Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Topalli ironizon Ramën: I vuri Kryeministrisë strehë të kapur me tela, nxori kërpudhën, i tregoi Merkelit zyrën me insekte që rrethonte Ismail Qemalin, sjellje servile

 Topalli ironizon Ramën: I vuri Kryeministrisë strehë të kapur me tela, nxori kërpudhën, i tregoi Merkelit zyrën me insekte që rrethonte Ismail Qemalin, sjellje servile

Postuar: 09/07/2015 - 14:04

Ish-kryeparlamentares Jozefina Topallit, nuk i kanë pëlqyer ndryshimet e kryeministrit Rama në Kryeministri dhe as batutat që ai ka bërë me Kancelaren Merekel, duke i quajtur ato një sjellje servile.
 
"Kryeministri na nderoi. Kryeminsitrisë, i vuri një strehë të kapur me tela të trashë për fasadë, si ato të shtëpisë. Natyrisht pa leje, në kundërshtim me ligjin. Kush thotë që shteti ynë nuk është serioz. Rama harxhoi ditë të tëra dhe nxori kërpudhën, pastaj i tregoi zyrën, murin me insekte që rrethonte Ismail Qemalin. Nuk pashë aty breshkën. Në një sjellje që duket gati servile, tregoi barsoletën e përjetimit të shqiptarëve kur gjermanët bëjnë gol. Për ta mbyllur lideri porositi pyetjen, por Merkel i tha se lider është demokraci", tha Topalli në seancën e sotme.
 
Topalli u ndal te pyetja se çfarë i ka shtyrë shqiptarët të largohen në masë që sipas saj nuk është parë ky migrim prej fillim viteve 1990.
 
“67 % e  të rinjve shqiptarë duan të largohen nga vendi. Sipas statistikave 5000 shqiptarë ikin nga vendi. Problemi është se pse eksodi i muajve të fundit ka marrë këto përmasa, pse 67 % e të rinjve s’kanë më shpresë. Merkel e prerë një vend nuk mund të jetë evropian nëse ka qytetarë që kërkojnë azil. Ata nuk kanë më shpresë. Korrupsion një monstër i përhapur kudo. Sot dy njerëz kanë kapur një superpushte një përbindësh numrash. Nuk ka vizion tjetër veç benotozimit. Rilindja ka dështuar. Nuk mund të vijoni ëthanin kek mbi shpinën e një populli që po zbrazet duke ikur për azil", u shpreh ajo.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2019 - 23:55

Kamerat kanë kapur një moment të veçantë sot nga dalja e Presidentit të Republikës Ilir Meta nga

Postuar: 21/11/2019 - 22:42

Ish-deputeti i PD, Flamur Noka, i ftuar në “360 gradë”, ka deklaruar se Vettingun po

Postuar: 21/11/2019 - 22:02

Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kryeministri i ardhshëm i Kosovës ka

Postuar: 21/11/2019 - 21:53

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri publikoi sot një deklaratë për shtyp, ku

Postuar: 21/11/2019 - 21:50

I ftuar në emisionin “Open”, Albin Kurti deklaroi se ka patur gjithnjë debate të fort

Postuar: 21/11/2019 - 21:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili është edhe kandidati kryesor për të qenë kr