
Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

Thellohet skandali me koncesionet, Ministria e Shëndetësisë jep për “Hemodializën” 2.5 milionë euro për punë të pakryera

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 28 Maj 2022

Vijon që të thellohet skandali lidhur me koncesionet. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerr të tjera detaje, se si Ministria e Shëndetësisë ka dhënë për hemodializën 2.5 milionë euro. Sa i takon koncesionit për ofrimin e hemodializës audituesit kanë konstatuar se janë bërë pagesa për fatura kur ende nuk kishte nisur dhënia e shërbimit dhe kjo për një periudhë të konsiderueshme. Madje, faturat që janë kthyer në titull ekzekutiv i kanë kushtuar jo pak problematika institucioneve në dyert e gjykatave. Kontrata koncesionare parashikon dhënien e shërbimit për pacientët e kualifikuar të cilët do të marrin 156 seanca në vit apo 13 në muaj. Kontrata koncensionare mbart një problematikë sipas KLSH që lidhet me seancat e pakryera.“Nga auditimi konstatohet se nga FSDKSH paguhen edhe seancat mbi vlerën e projektuar të aneksit të kontratës, edhe seancat e parealizuara sipas projeksioneve për rajonet përkatëse, duke paguar kosto shtesë për buxhetin e shtetit dhe për shërbime të pa ofruara. Në këtë mënyrë konstatohen përcaktime konfliktuale në kontratën e financimit për sa i përket pagesës për rastet e shërbimeve të pakryera, të përkufizuara si rastet nën projeksion. Nga njëra anë përcaktohet që paguhen sipas projeksionit dhe nga ana tjetër përcaktohet që rastet e paguara të cilat nuk janë kryer përbëjnë dëm ekonomik. Pra, në të njëjtën kontratë financimi parashikohet edhe pagesa për rastet e pakryera edhe konsiderimi si dëm ekonomik i pagesës së rasteve kur vërtetohet se shërbimet e pretenduara nuk janë kryer. Në total, efekti i financimit të shërbimit të pakryer që në implementimin e kësaj kontratë koncesionare (në vitin 2016) e deri në fund të vitit 2020 (duke përfshirë edhe vlerën e faturave të shndërruara në titull ekzekutiv me vendim gjyqësor trajtuar në një tjetër gjetje nga auditimi) vlerësohet në shumën 352,334,350 lekë. Mbështetur në nenin 10.1 të kontratës së financimit të lidhur ndërmjet palëve si dhe ligjit për FSDKSH, pagesa e rasteve të pakryera të cilat kalojnë edhe projeksionin e paraqitur në Dokumentet Standardë të koncesionit, pjesë e kontratës së koncesionit, paraqet përdorim pa efektivitet të buxhetit të fondit”, thuhet në raport.
KLSH: Për 2020-ën janë paguar 695 milion lekë
Ndërkohë, në raport bëhet me dije se për vitin 2020 janë paguar 695 milion lekë nga 648 milion lekë të realizuara një vit më parë. Sipas KLSH, në lidhje me faturimet për këtë kontratë koncesionare konstatohet se është arritur dhe tejkaluar projeksioni sipas dokumenteve standardë të koncesionit për numrin e seancave të ofruara në dy rajone.“Për vitin 2020 janë paguar 695 milion lekë nga 648 milion lekë të realizuara një vit më parë. Nga të dhënat e vëna në dispozicion në lidhje me faturimet për këtë kontratë koncesionare konstatohet se është arritur dhe tejkaluar projeksioni sipas dokumenteve standardë të koncesionit për numrin e seancave të ofruara në dy rajone dhe nuk është arritur projeksioni për rajonet Sh, V dhe K, ku faturimi është kryer për vlerat e projektuara dhe jo për nivelin faktik të shërbimit nën projeksion”, thuhet në raport.
Më të lexuarat


“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Bajram Begaj një socialist, mik i thekur i Ramës”, Berisha flet për Presidentin e ri dhe zbulon nëse do të marrin pjesë në ceremoninë e betimit

Ilir Meta kandidat për kryetar bashkie në Tiranë? Sali Berisha zbardh takimin me presidentin në Azerbajxhan

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Skandali me rrugën Kardhiq-Delvinë/ Zheji: E tmerrshme, është grabitje, se dimë nëse...

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Jo gjithçka mund të thuhet”, Berisha zbulon skenarin e protestës së 7 korrikut, Rama do të vendosë blinda, por..

“Mund të kishte përdorur shtetin për të manipuluar votat, por...” Berisha: Nëse do isha në krye të shteti, negociatat me BE-në do ishin hapur, ja pse e lashë pushtetin në 2013-ën

Kujt i vajti mendja për protestë në mes të vapës? Luçiano Boçi zbulon se kërkesa e kujt ishte 7 korriku

Kompensimi i çmimeve për materialet e ndërtimit, analisti Zekthi: Ka mungesë transparence, një përpjekje e qeverisë për të...
