Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Tirana gati të mirëpresë 2500 vrapuesit e Maratonës, Veliaj: Ta fitojmë të gjithë bashkë këtë garë

Postuar: 13/10/2017 - 12:10

Tirana është gati për të mirëpritur rreth 2500 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës që do të marrin pjesë në maratonën që do të zhvillohen këtë të dielë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj zhvilloi një takim me organizatorët e Maratonës për të koordinuar detajet e fundit për mbarëvajtjen e këtij organizimi. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Maratona e Tiranës do t’i japë një impuls pozitiv edhe ekonomisë së qytetit, ndërsa bëri të ditur se numrit i lartë i pjesëmarrësve ka bërë që të gjithë hotelet t’i kenë të rezervuara dhomat. “Është hera e parë që Maratona është e certifikuar zyrtarisht, ndërkombëtarisht. Kjo do të thotë që edhe do monitorohemi në këtë aspekt, megjithatë besoj që do jetë një festë e  madhe për të gjithë Tiranën dhe ky grup ka në dorë cilësinë e kësaj feste dhe mbarëvajtjes së punëve. Ne presim si vrapues profesionistë rreth 2500 atletë nga 40 vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Azia e largët, Afrika, Amerika Latine, SHBA e Europa, pra është edhe një mundësi fantastike për të prezantuar si një kartolinë qytetin e Tiranës. Ne jemi në një situatë sot ku çdo shtrat hoteli është i rezervuar në Tiranë. Në këtë sens është diçka e mirë edhe për ekonominë e qytetit. Dua t’u bëj thirrje të gjithë restoranteve, bareve e lokaleve që të jenë mikpritës e të prezantohemi sa më mire”, theksoi Veliaj.

 Kreu i Bashkisë theksoi se në ndryshim nga viti i mëparshëm, itinerari i Maratonës së këtij viti është fokusuar tek qyteti. Itinerari i ri do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm sfidë, por edhe argëtim. “Kësaj here ne kemi një itinerar ndryshe të maratonës. Nëse herën e parë kishim një sistem linear në autostradën Tiranë-Durrës, tani kemi atë që quhet “City marathone”, pra një maratonë e fokusuar tek qyteti. Kjo do të thotë që do të jetë aksi i bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, “Zogu i Parë” I gjithë rrethrrotullimi i Unazës së Vogël me një hyrje në Bllok në rrugën “Ibrahim Rugova”, pastaj pranë Gardës për t’u rikthyer sërish tek sheshi  “Nënë Tereza”, që janë fillimi dhe fundi i maratonës. Për vrapuesit profesionistë do përdoret edhe aksi i rrugës së Kavajës deri tek Kisha Ortodokse, sepse gara është kalkuluar që të ketë 3 xhiro nga 7 për profesionistët dhe 2 xhiro nga 5 për të tjerët”, deklaroi ai.

 Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës. “Dua të ftoj edhe të gjithë qytetarët që në fakt nuk janë gati të vrapojnë këtë vit, por ndoshta do vrapojnë vitin tjetër, që të vijnë me familjet e tyre. Do të jetë një ditë e ngjashme me ditët pa makina që kemi pasur dhe besoj që ajo histeria e herëve të para kur bënim ditët pa makina, tani ka një konsensus të plotë. Jemi në një situatë ku qytetarët e kuptojnë që edhe Vjena bllokohet e gjitha kur ka maratonë, edhe Londra bllokohet e gjitha, edhe Bostoni, New York e Tokio”, tha Veliaj

 Kreu i Bashkisë u shpreh se janë rreth 660 vullnetarë që i janë bashkuar organizimit të kësaj Maratone, duke filluar nga Kryqi i Kuq, Emergjencat Civile, Rrjetin e Vullnetarëve, APR, ekipin e Tiranës, Marsi Basket, vullnetarët e organizuar nga Drejtoria e Promovimit të Qytetit, Eco Volis dhe shkollat e mesme të Tiranës.

 Ndërkohë, Bashkia ka nisur punën për njoftimin e qytetarëve për ndalimin e parkimit në zonat e garës; ndalim që do të fillojë sot në mesnatë. “Kolegët e Policisë së Shtetit dhe të Policisë Bashkiake do të jenë përgjegjës jo vetëm për respektimin e këtij ndalim qarkullimi, por edhe për informimin e qytetarëve qoftë gjatë ditës së sotme, qoftë gjatë së shtunës e të dielës. Ne tashmë kemi një eksperiencë me organizime të tilla prej Maratonës së parë të Tiranës por edhe prej Ditëve pa Makinë, prandaj besoj se kemi eksperiencën e duhur për ta menaxhuar mirë këtë proces”, u shpreh kreu i bashkisë.

 Në fund të fjalës së tij, Veliaj zbuloi edhe sfidën e tij të vrapimit për Maratonën e Tiranës. “Kjo nuk është një nga ato garat që duhet ta fitoj me shumë fiksim. Këtu jam vetëm për të marrë pjesë. Megjithatë ajo që duhet ta fitojmë të gjithë bashkë, është cilësia e këtij organizimi”, theksoi Veliaj.  

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 10/12/2017 - 19:56

Avokati Spartak Ngjela në një status në “Facebook” thotë se përmbytjet e ditëve të fundit në Shqipëri tregojnë vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve.

Postuar: 10/12/2017 - 18:02

Deputeti demkorat për qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia ka denoncuar përpjeket e policisë së Shkodres për arrestimin dhe kërcënimin e të rinjve që një ditë më parë vërshëllyen kun

Postuar: 10/12/2017 - 17:19

Kreu i grupit parlamenatr të LSI-së, Petrit Vasili nëpërmjet një statusi në “Facebook” thotë se kryeministri Edi Rama zhveshi policinë për vota, ndërsa sipas tij, he

Postuar: 10/12/2017 - 16:51

Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanović pritet të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Postuar: 10/12/2017 - 16:00

Deputeti socialist Ervin Bushati ka denoncuar aferat e Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës për shpenzimin e 1 milion dollarëve që u përdorën për lobim në Shtetet e Bashkuar të

Postuar: 10/12/2017 - 15:56

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani, në Ditën Botërore të Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut, thotë se në Shqipëri “një prej këtyre të drejtave tashmë të dh

Postuar: 10/12/2017 - 12:50

Nga Korça smbasadorja franceze në Tiranë, Christine Vasak ka komentuar situatën e Kryeprokurorit në Shqipëri duke deklaruar se Kushtetuta shqiptare e përcakton qartë kohëzgjatje