BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Politike

“Ti më jep leksion mua? Turp o burrë”! Dash Shehi nxehet keq në Komision me deputetin e PS-së: Ministren e njoh që fëmijë! (REPLIKAT)

“Ti më jep leksion mua? Turp o burrë”! Dash Shehi nxehet

Në komisionin e ekonomisë u diskutua eurobondi që mori miratimin me votat e dy palëve me vetëm një abstenim.

Gjatë diskutimeve nuk munguan debatet mes palëve, këtë herë jo vetëm mbi vlerën dhe borxhin, por edhe sjelljen. Në replika u përfshinë kryetari i komisionit, Shalsi me deputetin Dashamir Shehi dhe Bujar Leskajn.

Debati në Komisionin e Ekonomisë:

Bujar Leskaj: Kisha një kërkesë për ju si kryetar dhe ju, ne dhe ju duhet të vlerësojmë më tepër, edhe ministrja, vlerësimet e zotit Shehi, bazuar në përvojën e tij. Nuk kemi që të kalojmë në situata që mund të kalojnë në debate shterpë.

Eduard Shalsi: Nuk besoj se as Shehi dhe asnjë deputet nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme që edhe kur të mos biem dakord nuk duhet të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Shpreh bindjen që komisioni do të vijojë me profesionalizëm. Nëse dikush do të bëjë ironi, do të qeshë, do të marrë një fjalë nga personi tjetër, atëherë natyrisht…Mua nuk më shqetësojnë debatet, as shpotitë ndonjëherë apo tjetër përsa kohë nuk janë dashakeqëse. Duhet të mësohemi me debatin dhe pikëpamjet e kundërta.

Dashamir Shehi: Po jua kursej kolegëve këtë muhabetin, pasi është e kotë ky moralizimi. Këtu nuk je kryetar i frontit, ne për gjestet tona të pahijshme mbajmë përgjegjësi personale. Unë zonjën e njoh që fëmijë nuk kam ndërmend as ta ofendoj dhe as ta poshtëroj. Ky është një budallallëk i kotë, unë mund të qesh edhe kur flet ti. Unë jam 64-vjeç. Kam 30 vite në parlament. Kaq, mos e bëj më. Po më jep ti leksion mua? Turp o burrë. Më tregon mua qeshe, qave.

Bujar Leskaj: Nuk kam ndërmend të bëjë avokatin e asnjërit këtu përveç të qytetarëve. Zoti Shehi nuk ka nevojë për avokatinë time, ishte një sugjerim miqësor, nuk ka nevojë për atë koment.

Eduard Shalsi: Në rregull, në rregull, e mbyllim për sot.