
SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Tradhtia e ka emrin Edi Rama, ja si kryeministri shqiptar po “i ngul thikën pas shpine” Kosovës, zëri i tij në unison me serbet Vuçiç dhe Daçiç

Shkruar nga SOT.COM.AL 29 Shtator 2023

Kryeministri Rama vazhdon të jetë në një linjë me presidentin Vuçiç dhe ministrin e Jashtëm Daçiç pas tensioneve që kanë shpërthyer sërish në Veri ku mbeti i vrarë një polic kosovar nga sulmi terrorist i organizuar nga serbët. Ai ka deklaruar se KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Këtë e kërkon vetëm Serbia. Është artikuluar qartë së fundmi nga presidenti serb, por edhe besniku i tij Daçiç. “E përsërita kërkesën që sigurinë në veri të Kosovës ta marrin pjesëtarët e KFOR-it, i cili ka kapacitete për të parandaluar veprimet e dhunshme të Prishtinës”, ka thënë Vuçiç. Fjalët e liderit serb më pas i përsëriti Rama.
Vetë KFOR, por edhe qeveria e Kosovës ka kërkuar kryesisht shtimin e trupave në Kosovë referuar kërcënimit dhe akteve të vazhdueshme të agresionit nga ushtria e Serbisë në kufi me Kosovën, por jo nxjerrjen jashtë loje të forcave të Kosovës. Edhe lideri Albin Kurti tha së fundmi se është Policia e Kosovës ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR.
Gjithashtu dhe presidentja Osmani në çdo bisedë dhe takim me partnerët dhe aleatët e ka sqaruar se mandati i KFOR-it, është vetëm si reagues i tretë dhe në mbështetje të Policisë së Kosovës si reagues i parë dhe institucioni kyç për sundimin e ligjit dhe sigurinë në secilën pjesë të territorit të saj
Ndërkohë, kryeministri doli edhe kundër qëndrimit të mbajtur nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken. Në një qëndrim të mbajtur para dy ditësh, kryediplomati amerikan tha se Policia e Kosovës “ka përgjegjësi të plotë për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës”. “SHBA-ja njeh dhe respekton rolin e Policisë së Kosovës si reaguesja e parë për situata të emergjencës dhe krizave”, tha Blinken dy ditë më parë.
Pasi të gjithë e masakruan me qëndrimin anti-shqiptar që mbajti, Rama ka reaguar sot ndaj tyre duke tentuar të justifikojë propozimin e tij. Ai shpreh se ka biseduar me ndërkombëtarët, teksa akuzon Prishtinën se po i fryn tullumbaces së konspiracionit. Madje ai arrin deri aty sa thotë se KFOR është NATO. Por trupat e KFOR-it, janë nga 27 shtete të botës, kanë për mandat që të ofrojnë mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.
Por qëndrimi i tij anti-shqiptar nuk është diçka e re, pasi 10 vitet e tij në pushtet kanë qenë të mbushura me tradhti ndaj Kosovës. Ai arriti deri aty sa çoi në anulimin e një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë më 14 qershor në qytetin e Gjakovës. Por jo vetëm kaq. Të “zezat” e tij nuk numërohen.
Vuçiç ka tentuar shpesh të ndezë konflikt me Kosovën duke iu çuar ushtrinë në kufi. Është ky personazh, i cili është marrë në mbrojtje nga Rama duke përdorur në këtë mes dhe nismën e “Ballkanit të Hapur”.
Gjithë këtë periudhë kryeministri shqiptar ka sulmuar ashpër lidershipin kosovar për shkak se nuk pranonte të bëhej pjesë e këtij projekti, i cili është kundërshtuar fort nga Albin Kurti për shkak të qëndrimeve anti-shqiptare të Vuçiçit që nga pas fshiheshin interesa ruse. Koha e vërtetoi se Prishtina kishte të drejtë.
“Ballkani i Hapur” i dyshes Rama-Vuçiç thjesht ka ndërruar emër, por qëllimet i ka të njëjta. Planet ruso-serbe për shqiptarët u ringjallën për herë të parë për publikun në takimin e mbajtur më 10 tetor 2019 në Novi Sad të Serbisë, ku dyshja Rama-Vuçiç prezantuan projektin si një nismë për të bashkuar rajonin, por në prapaskenë si qëllim për të krijuar një Jugosllavi të Re, ku si projekt ishte një lojë e Beogradit dhe e Rusisë si sfidë ndaj NATO dhe Bashkimit Evropian. Projekti shumë qartë shfaqet si minues për të ardhmen e shqiptarëve, pasi nostalgjikët e Millosheviçit dhe Jugosllavisë, vazhdojnë të tentojnë të tërheqin në vallen e tyre edhe Kosovën e cila tani është shfaqur totalisht kundër me manovrat e dyshes Rama-Vuçiç për të ngjallur kohën e Millosheviçit.
Ishte Sergei Lavrov, i cili më 6 qershor të vitit 2022 e demaskoi këtë projekt, si pjesë e një diversioni për të futur vendet e Ballkanit në sherr me Brukselin. Kryediplomati rus tha vjet se Ballkani i Hapur është një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështet këtë pavarësisht kundërshtimeve të Brukselit. “Natyrisht ata që po i tërheqin fijet në Bruksel nuk e donin këtë, ata nuk donin që ne të shprehnim mbështetjen për Beogradin, duke përfshirë projektin Ballkani i Hapur. Tani është e qartë për të gjithë se Brukseli, NATO dhe BE duan të kthejnë Ballkanin në projektin e tyre të quajtur Ballkani i Mbyllur”, tha Lavrov. Kjo ishte një ndër deklaratat më të forta të bëra për herë të parë nga Rusia në lidhje me Ballkanin e Hapur. Pra u konfirmua se Ballkani i Hapur i dyshes Rama-Vuçiç ishte një pjellë e Rusisë. Kjo situatë tregon qartë se Rama nuk ka as autorizim, as kredibilitet e as të drejtë të falë, flasë e pajtohet për Kosovën, as për të ardhmen, as për të tashmen e edhe më pak për të shkuarën.
Më të lexuarat


Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Kuvendi përfshihet sërish nga kaosi dhe dhuna, deputetët e Rithemelimit ndezin tymuese dhe tentojnë t’i vënë flakën karrigeve pirg në foltore, Noka dhe Vokshi kallëzohen në SPAK, ja akuzat që rëndojnë mbi ta dhe sa vite burg rrezikojnë

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

“Duhet shkëputur PD-ja nga mentaliteti totalitarizmit.” / Plas debati i ashpër mes deputetit të Berishës dhe gazetarit për kuvendin e 2 dhjetorit: Argita vjen si...

Ndarja nga jeta e aktorit Mirush Kabashi, reagon Basha: Ikonë e artit shqiptar! Do të mbetet i paharruar

“Betimi është çështje administrative”/ Gazetari i njohur shpërthen ndaj çështjes Beleri: Rama nuk pyet për gjykatën, drejtësia e pavarur “një përrallë me mbret”

Basha takim me kongresmenin amerikan, shigjeton Berishën nga SHBA: Prioriteti im, lufta ndaj të korruptuarve

“Duhet të bëhet një reformë e Kodit Zgjedhor”/ Spaho zbulon planet e mosbindjes civile: Jemi për zgjedhje të parakohshme, por...

“Ka bërë zullume të mëdha në këtë vend”/ Berisha nuk iu përgjigj sërish SPAK-ut, Klosi bën paralajmërimin e fortë: Kjo dosje nuk është asgjë
