BREAKING NEWS

Situata e tensionuar politike/ “Për të ardhur keq nëse humbet ky moment”, Komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi mesazh të fortë politikës, iu bën thirrjen urgjente

Situata e tensionuar politike/ “Për të ardhur keq nëse
x

Politike

"Thirreni Lulzim Bashën këtu dhe e pyesni", Taulant Balla tregon se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet e 2021

"Thirreni Lulzim Bashën këtu dhe e pyesni", Taulant Balla

Deputeti socialist Taulant Balla u shpreh se Kodi i Ri Zgjedhor do të votohet deri në fund të këtij viti.

Ai u shpreh  se në zgjedhjet e vitit 2021 do të shkohet me Kod të ri Zgjedhor.

Taulant Balla tha në News24:

“Mirë do ishte që Shqipëria ta miratonte Reformën Zgjedhore në dhjetor 2018. Dokumenti që është dorëzuar fillimisht në Kuvend ka qenë i punuar me dy ekspertë të kontraktuar nga qeveria gjermane. PD ka gjitha mundësitë që të jetë pjesë e tryezës, sepse i është lënë një karrige bosh, të barabartë me të gjithë ne. Ama, një gjë duhet ditur se PD-së i kam thënë merre nënshkruaje Reformën Zgjedhore, mjafton të respektojë rekomandimet e OSBE ODIHR.

Reforma Zgjedhore ka si themel që partitë politike të mos kenë të drejtë fare të hyj në zgjedhje, të mos ketë komisionerë politikë. Tjetra që është e rëndësishme është transparenca e fushatave zgjedhore. E treta është edhe shpenzimet e parave në spote televizive. Zotëri, mua për rrugën europiane më mjaftojnë rekomandimet e OSBE ODIHR. PD as votën e emigrantëve nuk i ka pranuar. Në zgjedhjet e 2021 do të shkojmë me kod të ri. Thirre Lulzim Bashën këtu dhe pyeteni nëse do këtë reformë zgjedhore”, deklaroi Balla.

 

Më të lexuarat