BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

Thirrja për dialog për Avokatin e Popullit, PS shpërthen ndaj Bardhit dhe Berishës: Po kërkojnë të shfrytëzojnë Kuvendin për të zgjidh hallet e tyre

Thirrja për dialog për Avokatin e Popullit, PS shpërthen ndaj

Deputet i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se thirrja e Gazment Bardhit për dialog për të zgjedhur Avokatin e Popullit, është thjeshtë një mënyrë e opozitës për të shfrytëzuar Kuvendin që të zgjidhur hallet e tyre të brendshme. Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, deputeti Pëllumbi u shpreh se ata njohin grupin parlamentar të një partie politike jo partinë politike. Sipas Pëllumbit, ato janë të hapur për të bashkëpunuar, por nuk do të bëhen noter të emrave të PD-së. “Ka nevojë për një lloj bashkëpunimi, tashmë prej disa kohësh është futur në një ngërç se ka të caktuar të opozitës që duan të shfrytëzojnë parlamentin për problemet tyre të brendshme. Nuk e bën Kuvendi këtë gjë që hallet e brendshme ti zgjidhë. Kuvendi ka një rregullore të mirë përcaktuar. Në parlament njihet grupi parlamentar dhe jo partia politike. Ne në Kuvend kemi mjaft sfida që thash kemi nevojë dhe për bashkëpunim me opozitën. Ata duhet ta zgjidhin në bazë të statutit që kanë. Opozita duhet të kuptojë se ne nuk jemi një noter i emrave që ata sjellin. Ne nuk do bëjmë propozimet tona, kjo i takon opozitës, por jo me imponim o këtë emër o s’ka. Duhet të gjejmë një gjuhë brenda këtij kuadri bashkëpunimi”, deklaroi ai. Ndërkohë i pyetur në lidhje me deklaratën e deputetit demokrat, Dashnor Sula, se Britania e Madhe ka përgatitur një listë me 12 persona të shpallur “non-grata”, përfshirë edhe ministra e ish-ministra të PS-së, Pëllumbi e cilësoi këtë si një skup mediatik, sa kohë që nuk ka asgjë zyrtare. “Jam aq në dijeni sa ç’jeni dhe ju, më shumë e shohim i një skup mediatik se sa një realitet për sa kohë nuk është bërë zyrtar nga përfaqësuesit e atij shteti. Britania e Madhe njofton individin. Shpresoj që kjo mos të jetë e vërtetë dhe të mbetet thashetheme nëse diçka ka ndodhur do të presim”, nënvizoi Pëllumbi.