BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Politike

“Ti ke një jerm erotik që e shfryn këtu”, Edi Rama sfidon publikisht Lulzim Bashën: Po je origjinal, ndoshta mund të jesh gati për bashkëqeverisje!

“Ti ke një jerm erotik që e shfryn këtu”, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë nga foltorja e Kuvendit Lulzim Bashës së nuk është aty për të bërë garë se kush shan më shumë, por për të përfunduar punët që ka nisur.

Jo vetëm kaq, por Rama e sfidoi publikisht Bashën duke i thënë se nëse është distancuar vërtetë nga Berisha dhe ka ndryshuar, atëherë le të pranojë ftesën për bashkëqeverisje.

“Ka ndryshuar sistemi, ti i ke gjetur gati gjërat vëlla. Na tregon ne. Na trego ça bëre njëherë. Mos na thuaj që hoqe vizat dhe fute Shqipërinë në NATO. Se nuk po të them këtu se me ça çmimi e keni përfunduar rrugën e Kombit. Përfunduar sipas jush se tani po bëhet ura. Nuk po ta llogaris këtë. Me sa e keni filluar dhe sa e keni përfunduar. Me dyfishin. Flet më miliona me lehtësi të madhe. Cicëron si zog. Shifrat janë shifra. Opinionet janë si çështje tjetër. Kam punë të tjera për të bërë. S’kam ndërmend të merrem më sot. Nëse do debat idesh, urdhëro bujrum. Nëse vjen dhe i jep gojës mos u anko se do të vjen Foltorja. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu. Mos hy në garë se kush më shan më shumua. Nuk e kalon njeri ustain tënd. Je dobët para tij, ai origjinali, ti kopja. Kur të kalosh tek origjinali, nëse e ke një brenda atëherë kushedi mund të jesh gati për bashkëqeverisje.”, u shpreh Rama.