BREAKING NEWS

Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me përgjigjen

Cila PD regjistrohet në zgjedhjet vendore? Kreu i KQZ habit me
x
BREAKING NEWS

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI, SPAK të bashkëpunojë me amerikanët

Skandali McGonigal, thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të
x
BREAKING NEWS

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja çfarë pritet të diskutohet

Ndihmës Sekretarja amerikane e shtetit vizitë në Tiranë, ja
x
BREAKING NEWS

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të ndodhë me PD-në

Regjistrimi në KQZ/ Celibashi zbulon çfarë pritet të
x
BREAKING NEWS

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish kryeministrin: Me miellin e amerikanëve s'bëhet shaka

"Berisha sheh ëndrra me sy hapur", Bejko ironizon hapur ish
x
BREAKING NEWS

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët strategjikë", deputeti socialist për çështjen "McGonigla": Dezinformim, s'ka hetim për kryeministrin

"Rama takon anëtarët e FBI-së se jemi partnerët
x
BREAKING NEWS

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton tavolinën: Nuk paska shteti para për pajisjet e zgjedhjeve?!

Revoltohet Ylli Manjani, shpërthen keq në emision, grushton
x
BREAKING NEWS

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin e FBI-së

Çështja e McGonigal, Blushi del me reagimin: Rama korruptoi zyrtarin
x

Politike

“T’i shndërrojmë kufijtë në formalë!”/ Lindita Nikolla hap seancën e mbledhjes së dy kuvendeve: Ditë e shënuar, dikur ky moment na dukej ëndërr

“T’i shndërrojmë kufijtë në

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka hapur seancën e dy kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës që mbahet sot në Tiranë.

Ajo tha se dikur mbledhja e shqiptarëve në një kuvend na dukej ëndërr ndërsa renditi disa nga sfidat ndër vite që nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe deri më sot.

“E shënuar e para herë, ditë e bukur dhe e paharrueshme kjo e sotmja ku dy kuvendet mblidhen për të kremtuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Dikur edhe si ëndërr nuk nga shfaqej ky moment nga pengesat e historisë. Shqiptarët e gjetën shekullin e tyre ngado ku ata u nisën. Asnjëherë nuk i ikën privilegjit dhe nderit që i dha emri shqiptar.

U bë Shqipëria dhe Kosova. U bënë shqiptarët qytetarë të denjë të civilizimit që i përkasin. Nder dhe lavdi burrave të pavaresisë. Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shteteve të pavarura. Ajo që ndodhi më 28 nëntor nuk ishte gjithçka që shqiptarët dëshironin por guri i themelit mbi të cilin do ndërtohej e ardhmja. Mbi supet e luftëtarëve të lidhjes së Prizrenit, të Dedë Gjo Lulit, të Isa Boletinit dhe të Isamil Kadaresë letërsia e të cilit i bëri shqiptarë të përbotshëm. Ata që luftuan kundër okupatorëve. Sot është dita dhe vendi për të kujtuar martirët e burgjeve komuniste, të gjithë ata që nuk e humbën kurrë besimin te liria. Po ashtu edhe studentët e dhjetorit.

Historia është edhe një shkollë ku kemi arkivin tonë që na sjell në mendje ngjarjet por edhe vitet e mbrapshta me emrat nga të cilët duhet të ruhemi. Në jo pak raste ne mendojmë sin ë kushtet e barrierave të dikurshme. Sfidat e shqiptarëve në shekullin ku kemi hyrë janë të përbashkëta. Sot Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka hapur negociatat për anëtarësim në BE. Nder i madh për vendin tonë 6 Dhjetori. Në këto dekada kemi qenë të ndarë në mur por kemi pasur në qendër të vetëdijes njëri tjetrin. Thyem besëtytnitë dhe paragjykimet. Shtetet shoqëritë dhe burimet tona janë komplementarre. Zhvillimi kulturor ekonomik ndihmon pjesët e tjera.

Kjo vetëdije nuk i kundërvihet asnjë bashkësie tjetër në rajon dhe Europë. Shqipëria dhe Kosova duhet të bashkëndajnë përgjegjësinë për t’i shndërruar kufijtë shtetëror mes dy vendeve në formalë. Për këtë përgjegjësi kanë dy kuvendet tona. Shqiptarët, pasardhësit e Nënë Terezës do dinë të bëjnë më të mirën. Zoti e bekoftë kombin shqiptar”, deklaroi Nikolla.