BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Politike

Thirri me urgjencë ekspertët pas ‘ultimatumit’ të Yuri Kim, zbardhet çfarë u diskutua në mbledhjen e Bashës me eksponentët e PD (Çfarë po planifikon opozita?)

Thirri me urgjencë ekspertët pas ‘ultimatumit’ të

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mblodhi sot në orën 11.30 ekspertët demokratë të Reformës Zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Takimi sapo ka përfunduar dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc për punën e deritanishme të komisionit dhe mënyrën sesi do të vijojë puna e tij. Më herët PD ka deklaruar se PS dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka vullnet për të çuar përpara reformën në drejtësi, për shkak se nuk ka dhënë përgjigje për asnjë nga propozimet e bëra nga përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik.

Ndërkohë kujtojmë që edhe Gjiknuri i ka dërguar sot një ftesë-propozim Bylykbashit për tryezën e Reformës Zgjedhore.