Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Thërriteni e do ta pranojë dhe Uashingtoni", Spartak Ngjela plas "bombën": Ja si rrëzohet Rama për 3 muaj

Postuar: 18/09/2019 - 23:59

Avokati i njohur Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story”  tha se Shqipëria sot nuk ka krizë politike. Sipas Ngjelës, Shqipëria ka kriza të tjera, morale, ka krizë e vështirësi, por jo politike, pasi nuk ka probleme në parlament.

Spartak Ngjela theksoi se nëse e djathta klasike do të vijë në pushtet, atëherë nuk duhet të dëgjojë më liderin demokrat Lulzim Bashën, por të vendosë në krye të PD të rinj demokratë që punojnë në institucione të rëndësishme në Europë.
 
Debati në studio me Fatmir Mediun dhe analistin Gjekmarkaj:
Mediu: Ne nuk dolëm nga parlamenti për qejfin tonë. Ne dolëm për shkak të asaj që po ndodh në Shqipëri. Ky nuk ishte parlament shumice. Ishte parlament që ishte ndërtuar për shkak të vjedhjes së votës dhe bërjes bashkë me krimin, nuk ka më as Prokurori etj.
 
Ngjela: Mirë ore zotëri, çojeni në Uashington. T’iu pranojë Uashingtoni t’iu pranoj edhe unë.
 
Mediu: Sot Shqipëria është në krizë. Shqipëria po shpopullohet.
 
Ngjela: Kjo është ineficencë e qeverisë. Ka qenë gjithmonë.
 
 
Gjekmarkaj: Nuk mund të thuhet se Shqipëria nuk ka krizë, siç thotë avokati.
 
Ngjela: Kjo nuk është krizë politike, krizë por jo politike. Kriza është kur e ke në parlament. Nuk ka krizë jashtë parlamentit në të gjithë Europën.
 
Gjekmarkaj: Me këtë krizë, kryeministrin mund ta kesh 30 vjet në pushtet.
 
Ngjela: Nuk iu ka përkrahur asnjë politikë e madhe, asnjë partner i madh ndërkombëtar.  Nuk po ndihmoni opozitën. E djathta klasika ka qenë e gjitha pa shkollë, nuk i linte komunizmi në shkollë. Më kanë thënë të huajt se janë 1200 shqiptarë ekselentë në perëndim, thërrisni të djathtën klasike dhe e rrëzoni për 3 muaj, ndryshe nuk bëhet. Këtë frikë ka Rama, prandaj iu afron.
 
Mediu: Nuk ka as gjykatë kushtetuese…

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2019 - 14:41

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka hedhur sot akuza të rënda ndaj opozitës.

Postuar: 21/10/2019 - 14:19

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur menjëherë akuzave të Lulzim Bashës ndaj qeverisë shqipt

Postuar: 21/10/2019 - 14:08

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Brahimllari, e ka cilësuar mosh-hapjen e negociatave një ngjarje të

Postuar: 21/10/2019 - 13:59

Deputetja, Rudina Hajdari, shkruan në mediat sociale se i ka kërkuar informacion Gent Cakajt, në

Postuar: 21/10/2019 - 13:35

Nëpërmjet një analize të detajuar në rrjetet sociale avokat Spartak Ngjela flet për prapaskenat q

Postuar: 21/10/2019 - 12:58

Lideri demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë sot në selinë blu aleatët e tij.

Postuar: 21/10/2019 - 12:22

Pasi bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, presidenti francez Emmanuel Macron) prite