BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x
BREAKING NEWS

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, ja kush është emri i njohur që kryeson garën

Garë e fortë/ Përfundon votimi në asamblenë e
x
BREAKING NEWS

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në banesa të pa legalizuara, banorët zotohen duke iu marr ‘hak’ ndaj politikanëve: Do bojkotojmë zgjedhjet, nëse nuk na...

132 familje në Shkodër prej ‘97-së jetojnë në
x
BREAKING NEWS

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes, avokati i ish-deputetit Bllako kërkon t’i pushohet çështja, zv/presidentit të FSHF Dervishaj i heqin dy akuza

Inceneratori i Fierit, GJKKO vendos kalimin për gjykim të dosjes,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt, alarmohet Garda e Republikës dhe merr në mbrojtje kryetarin e opozitës

Sali Berisha shton dozën e kërcënimeve ndaj Enkelejd Alibeajt,
x
BREAKING NEWS

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë së Transportit dhe Tatimeve për rritjen e çmimit të patentës, e cilëson në kundërshtim me ligjin dhe paralajmëron se do monitorojë tregun 1 vit

Autoriteti i Konkurrencës rrëzon marrëveshjen e Drejtorisë
x
BREAKING NEWS

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i bashkisë Bulqizë u arrestua pasi prishi pazaret e Belinda Ballukut

Qeveria shkarkon nga detyra Lefter Allën, opozita zbulon se ish-kreu i
x
BREAKING NEWS

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në Britani? Çuçi ultimatum Bravernan dhe zbardh bisedimet e takimit: Të amnistohen shqiptarët të cilët punojnë në...

Çfarë do bëhet me fatin e emigrantëve ilegal në
x

Politike

Tmerrohen serbët: Nis plani për të krijuar ‘Shqipërinë e madhe’, ja vendet që do të ‘rrëmbejë’ Tirana, mes tyre dhe ishulli i famshëm grek i Korfuzit, Perëndimi hesht

Tmerrohen serbët: Nis plani për të krijuar

Shqipëria e Madhe ka frikësuar Beogradin. Serbia po përpiqet të ndalojë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA dhe BE. Sipas medieve serbe, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ato madje shkruajnë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ky alarm në Serbi është ngritur pas takimit të rëndësishëm në datën 27 nëntor, një datë e shënuar në kalendarin e historisë së Shqipërisë dhe Kosovës, si dita e mbledhjes së parë të dy kuvendeve që nga shpallja e pavarësisë. Kuvendi i Shqipërisë, mirëpriti atë të Kosovës, në vigjilje të 110 vjetorit të pavarësisë së vendit tonë. Por nuk ishte ky thelbi, pasi serbët kanë folur shpesh për “Shqipërinë e Madhe”. Këtë herë, në mediat serbe është projektuar se si do të arrihet ky proces dhe kush janë vendet të cilat do të “rrëmbejë” Shqipëria. Media serbe “Blic” shkruan se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nënkupton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Përveç kësaj do të “zhvishen” edhe territoret e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas kësaj ideje, do të përfshihet Ulqini, Plava, Rozhajë dhe Podgorica (Mali i Zi), pastaj Kosova, Preshevska Dolina e Leskovcit, Vranja dhe Prokuplja (Serbi), Maqedonia perëndimore dhe Shkupi (Maqedoni), si dhe pjesën greke së bashku me Shqipërinë, e deri në Janinë. Sipas serbeve, ishulli i famshëm grek i Korfuzit do të bëhej pjesë e “Shqipërisë së Madhe”.

