
Fatos Klosi dhe Petro Koçi: DASH goditje nën brez armiqve të reformës në drejtësi, Meta-Berisha dyshja më e shqetësuar

“Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE-së!”, Zef Mazi mesazh të qartë forcave politike: Ky është objektivi ynë

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Janar 2021

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ka zhvilluar një takim online në lidhje me hapjen e negociatave me BE-në.
Zef Mazi, kryenegociatori kryesor i Shqipërisë me BE-në, tha gjatë takimit se topi mbetët në portën tonë, për sa kohë nuk është më fushën e BE-së.
Sipas tij, forcat politike duhet të vazhdojnë me përpjekjet përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare.
"Edhe presidenca portugeze e ka në prioritet brenda këtij simetri, kjo kohë kërkon angazhim të plotë. Ne jemi të vetëdijshëm se negociata do të zhvillohen me metodologjinë e re, do jetë më rigoroze. Sipas metodologjisë së re, nëse nuk do të ketë progres do të ketë regres.
Të vazhdohet sjellja evropiane në politikën e jashtme, objektivi ynë është që të bëjmë progres pa u ndal, kjo nënkupton konsensus dhe komunikim në politikën e brendshme.
Në BE nuk integrohen partitë politike, unë besoj që duhet të flasim në një zë, me vepra po integrimit në BE. Rezultatet dhe rritjet tona, janë domethënëse, topi mbetet në portën tonë për sa kohë nuk është më në fushën e BE. Duhet të vijojmë përpjekjet në të gjitha forcat që të zbatojmë vendimin e tij të marsit 2020 me miratimin e kornizës negociuese dhe miratimin e datës së konferencës së parë qeveritare. Unë shpresoj se në paraqitjen e herës tjetër besoj se do të kem mundësinë që të jap lajme të mira”, tha Mazi.
Më tej ai ka raportuar punën e bërë deri më tani nga Shqipëria për integrimin në Bashkimin Evropian.
"Viti 2020 ishte i vështirë, BE kishte në zhvillim e sipër miratimin e tre dosjeve madhore, marrëveshja për daljen e Britanisë, miratimi i buxhetit afatgjatë, dhe me pllakosjen e pandemisë kishte planin e rimëkëmbjes. Me këto 3 dosje të mëdha, vend të veçantë zinte dhe paketa e zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriu., Në 2018 komisioni propozoi hapjen e negociatave, dështimi i unionit për të marrë vendi pozitiv në 2019, u konsiderua nga kryeministri italian si ‘gabim historik’. Në 2020 Këshilli vendosi hapjen e negociatave, pas këtij vendimi objektiv mbetet ,mbajtja e konferencës së parë qeveritare. Vendimi politik për hapjen e negociatave u mor 25 mars 2020, konferenca e parë do të mbahej sa më shpejt, kështu ishte e shkruar, deri atëherë vendi duhet të ketë përmbushur kërkesat specifike. Bazuar në ndarjen e qartë se jo të gjitha kërkesat e renditura duhet të përmbushen para konferencës së parë, u hartuan masat për caktimin e prioriteteve, sipas këtij këndvështrimi plani i veprimin përcaktoi hapat që duhet të përmbushet Miratimi i Reformës Zgjedhore, sipas OSBE-ODIHR, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, Ngritja e SPAK dhe BKH, forcimi kundër luftës se Korrupsionit. Këshilli i 25 marsit përcaktoi dhe përparësi të tjera. Puna konkrete ishte vijimi pa u ndalur i reformave,
Në 5 qershor Këshilli politik përfundoi draftin, u arrit marrëveshja ndërpartiake. Ndryshimet në Kod adresojnë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë. Emërimi i 3 kandidatëve mundësoi funksionimin e një prej dhomave. Është plotësuar dhe kushti tjetër. SPAK dhe BKH është plotësisht funksionale. Zhvillimet e mësipërme përmbushin kushtin, lufta kundër korrupsionit është shënuar progres. Rezultate të prekshme arritën përfshirë bashkëpunimit me vendet e BE-së”, tha Mazi.
Më të lexuarat


Alaudin Malaj në hall të madh, bashkëshortja i merr pasurinë, ish-gjyqtari nis paditë ndaj kolegëve që e elanë në baltë

Bujar Leskaj: PD do të ketë vëmendje të shtuar ndaj rinisë, do ndalim emigrimin dhe do ti angazhojmë në vendimmarrje

PD prezanton programin për energjinë, Basha: Do të zgjidhen problemet e përmbytjeve dhe riparimit të dëmeve nga tërmeti

Presidenti bllokon koncesionin e Rinasit, sulmon bizneset shqiptare dhe rreshtohet krah kinezëve, ja si ju dha aeroportin në 2016

A u bashkua me ta edhe Bamir Topi?/ Del ‘tymi i bardhë, Partia Demokratike regjistron koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit, Basha jep mesazhin e rëndësishëm (Lista e plotë)

PD hyn si koalicion në zgjedhje, Basha merr pas vetes 13 parti, ja marrëveshja me Topin, Mediun, ballistët dhe legalistët

Bardhi dhe Paloka: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro, kjo gjendje do të marrë me patjetër fund në 25 Prill, PD do sjellë ndryshimin

Vuloset ndarja mes PD dhe LSI, ja si Basha nxori jashtë loje Kryemadhin dhe acaroi presidentin, palët të ndara në zgjedhje

Shuplaka e fortë e SHBA për Metën dhe Berishën, Dvorani hoqi dorën kriminale nga sistemi i drejtësisë, gjyqtari shpërfill akuzat e presidentit

Ilir Meta sulmon amerikanët, titullin për Dvoranin e cilëson si fletë lavdërimi nga të partisë së punës, kërcënon me arrestime pas 25 prillit
