
E frikshme/ Bota në prag të luftës nukleare? Putin nënshkruan marrëveshjen me Lukashenkon: Do vendosim armë bërthamore në Bjellorusi

“Përçarje” brenda Kryesisë së PD/ Diskutohen dy skenarë për zgjedhjet e 14 majit, zbulohen EMRAT, ja si janë ndarë anëtarët

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Zgjedhjet lokale/ “Klone të Ramës”, Berisha shpërthen keq ndaj kandidatëve të PS: Duhet të arrestohen

“Do që të heqë non gratën, se në pushtet s’vjen dot”/ Ish-deputeti zbardh skenarin e Berishës dhe paralajmëron

Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Tjetër bonus për pensionistët në pranverë, qeveria gati propozimet për rritjen e pagës minimale dhe mbështetjen e strehimit për mjekët, ushtarakët e policët që kanë një familje të re

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 31 Janar 2023

Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar dje në rrjetet sociale se këto ditë ka vijuar punën dhe është kujdesur që të komunikojë për të sjellë politika të reja mbështetëse për grupet në nevojë. Ndryshe nga “Pakoja e Madhe” këtë herë në fokus të qeverisë është sektori privat. Edi Rama theksoi se punonjësit e sektorit privat, sidomos ata që punojnë në prodhim meritojnë më shumë. Ndër të tjera përmendi se qeveria do të punojë për të rritur pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore dhe të mbështesë me strehim mjekët, ushtarakët e policët që kanë një familje të re. Kryeministri nuk harroi të përmendte edhe pensionistët duke kujtuar se përfitimet nga taksa e jashtëzakonshme që do t’i vendoset eksportuesve më të mëdhenj të energjisë në pranverë do të shkojë për të moshuarit. Duke e kthyer në vëmendje “Pakon e Madhe” që ndihmoi grupet në nevojë, pensionistët dhe punonjësit e administratës, Rama thotë se është vënë re rritja e konsumit falë mbështetjes së qeverisë. Një këshillë e kishte dhe për situatën gripale akutale ndërsa përdori një shprehje të ‘tironcve’ për të treguar se nuk bëhet trimëri kur vjen puna tek shëndeti. “Fillim jave të mbarë. Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë se e hoqa vetë dhe s’të bën për burrë siç thonë tironcit. Nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për politikat e reja mbështetëse. Duke nisur nga pagat e reja minimale te pagat për kategori të veçanta burimesh njerëzore, mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht paga tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë. Na vjen mirë që pakoja e madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milionë përfituesit e saj dhe vihet re edhe në rritje të kënaqshme të konsumit. Pa diskutim që duhet akoma, sidomos me ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat sidomos ata në prodhim që duhet të paguhen më shumë dhe sa më parë. Së shpejti do t’i diskutojmë dhe vendosim në qeveri e patjetër t’i bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie të shumicës”, deklaroi Rama. Ndërkohë, kujtojmë se, mungesa e kreut të qeverisë në daljet publike është komentuar vazhdimisht nga opozita që pretendonte se ishte i frikësuar nga dosja amerikane e Charles McGonigal. Kjo shkaktoi zhurmë të madhe në Shqipëri, ku opozita nuk ndali sulmet ndaj Edi Ramës, për të cilin thonin se është i përfshirë në super skandal.
Kush përfiton e kush humbet nga rritja e pagës minimale?
Ndërkohë, rritja e inflacionit ka bërë që shumë qeveri të marrin masa përmes paketave ndihmëse e politikave fiskale që të ndihmojnë shtresat me të ardhura më të ulëta që janë edhe më të ndjeshme ndaj rritjes së çmimeve. Në këtë kontekst, veç ndihmës me para në dorë apo indeksimit të pagave e pensioneve, qeveria shqiptare ka ndjekur praktikën e rritjes së pagës minimale si një mënyrë për t’u siguruar më shumë të ardhura aty që marrin pak. Kryeministri ka paralajmëruar se do të ketë një rritje tjetër të pagës minimale. Kjo masë, në fakt shkon në favor të punonjësve me të ardhura të ulëta. Por e pashoqëruar me një masë tjetër lehtësie, rrezikon të kthehet në një barrë për biznesin. Sa herë rritet paga minimale, biznesi detyrohet të rrisë jo vetëm fondin e pagave që do paguajë, por edhe fondin për sigurimet shoqërore e shëndetësore. Në këtë mënyrë, e gjithë ngarkesa shkarkohet të biznesi, që po përballet gjithashtu me rritjen e kostove si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.
Më të lexuarat


Mblidhet kryesia e PS, ja çfarë pritet të vendoset

Nëse Kryesia vendos të dilni vetëm me emra për këshilltarë, do bëni fushatë me Berishën? Gazment Bardhi habit me përgjigjen

“Berisha ka qenë i prerë, pati një refuzim për bashkimin”/ Bardhi zbardh prapaskenat nga mbledhjet e PD për 14 majin: Për Tiranën nuk është vetëm Godole dhe Bejko, ka disa emra...

Zgjedhjet e 14 Majit/ “Nuk është betejë e demokratëve të përplasen me njëri-tjetrin”, Gazment Bardhi del me thirrjen e fortë

Tension brenda opozitës/ Berisha bën lëvizjen e papritur dhe voton kandidatët për këshilltarë bashkiakë, Alibeaj nxjerr emrat e 14 majit nga selia e re

Ish-deputetja e PS Elona Gjebrea: Anglezët e zakonshëm i duan shqiptarët, unë vetë kam jetuar atje

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

“Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!”/ Thirrja e fortë e deputetes për Berishën: Demokratët nuk duan të ndahen

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ e 'zbythi' nga zgjedhjet e 14 majit/ Berishës nuk i 'del' inati, merr vendimin
