
Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Të shtëna me dy të vdekur në Kavajë, policia nxjerr detaje për identitetin e tyre: Viktimat kishin ndryshuar emrat

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, dalin detaje të reja nga të shtënat në Kavajë, ku humbën jetën dy persona

Tronditet Shqipëria/ Dy të vdekur në Kavajë, një në Elbasan dhe një në Mat, ç’po ndodh në vend?

“Tipa si Gerti Shehu zgjidhen për...", Sali Berisha zbulon publikisht skenarin e Ramës për të asgjësuar opozitën

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Dhjetor 2022

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se skenari i kryeministrit Edi Rama me sulmin ndaj tij, ishte goditja asgjësuese për opozitën.
Berisha se pas sulmit, Rama mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekulibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione.
“Pse Edi Rama, atë ditë të samitit, zgjodhi sulmin fizik ndaj Berishës, në kuadër të asgjësimit të opozitës së vërtetë?
Edi Rama ishte i bindur se me këtë skenar apo ngjarjet që pasonin, do i jepnin opozitës një goditje asgjësuese.
Ai mendoi se Sali Berisha nuk do ngjitej më në tribunë apo ai do udhëhiqte në zonën ku kërcënohej siguria e samitit, dhe kështu do u tregonte fytyrën e vërtetë, pjesëmarrësve në samit.
Ose do të ndodhte që kamikazi i tij të vritej dhe në këtë mënyrë të damkoste opozitën si vrasëse para botës.
Pas këtij akti, ai mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekulibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione.
Policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim, me titullin: atij që mund t’i interesojë. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë.
Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale.
Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek.
Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate?
I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime.
Gerti Shehu është arrestuar së bashku me 4 të tjerë te liqeni artificial duke shpërndarë drogë, por policia nuk e ka çuar në gjykatë se ishte i infiltruari i saj.
Dëshmitarë të tjerë rreth e përqark e kanë njohur atë thjesht si një informator policie. Janë përhapur variante të shumta. Pse atëherë? Një informator policie ka një përzgjedhje të caktuar, aktin e parë që do bënte në rast se mësonte informacionin më të vogël për një tentativë të tillë, do informonte shtetit. Ata që duan ta paraqesin si nga shërbimet e huaja nuk kanë asnjë fakt. Unë akuza ta pabaza nuk mund të ngre. Ky ishte njeri i shtetit. Edi Rama po e mbron këtë për llogari të shërbimeve të huaja? Jo. Edi Rama po e mbron se qëndron prapa skenarit.
Sulmi fizik ndaj Sali Berishës është një sulm tërësisht i porositur. Përpjekja e tij për të shuar çdo shpresë hetimi e fajësojnë atë plotësisht. Përdorimi i një dokumenti të paligjshëm që nuk kanë asnjë vlerë ligjore dëshmor se autorë të vërtetë janë ata që po përpiqen ta shpëtojnë kamikazin pa eksploziv nga barra e krimit. Deklaratat që u bënë ishin të gatshme të shpërndara nga zyra e Fugës”, deklaroi Berisha.
Më të lexuarat


Gazetari i njohur kritikon ashpër Blendi Fevziun: Vjen kryeministri Rama, të bën një skandal, të fyen dhe denigron dhe prapë e thërras në emision se me rëndësi janë klikimet

“Transporti urban në Tiranë do të jetë falas”, Belind Këlliçi sqaron deklaratën e bujshme

Zgjedhjet e 14 majit/ Ekspertja e ekonomisë 'shuplakë' Ramës: U kujtua për qytetarët para zgjedhjeve, për tu blerë votën

Ambasadorja Kim ka një mesazh për shqiptarët: Në një stivë do gjesh një dru të shtrembër...

Gazetari i njohur zbërthen prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ja ujditë që po bëjnë në veri

Deputeti i PD-së reagon ashpër mbi situatën në vend: Në qeverisjen e Ramës më lehtë porosit vrasje se kafe

Deputeti reagon për tërheqjen e kandidatëve të PD-së: Mund të gjendet një shteg për të dalë me një kandidat

“Ukraina dhe FBI, profilet në korrupsion”/ Media amerikane zbulon rolin e Dorian Duçkës me djalin e Joe Biden: Ishte lidhja e McGonigal me kryeministrin e korruptuar Edi Rama

Gazetari zbulon dy kandidatët e rinj që garojnë për Alibeajn

Zgjedhjet e 14 majit/ Koalicioni i Berishës dhe Metës prezanton një tjetër kandidatë, reagon deputeti me tone të forta ndaj qeverisë: Ai ha, pi dhe zhgërryhet si derrat bashkë me kryetarin e Bashkisë sot
