BREAKING NEWS

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja pse ndodhi sulmi me armë te zyrat e Top Channel

Ngjarja që ngriti në këmbë shtetin/ Sipas Blendi Fevziut, ja
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin që arrestoi policin e RENEA-s

Artan Hoxha publikon për herë të parë video përgjimin
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të tjera largime nga listat e Alibeajt

Zgjedhjet e 14 majit/ Gazetari zbulon nëse do të ketë të
x
BREAKING NEWS

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me rrënjë, pyje e çatia”, Stuhia e fuqishme shkakton dëme 'kolosale' në Mallakastër, banorët rrëfejnë përjetimet e tmerrit (FOTO)

Plakat e prillit pas dere! / “Ka shkulur ullinjtë me
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat bashkiakë mbushen me anëtarë të ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim, ja emrat

Sali Berisha shet “Foltoren” tek Ilir Meta, këshillat
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të parë pse dështuan negociatat me Berishën

Zgjedhjet e 14 Majit/ Dashamir Shehi e zbulon për herë të
x
BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x

Politike

Tirana dhe Prishtina mbledhje të përbashkët të Kuvendeve, Rama i bindur se Kosova do njihet nga të gjithë, Kurti thumbon” kryeministrin shqiptar, opozita sulmon “Ballkanin e Hapur” dhe braktis seancën

Tirana dhe Prishtina mbledhje të përbashkët të Kuvendeve,

27 nëntori do të jetë një datë e shënuar në kalendarin e historisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dita e mbledhjes së parë të dy kuvendeve që nga shpallja e pavarësisë. Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Deputetët nderuan dy himnet, fillimisht atë të Kosovës, e më pas të Shqipërisë, për t’i lënë rrugë mesazheve për të forcuar bashkëpunimin, duke mos harruar historinë. Ndërkohë rra në sy se opozita shfrytëzoi seancën parlamentare për të kritikuar nismën “Ballkan i Hapur”, ndërsa ajo pjesë e opozitës që i është bindur ish-kryeministrit Sali Berisha bojkotoi aktivitetin.

Rama premton njohjen e Kosovës

Kështu fillimisht ishte kryeministri Edi Rama, i cili nga “Foltorja” e Kuvendit theksoi se Kosova do të përmbyllë shumë shpejt kapitullin e njohjes së plotë. “Më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më mirë në raport me të huajt. Por përsëri edhe sot nuk besoj se shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Unë besoj se edhe njohja përfundimtare e Kosovës do vijë më herët dhe se Kosova nuk do presë aq sa ka pritur pavarësinë për t’u njohur ndërkombëtarisht. Nga ana tjetër akoma më e prekshme dhe më mbresëlënëse është pamja në Maqedoninë e Veriut. Shumë më vonë pas lirisë së Kosovës, ishte vendi ku gjuha shqipe vazhdonte të shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme, vendi ku flamuri shqiptar vazhdonte të shihej si një provokim. Sot nuk besoj se janë të shumtë ata që mund të thonë ata që e dinin se në 110 vjetorin e pavarësisë, Maqedonia e Veriut do kishte shqipen gjuhë zyrtare dhe kryeparlamentarin shqiptar. Po ashtu nuk besoj se e ka menduar dikush më parë se Mali i Zi mund të kishte një kryeministër shqiptar siç e ka sot”, deklaroi Rama.

Kurti shigjeton Ramën

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thumboi kryeministri Edi Rama, teksa bëri thirrje nga Kuvendi i Shqipërisë për rritje të bashkëpunimit me Shqipërisë dhe Kosovës. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve në Tiranë, Kurti tha se qeveritë e dy vendeve nuk duhet të takohen vetëm në festa, por duhet të punojnë më shpesh bashkë dhe t’i pranojnë kritikat njëri tjetrit. “Hapësira jonë kultura dhe ekonomia nuk janë çifligje që i përkasin dikujt, por të gjithë duhet të vendosim ndonjë gur në këtë kala. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, e jo vetëm në kremte. Duhet të ndajmë ide me njëri-tjetrin dhe të pranojmë kritikat e njëri tjetrit, pra të punojmë me njëri tjetrin”, deklaroi ai. Më tej kryeministri kosovar, Albin Kurti e vuri gishtin te plaga e shpopullimit teksa po fliste në parlamentin shqiptar. Ndryshe nga Edi Rama, që nuk e prek këtë çështje, Kurti theksoi se ajo është drama e madhe e shqiptarëve. Ai u zotua për t’i dhënë fund kësaj drame. “Uroj që sukseset e Shqipërisë të mos ndalen. Jam i sigurt se edhe në Shqipëri gëzohen për çdo sukses të Kosovës. Rrezik është mosveprimi, jo veprimi. Vendet tona ballafaqohen me probleme, nga i cili më i mprehti është largimi i rinisë. Dua t’u dërgoj një mesazh atyre që kanë marrë udhën e dhimbshme të kurbetit: Mërgimtarët janë mbështetje ekonomike e madhe dhe burim demokratizimi. E di se atje nuk po shkoni për qejf, por prej brengës. E di që ende nuk kemi bërë mjaftueshëm për t’ua kthyer besimin në institucione, drejtësi, shtet dhe politike që ta mendoni rritjen e fëmijëve në dheun tuaj. Por ne do e vazhdojmë këtë betejë deri në fund dhe do e fitojmë edhe me ndihmën tuaj. Shqipëria bëhet, Kosova bëhet”, nënvizoi Kurti.

Opozita sulmon “Ballkanin e Hapur”

Nga ana tjetër, opozita e drejtuar nga aleanca ‘Foltore”-Partia e Lirisë, bojkotuan seancën, ndërsa Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj sulmoi nismën “Ballkan i Hapur”. Zoti Alibeaj theksoi kundërshtimin e PD-së ndaj projektit ‘Open Balkan’ projekt i cili sipas tij së fundmi nga Parlamenti Evropian u vlerësua si papërputhshëm. Alibeaj tha gjatë seancës së përbashkët mes deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë se PD do ta shihte Serbinë nëpërmjet syve të Kosovës. “Edhe pse në një mosdakordësi të plotë me qeverinë aktuale në Tiranë, PD ka votuar e mbështetur pa asnjë dilemë, çdo nisme që shkon në mbështetje apo me pjesmarrjen e Kosovës. Kemi mbështetur mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive dhe kemi kërkuar që marrëveshjet të implementohen në terren në mënyrë aktive e të mos mbeten në letë. Kundërshtitë tona energjike ndaj një projekti si ish-minishengen apo Open Ballkan, i cili së fundmi edhe nga parlamenti evropian në dokumentin e strategjisë se zgjerimit u vlerësua me rezerva kundërshtuese, si i papërputhshëm me normat evropiane dhe që nuk garanton gjithëpërfshirje. Kundërshtitë tona për këtë projekt kanë qenë mbi të gjitha, se Kosova kurrë nuk e pranoi, se ky ishte e mbetet një projekt që e fut çështjen e Kosovës dhe rolin e shqiptarëve në Ballkan në një rrugë të dyshimtë e të paqartë”, deklaroi Alibeaj.

Më të lexuarat