Sinjalet që po alarmojnë Serbinë

Kjo nuk është hera e parë që Serbia ka ngritur alarmin për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Në vitin 2019, mediat serbe hodhën hipotezën se  marrëveshja e nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Shqipërisë që realizonte unifikimin dhe koordinimin e politikave të jashtme, si dhe ambasadat e përbashkëta, shkëmbimin e personelit dhe përvojës nënkuptonte për Serbinë hapat e parë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Por jo vetëm kaq, Serbia i trembet faktit pse ndërkombëtarët nuk reagojnë kur ndodhin këto lëvizje mes dy vendeve.  Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e quajti në atë periudhë skandaloze heshtjen e SHBA dhe BE. “Është e tmerrshme që Prishtina dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje që tani kanë një politikë të jashtme të përbashkët. Kjo nuk është naive, kjo është jashtëzakonisht serioze. Skandali është se ne ende nuk kemi parë ndonjë reagim zyrtar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja”, tha Brnabiç, duke theksuar se e gjithë kjo po ndodh në një kohë kur BE-ja nuk mund të reagojë, sepse po formohet një komision i ri evropian, po zgjidhen anëtarë të rinj”. Akoma më i ashpër u shpreh shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i cili për këtë marrëveshje tha se “është përforcimi në themelet e Shqipërisë së madhe që po ndërtohet pa pengesa në zemër të Evropës”. Ai tha gjithashtu se Prishtina nuk mund të bëjë politikë të jashtme në mënyrë të pavarur, “sepse Kosova dhe Metohia janë pjesë përbërëse e Serbisë, e lëre më të ketë një politikë të jashtme të përbashkët me Shqipërinë”.

Kontrollet kufitare

Gjithashtu, një alarm u dha nga Serbia dhe në vitin 2022. Ishte pikërisht lajmi se do të hiqet kontrolli kufitar ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe njoftimet e zyrtarëve të caktuar se kjo është mënyra e duhur për të “mos perceptuar si dy vende të ndryshme”. Serbia ishte përsëri e shqetësuar për heshtjen e ndërkombëtarëve. Serbia e tha hapur se këto janë hapat për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Mesazhi i fortë i Haradinajt dhe Kurtit

Në vitin 2021, Serbia u alarmua dhe nga deklarata e Ramush Haradinajt dhe Albin Kurtit.  Ky i fundit është shprehur se do të krijohet Shqipëria e madhe nëse Serbia nuk e njeh Kosovën. “Do të vijë dita kur presidenti i ri amerikan apo Gjermania do të duhet të deklarojnë se çfarë do t'i thonë Kosovës në vitin 2024, 2025 apo 2026... Prisni të bëjmë diçka. As nuk e pranuam, as e lamë të ngrirë konfliktin, as nuk pranuam të ndahemi, por do të shkojmë në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbani mend këtë”, tha atë kohë Haradinaj. Nga ana tjetër ide të ngjashme ka edhe Albin Kurti. Edhe kryeministri kosovar nuk i ka fshehur aspiratat e tij të mëdha shqiptare dhe nga serbët është hedhur shpesh ideja se Kurti po kërkon krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Heshtja e Perëndimit

Pra në të gjitha reagimet nga Serbia, shqetësimi i tyre kryesor është heshtja e Perëndimit kur flitet për bashkimin e shqiptarëve. Ish-shefi i diplomacisë, Vladislav Jovanoviq, thotë për  mediat serbe se gjithë kjo është pjesë e politikës së rrumbullakimit të presionit të vazhdueshëm ndaj Serbisë, për ta dobësuar atë psikologjikisht, për të dobësuar vullnetin dhe besimin e saj se do të mund ta mbajë Kosovën. “Në njërën anë, Kurti vazhdimisht provokon Serbinë që të futet në të ashtuquajturën zonë gri dhe reagon më ashpër ndaj provokimeve, dhe nga ana tjetër, Perëndimi po shtyn një plan misterioz për Kosovën, duke lënë të kuptohet, pra pranimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe përfundimi i procesit të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve në fillim të vitit të ardhshëm. Mirëpo, kjo është një kalkulim pa hanxhi, sepse sipas të gjitha postulateve dhe normave ndërkombëtare. Perëndimi hesht për të gjitha këto sepse ata dhe Shqipëria dhe po ashtu Kosova po udhëheqin të njëjtën lojë të varfërimit të Serbisë. Kjo u shkon për shtatë atyre,  strategjia për ta bërë vendin tonë sa më të vogël, prandaj nuk e kanë problem aspiratat e mëdha shqiptare”, tha ai.

Më të lexuarat