Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet skandali me “Veneto Banka”, ja si BSH lejoi që të ndryshonin dy herë brenda një muaji të dhënat hipotekore të kredimarrësve

Postuar: 14/08/2019 - 08:11

Thellohen akoma dhe më tepër skandalet me falimentimin e “Veneto Banka”. Përveç Bankës së Shqipërisë, duket se pjese përgjegjësisë për këtë masakër është dhe Hipoteka, e cila tashmë është pjesë e Agjencisë së Kadastrës. Në momentin kur ndodhi falimentimi i “Veneto Banka”, regjistruesit e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Hipotekave kanë ndryshuar inskriptet e klientëve të “Veneto Banka”. Dhe kjo brenda një kohe të shkurtër, në vetëm dy muaj, kur kemi të bëjmë me Inskriptet e klientëve të një banke të nivelit të dytë. Hipoteka u mjaftua me dy Deklarata Noteriale për të fshirë apo ndryshuar një Inskrpit të ri dy herë, Gusht dhe Shtator 2017. Ndërkohë që për këtë procedurë duhen kontrata që vërtetojnë aktin, duhet vendim gjykate apo përmbarimi me bazë ligjore. Por akoma më i rëndë bëhet ky akt kur bëhet fjalë për ndryshimet e Inskripteve në favor të një Shoqërie Tregtare në Faliment, pa u konsultuar aspak me “Ligjin e Falimentit” për Shoqëritë Tregtare në Republikën e Shqipërisë. Dhe akoma më tragjike kur kjo Shoqëri Tregtare në Faliment nuk ekziston fare në Shqipëri, nuk ka një vendim gjykate, një Seli, e regjistruar në QKB, etj.

Dokumentet

Po kush janë dokumentet që ZVRPP-ja kërkon për t’u kryer “aplikimi për fshirjen” dhe më pas “aplikimi për ndryshmin e inskriptit”, pra të garancisë hipotekore në favor të një banke, pranë çdo sporteli të “ADISA” të Hipotekës kudo në Shqipëri? Ato janë: Deklaratë Noteriale; Harta Treguese e Pasurisë e vendosur si garanci hipotekore në favor të bankës; Akt Noterial për Hipotekim Ligjor mes Kreditorit dhe Kredimarrësit për Inskriptin e ri të Garancisë Hipotekore (Kontratë); Kartela e Pasurisë që do të vendoset si garanci për bankën përfituese dhe Dokument Identifikimi i Aplikuesit. Pra, siç edhe shihet, si Veneto Banka sh.a., ashtu edhe Shoqëria në Faliment e Qeverisë Italiane, LCA Veneto Banca spa dhe më pas SGA spa, kanë depozituar vetëm një dokument pranë ZVRPP-ve në Shqipëri: Deklarata Noteriale të Noterit Ermal Hamzaj (Noteri i Veneto Banka) dhe Deklarata Noteriale e Noterit Alket Mançkaj (Noteri i ABI Bank), përkatësisht në muajt Gusht 2018 dhe Shtator 2018. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, së fundmi ka marrë disa ankesa me shkrim për “garancitë hipotekore” të klientëve të Veneto Banka sh.a. Po të njëjtët klientë, kanë depozituar ankesa edhe pranë Bankës së Shqipërisë, e cila sipas burimeve që ne disponojmë, u ka kthyer një përgjigje evazive, krejtësisht formale si klientëve ankues ashtu edhe Kadastrës, duke thënë se “janë ndjekur procedurat”. Mos vallë kjo ngaqë Banka e Shqipërisë përherë favorizon bankat e nivelit të dytë. Por këtu dyshimet janë se kemi të bëjmë dhe me mashtrim. Për të qenë më të qartë, mashtrimi ka të bëj me atë se “LCA spa” nuk është banka “mëmë” e “Veneto Banka”, siç edhe shkruhet në Kartelat e Pasurisë. Kjo sepse LCA spa është një Shoqëri në Faliment e krijuar nga ana e Qeverisë Italiane në vitin 2016, për likujdimin e Veneto Banca spa në Itali. Pra që u krijua për menaxhimin e kredive të klientëve të Veneto Banka sh.a., por ama që Banka e Shqipërisë duhet të asistonte me ekspertizën e saj në këtë proces. Gent Sejko mbylli sytë, duke legjitimuar masakrën me zhdukjen e hipotekave.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/12/2019 - 21:47

Ish kryetari i Gjykatës së Larte Xhezair Zaganjori dhe tre ish gjyqtarë të tjerë të Gjykatës së Lartë kanë vendosur të luajnë “juristash” me institucionet e reja te e reformës në drejtësi.

Postuar: 15/12/2019 - 21:22

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji do të publikojë përgjime të reja që mund të mb

Postuar: 15/12/2019 - 20:39

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, kreu i PD-së Lulzim Basha parashtroi edhe p

Postuar: 15/12/2019 - 19:43

Udhëzimi i parë i prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela është nxjerrë në funksion të krijimit të

Postuar: 15/12/2019 - 19:21

I ftuar në Akademinë Politike të FRPD-së, Christian Kremerë zv sekretar i Përgjithshëm i Unionit

Postuar: 15/12/2019 - 19:11

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla komenton ligjin e ri për mediat