BREAKING NEWS

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet
x
BREAKING NEWS

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e kupolës së Policisë së Shtetit për vitin 2022, nga Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupi, te Altin Qato dhe Edmond Rizai, ja kush është drejtuesi më i pasur dhe më i varfër...

Shqipëria zien nga përgjimet e “SKY”, zbardhet pasuria e
x
BREAKING NEWS

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si ushtar të Shkëlzen Berishës në demontimin e armëve në Gërdec, SPAK e merr për herë të parë sot në pyetje

Ja si e tradhtoi sekretarja Aldo Bumçin, implikoi direkt ish-ministrin si
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i shiti demokratët tek “kasapi” Ilir Meta, Evi Kokalari zbardh prapaskenat e bujshme dhe i kërkon deputetit të njohur të bëjë kujdes nga sulmet e Rithemelimit

Sali Berisha krijoi “Foltoren” për hallin e tij personal dhe i
x
BREAKING NEWS

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri çmimi i naftës ngelet në stratosferë edhe pse në bursat ndërkombëtare është ulur me 7 dollarë vlera e fuçisë së “arit të zi”, ekspertët ngrenë alarmin

Nuk ka fund batërdia ndaj qytetarëve, në Shqipëri
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do
x
BREAKING NEWS

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës:
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me
x

Politike

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë

Mjaftojnë vetëm mbështetja e provokimeve të fundit të lojërave të errëta ruso-serbe që po ndezin Veriun e Kosovës për të zbardhur të gjithë të zezat antikombëtare të kryeministrit Edi Rama me lidershipin në Prishtinë. Nuk po flasim për zullumet që Rama i ka bërë Shqipërisë, por për “thikën” e tij që ka prekur të gjitha trojet shqiptare. Në një kohë që në të gjithë botën po lobohet fort që Kosova të njihet si shtet i pavarur, ku Perëndimi është investuar më fuqishëm se kurrë që edhe vendet e tjera përveç Serbisë të pranojnë Prishtinën si shtet me simbolet dhe me hartën e saj, kreu i qeverisë shqiptare vazhdon të mbështesë fuqishëm vëllain e tij Vuçiç edhe pas sulmit terrorist që përfshiu Veriun ku mbeti i vrarë një polic kosovar. Në karrierën e tij politike, Edi Rama historikisht është orientuar nga një aleancë me Serbinë. Mund të thuhet hapur se nëse Esat Pashë Toptani do të ishte gjallë sot dhe do të ishte në vend të Edi Ramës si kryeministër dhe kryetar i PS-së, ai do të sillej dhe do të fliste njëlloj siç sillet dhe flet sot Edi Rama në pushtet. Fakti që Edi Rama po tradhton shqiptarët, është një gjë që e bën atë të ngjashëm me Esat Pashë Toptanin, i cili ka qenë mik dhe aleat i madh i serbëve.


Esat Pashë Toptani shiti kufijtë e Shqipërisë dhe dëmtoi në mënyrën më të rëndë atdheun si askush tjetër. Ai u mbështet fort nga Serbia dhe Rusia për të realizuar qëllimet e tij, ndërsa Rama shfaqet sot si një serborus i ri i deklaruar, avokati më i zjarrtë i Vuçiçit dhe Serbisë, i cili ka nxjerrë në pazar kufijtë në Veri me deklaratën e tij provokuese që KFOR të marrë nën patronazh Veriun duke zhdukur nga territori shtetin kosovar. Ai kërkon të nxjerrë jashtë loje Albin Kurtin, “Ismail Qemalin” e ri që po tregon një rezistencë të jashtëzakonshme ndaj serbëve e rusëve. Me karakterin e tij të Kurti fortë tregoi që është një simbol i trimërisë dhe heroizmit.


Historia flet qartë, pasi tradhtari Edi Rama po vepron njësoj si Esat Pashë Toptani, i cili në 1913, pasi shiti Shkodrën shkoi në Vlorë gjoja për t’ u bashkuar me Ismail Qemalin që kishte shpallur pavarësinë e Shqipërisë. Por në fakt Esat Pasha shkoi për të pastruar fytyrën e ndotur nga tradhtia me mjekrën e bardhë të Ismail Qemalit. Por ky i fundit, vlonjatët dhe patriotët e mbledhur në Vlorë me qeverinë e përkohshme, e zbuluan shpejt cili ishte, nuk u gënjyen nga “shpjegimet” e tij për tradhtinë në Shkodër. Ismail Qemali nuk pranoi të bëhej pis nga Esat Toptani. Edhe Albin Kurti po vepron pikërisht si Ismail Qemali. Ai nuk ka rënë pre e kamuflimeve të Ramës i cili shfaqet shpesh me një gjuhë të rënduar patriotike, si në rastin e KFOR kur e quan të gjithin NATO. Rama gjithë këto kohë është përpjekur të shfaqet si lideri kryesor rajonal bashkë me Vuçiçin për çështjet e nxehta të Ballkanit, pa përfillur Kosovën, duke u përpjekur ta izolojë sa më shumë, por Albin Kurti i vërtetoi të kundërtën. Ramës i ka ngecur sharra në gozhdë edhe pse deklaroi lajmin e pavërtetë se lideri kosovar do të shpallet “non grata” nga SHBA. Albin Kurti jo vetëm nuk u shpall, por tani ka gjithë ndërkombëtarët me vete. Por nuk ishte vetëm kjo goditja më e madhe. Dështimi i Ballkanit të Hapur, të cilin Rama e Vuçiç e paraqitën përpara botës si projektin e paqes e bashkëpunimit rajonal, por që Lavrov e demaskoi si projekt ruso-serb. Albin Kurti u tregua i zgjuar dhe nuk e futi Kosovën në pazaret dhe lojërat ruso-serbe. Tradhtia e Ramës ndaj Kosovës arriti deri aty sa anuloi dhe një mbledhje të përbashkët të qeverisë së Tiranës dhe Prishtinës vetëm për të kënaqur interesat e Serbisë. Por në fund këtij kryeministri anti-shqiptar iu tregua vendi dhe ishte Albin Kurti që demaskoi postin e tij sekret që ka mbajtur gjithë këto kohë, si “kryeministri më i mirë” që ka patur ndonjëherë Serbia.

Më të lexuarat