. News24 u interesua pranë Ministrisë së Turizmit në lidhje me këtë cështje, por kjo Ministri nuk kishte një përgjigje për procedurat dhe verifikimet që janë kryer për dy vëllezërit Sandesara.

Pak ditë më parë, policia prangosi shtetasin indian Hitesh Patel, i cili rezulton se është kunati i vëllezërve Sandesara, i përfshirë gjithashtu në skandalin e mashtrimit financiar në Indi. Pritet që brenda këtyre ditëve autoritetet indiane të sjellin në Tiranë kërkesën për ekstradimin e tij nga Shqipëria. Ndërkohë nga policia shqiptare nuk ka asnjë të dhënë nëse dy vëllezërit Sandesara jane ende në Shqiperi apo janë larguar pas publikimit tëskandalit.

Më të lexuarat