Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Thellohet skandali në KLD, Elvis Çefa kërcënon Kuvendin dhe qeverinë, shokohet nga ideja e shkarkimit

Thellohet skandali në KLD, Elvis Çefa kërcënon Kuvendin dhe qeverinë, shokohet nga ideja e shkarkimit

Postuar: 10/07/2014 - 08:03

Merr përmasa të frikshme marrëzia dhe skandali në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Zëvendësi i Bujar Nishanit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, njeri që ka bërë kërdinë me pronat në Shqipëri dhe me emërimet në gjykata, ka deklaruar dje se nuk e njeh Kuvendin e Shqipërisë, si institucionin më të lartë, nga i cili dalin të gjitha institucionet e tjera kushtetuese. Ndërsa mazhoranca ka nisur lëvizjet për shkarkimin e tij, Çefa ka paralajmëruar dje se do të kërkojnë shpëtim tek ndërkombëtarët, ndërsa hodhi akuza ndaj qeverisë dhe Kuvendit.  Çefa pohoi se reforma e qeverisë në drejtësi shkatërron sistemin e drejtësisë, ndërsa paralajmëron rezistencë ndaj çdo nisme të tillë. “Jemi të shokuar nga deklaratat politike të ministrit të Drejtësisë. E prisja një reagim të tillë, për të provuar pretendimet e tij, ministrit do ti duhej një justifikim përballë eprorëve të tij. Dhe ky ishte sulm ndaj sistemit të drejtësisë. Akuzat e Naços janë të pabaza. Nuk mund të pranohet një ndërhyrje të parlamentit. Do vazhdojmë të veprojmë me shumë përgjegjësi. Reforma nuk sjell asnjë të re, por shkatërron institucionet kyçe. Këto shqetësime do ua bëjmë me dije faktorëve ndërkombëtarë”, tha Çefa. Çefa tha se deklarimet e ministrit të Drejtësisë janë sulme politike, duke u shprehur se me këtë mënyrë ministri Naço ka zgjedhur të justifikohet përpara eprorëve të tij “në lidhje me paaftësinë e treguar për të provuar akuzat ndaj gjyqtarëve apo për të vërtetuar pretendimet e tij”. “E ritheksoj faktin që jam krenar që prej disa vitesh kam drejtuar administratën e KLD dhe kam punuar në krahun e presidentit Nishani,” tha Çefa. Nënkryetari i KLD tha se, politika nuk duhet të ndikojë proceset gjyqësore. “Procesi gjyqësor duhet të zhvillohet jashtë çdo ndërhyrje të pajustifikuar dhe paautorizuar. Duhet të ruhet pavarësia e institucioneve gjyqësore, dhe politika të mos ndërhyjë në proceset gjyqësore. Sjelljet jo etike përbëjnë një problem për të cilët duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Duhet të përpiqemi të ruajmë standardet na ruajtjen e etikës në gjyqësor. KLD krahas masave ndëshkuese për gjyqtarët mban parasysh edhe rastet e shkeljes së etikës. Persona të caktuar të veshur me pushtet publik qoftë edhe gjykatës e prokurorë sillen si të plotfuqishëm, sikur kanë në dorë fatet e njerëzve, kur në të vërtetë nuk është kështu”, u shpreh Çefa. 
 
Çefa i alarmuar 
 
Duke u ndalur tek kërkesa e ministrit Naço, për shkarkimin nga detyra të gjykatësit të Apelit Gjin Gjoni, kërkesë e cila u rrëzua nga KLD, Çefa u shpreh se, ata që janë të paaftë të provojnë fajësinë, kanë aftësi të shpifin pa skrupuj. Çefa potencoi më tej idenë për t’ju drejtuar institucioneve ndërkombëtare në lidhje me këtë rast. “Duke parë se reforma në drejtësi nuk sjell asnjë të re, vetëm shkatërron institucionet kyçe kemi vendosur që këto shqetësime t’ia bëjmë me dije edhe partnerëve ndërkombëtarë”.
 
KLD akuza Naços 
 
KLD pretendon se ministri i Drejtësisë bëri agjitacion e propagandë duke dhënë publikisht vendim fajësie për Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe të gjithë gjyqtarët e këtij vendi, me justifikimin e luftës kundër korrupsionit. “Stili i tij propagandistik do t'i bënte zili edhe ish-byrosë politike të Partisë së Punës së Shqipërisë. E vetmja gjë qesharake në seancën e djeshme plenare të KLD, ishte në fakt performanca e Ministrit të Drejtësisë, i cili nuk arriti dot të provonte faktet e pretenduara ndaj gjyqtarëve në procedim disiplinor si dhe përmbushjen e kushteve ligjore për shkarkimin e tyre nga detyra”, ka pohuar KLD. Adriatik Doçi
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2019 - 21:46

Minsitri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka qenë i ftuar sot për të shkuar në stadium e të ndiqte ndeshjen, Shqipëri-Francë, por nuk ka shkuar.

Postuar: 17/11/2019 - 21:40

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, bashkë me djalin e tij

Postuar: 17/11/2019 - 20:51

Në përurimin e stadiumit të ri "Air Albania" stadium kryeministri Rama i është përgjigj

Postuar: 17/11/2019 - 20:40

Kryeministri Rama ndodhet në këto momente në stadiumin e ri  të Kombëtares së Shqipërisë për

Postuar: 17/11/2019 - 18:44

Presidenti Ilir Meta do të takohet të martën me krerët politikës të opozitës së bashkuar në orën

Postuar: 17/11/2019 - 18:37

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ndaj deklaratave të ish

Postuar: 17/11/2019 - 18:14

Sekretari i LSI-së Endrit Braimllari akuzoi deputetët e PS-së Ulsi Manja dhe Fatmir Xhafën se po