BREAKING NEWS

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen paralajmërimet në takimet me deputetët e krerët e bashkive, ja ministrat që pritet të lëvizin

Edi Rama jep sinjale për ndryshime në qeveri, zbardhen
x

Politike

“Tirana e Prishtina bënë gabime të mëdha ”, ish-presidenti Bamir Topi sulmon Ramën

“Tirana e Prishtina bënë gabime të mëdha ”,

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi thotë se, Tirana dhe Prishtina kanë bërë gabim të mëdha në politikën e jashtme. Topi tha se, këto gabime kanë të bëjnë me politikën e jashtme në rajon dhe sidomos në marrëdhënie me Serbinë.

“Janë bërë gabime të mëdha në politikën e jashtme sidomos për politikën në rajon në marrëdhënie me Serbinë dhe Kosovën”, tha Topi duke iu referuar dhe idesë së minishengenit, ku shtoi se, “problemi është se filozofia dhe metodologjia ka qenë totalisht e gabuar”.

“Të shkosh në Beograd nuk është herezi, por jo të shkosh pa u konsultuar me faktorin shqiptar në Kosovë. Në ditët e sotme po ridel një tezë e Boris Tadiç, që pas vitit 2008 filloi të artikuloi se problemet Serbi-Kosovë duhet t’i zgjidhë Shqipëria. Por, Kosova ka autonominë dhe të drejtën të futet në diskutime dhe ne nuk mbajmë qëndrime parentaliste”, nënvizoi ish-presidenti.

Sipas Bamir Topit, i fituar nga kjo histori ka dalë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili nga një situatë e vështirë në arenën ndërkombëtare tashmë ndihet komod pasi ka forcuar lidhjet me Kinën dhe Rusinë ndërsa me SHBA ka një gjendje të ngrirë.

“Vuçiç për hir të së vërtetës ka luajtur shumë mirë. Ka ardhur fletëthirrja në momentin kur është rikonfirmuar me mbi 60% të votave. Nëse do të kishte gabuar në raport me Kosovën do ta kishin dërrmuar. Ka aktivizuar lidhe të forta me Kinën dhe Rusinë dhe ka gjendje stand by me SHBA”, tha ai.

Ish-presidenti madje shtoi se meritë që Vuçiç ndodhet në këto pozita favorizuese ka dhe kryeministri, Edi Rama. “Në mënyrë specifike z. Rama më shumë i ka hapur rrugë që Vuçiç të jetë një lider i preferuar në Evropë”, tha Topi.

Sipas tij kjo nuk është bërë me qëllim por nga padituria e marrëdhënieve politike dhe ndjenja ekzibicioniste e Ramës për të marrë një flamur që është shumë i vështirë për t’u mbajtur.