Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Topalli në fb: Letra klithëse e një maturanti!

Topalli në fb: Letra klithëse e një maturanti!

Postuar: 07/09/2016 - 22:06

Jozefina Topalli ka publikuar në rrjetet sociale një letër të një maturanti.

Në të se ndryshimi i formulës dhe i sistemit në tërësi për maturën shtetërore përbën një akt të papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit arsimor.

Ja shkrimi i plotë: 

Letra klithëse e një maturanti.

"Ndryshimi i formulës dhe i sistemit në tërësi për maturën shtetërore përbën një akt të papranueshëm për mbarëvajtjen e procesit arsimor. Nuk mund të ndryshohet sistemi brenda një viti, për nxënës që kanë tri vite që studiojnë në varësi të një formule që do t`i nxirrte ata të suksesshëm për maturën shtetërore. Nga muaji janar kur u imponua sistemi i ri deri në maj, janë ndryshuar të paktën 5 herë formulat e llogaritjes së pikeve, duke na lënë tërësisht të hutuar përballë këtyre ndryshimeve.Vijmë te provimet e maturës.Vështirësia ishe rritur deri në atë pikë sa 20%be maturantëve rezultuan ngelës në matematikën bazë. Këtë vit u implementua programi i Toeflit për anglishten e thelluar. Mënyra se si u testua ky sistem pilot ishte tërësisht diletanteske. Janë mbajtur me mijëra maturantë të mbyllur për orë të tëra, gjer pasdite, të pangrënë, të etur për ujë, me magnetofona për seksionin listening në gjëndje të mjerueshme teknike. Ka patur informacione që në shkollën "Ismail Qemali" nxënësit filluan të protestonin ndaj këtyre kushteve dhe ka qënë zv/Ministrja Nora Malaj që ka ndërhyrë për të qetësuar situatën. Si rrjedhojë e ketyre vështirësive qindra maturantë nuk arritën të merrnin notën që meritonin, jo prej emociononeve dhe as prej paaftesisë, por prej burokracisë së kalbur që karakterizon arsimin shqiptar. Deri dy ditë përpara se të hapeshin aplikimet shumica prej nesh nuk ishin në gjëndje të kuptonin formulën që do të përdorej për kalimin në univeristet. Fatkeqësisht formula do të ndryshohej edhe njëherë brënda 24 orëve paçka se kjo gjë nuk pranohet nga autoritetet. Nota mesatare që u paraqit tek formulari famëkeq IAL ishte 0.4 -0.6 pikë më e ulët se ajo e shkollës. Arsyen e kësaj uljeje do ta shpjegoj më poshtë. Këtë vit pjesë e këtij formulari u bënë edhe universitetet private. Flitet se i është dhënë më shumë hapësirë universiteteve private sesa atyre publike, duke iu hequr mundësinë maturantëve të aplikojnë lirshëm për ato degë ku ata ndihen më të aftë. Tarifa që paguhet është një akt tjetër korruptiv, i cili nuk na bën më përshtypje nga luzmi i madh i padrejtësive në këtë vënd. Të paguash 2000 lekë të reja për të mirembajtur sistemin elektronik është një vjedhje e pastër që na bëhet të gjithëve. Mjafton të bësh një llogari të thjeshtë për të kuptuar zhvatjen që i bëhet 40000 maturantëve në të gjithë Shqipërinë. Ka patur një mungesë të plotë të kçshillimit të karrierës dhe terr informativ për sa i përket kritereve të mesatares që kërkojnë fakultetet. U mjaftuan vetëm të japin grup-preferencat për çdo fakultet sikur ne nuk e dinim se çfarë kërkonte Historia, Gazetaria, etj. Hymë në Maturë të qeshur siç na tha bejlerja e arsimit dhe dolëm të ngërdheshur nga dhimbja.

Shënim: I pyetur nëse dëshironte ti shënohej emri apo të mbetej anonim, nxënësi u përgjigj: "Derisa të fitoj të drejtën për fakultet anonim, sepse nuk i dihet ç'mund të të bëjnë këta kriminelë".

Shpërndaje.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/11/2019 - 22:19

Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me qëndrimin e tij ndaj ambasadorëve që vijnë në Shqipëri, marrë shkas dhe nga fakti që shpalli non-grata ambasadorin e OSBE-së Bernd Brochardt.

Postuar: 18/11/2019 - 22:14

Presidenti Ilir Meta duke folur për për Gjykatën Kushtetuese tha se do të rikthejë besimin tek re

Postuar: 18/11/2019 - 22:05

Presidenti Meta nuk i ka kursyer akuzat e ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit sërish.

Postuar: 18/11/2019 - 21:58

Grida Duma ka deklaruar se investimi kinez i rrjetit 5G në Shqipëri do të jetë një rrezik edhe pë

Postuar: 18/11/2019 - 21:56

Neritan Ceka në emisionin “360 Gradë” e ka krahasuar kryeministrin Edi Rama me Haxhi

Postuar: 18/11/2019 - 21:44

Kreu i shtetit, Ilir Meta hodhi përsëri akuza të forta ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani, për