BREAKING NEWS

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet për emërimet brenda Partisë Socialiste dhe ia numëron ‘një nga një’ kryeministrit: I emëron Rama sikur është shefi i Shtabit. Si kjo situatë nuk ka pasur ndonjëherë

“PS është shkërmoqur si parti”/ Spartak Braho flet
x
BREAKING NEWS

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu tregon kur vjen kthesa e madhe dhe si parashikohet fundjava

Rrebeshe të forta dhe stuhi/ Moti bën ndryshimin drastik, meteorologu
x
BREAKING NEWS

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak Braho hedh dritë mbi skandalin e madh me rrugën Kardhiq-Delvinë: Aferë korruptive! Balluku pjesë e oligarkisë së kryeministrit. Ai është megaloman dhe…/ Rama i ka hipur...

“Ka filluar që kur ishte ministër Olldashi”, Spartak
x
BREAKING NEWS

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të drejtë"/ Spartak Braho plas deklaratën e fortë për aferën e inceneratorëve: Skandali është kaq i fortë sa…Ja pse Rama nuk e jep dorëheqjen. A do ketë fundin e Musolinit?

"Ka nja dy deputetë që kundërshtojnë me të
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska të destabilizojë Shqipërinë, protesta e 7 korrikut mund të prodhojë viktima

Frrok Çupi: Meta-Berisha kanë marrë urdhër nga Moska
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal ndaj presidentit, akuzohet së bashku me Kryemadhin për fshehje pasurie, në “filtër” dhe 8 zyrtarë të LSI

Rëndohen pozitat e Metës, SPAK regjistron tjetër procedim penal
x
BREAKING NEWS

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të PD dhe si do e përzërë Sali Berishën pasi gjykata të rrëzojë “Foltoren”

Ja strategjia e Lulzim Bashës për të ardhur në krye të
x
BREAKING NEWS

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të “trazojnë” politikën shqiptare pas 24 korrikut

Ja kur ikën Ilir Meta nga Presidenca, 3 skenarët që do të
x

Politike

“Trafikantët po përdorin një metodë të re”, Klodiana Lala zbulon detaje të reja: Lufta mes grupeve kriminale bëhet për të zotëruar...! Në kazanët e mbeturinave fshihet kokainë

“Trafikantët po përdorin një metodë të re”,

Gazetarja Klodiana Lala ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për sasinë e kokainës të kapur në portin e Durrësit.

Klodiana Lala tha se lufta mes grupeve kriminale është se kush do të ketë kontroll mbi portin e Durrësit, ndërsa zbuloi edhe disa detaje rreth aktivitetit të trafikimit të kokainës. Gazetarja theksoi se punonjësit e mirëmbajtës mbikëqyren nga policia pasi, në kazanët e verdhë të mbeturinave fshihen pako me kokainë.

“Sipas informacioneve që disponoj, ka dyshime që trafikantët po përdorin një metodë të re përmes droneve. Po vendosin drone dhe po arrijnë të marrin sasinë e drogës. Se çfarë dronësh janë nuk dihet, por ideja është që shumë sasi merren me dron. Të gjitha historitë e drogës në Shqipëri , asnjëherë nuk është shkuar tek nivelet e larta dhe nuk janë prekur ata që konsiderohen bosët e kokainës,.”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Pjesë nga biseda në studio:

Kasapi: Mendoj se kemi një barrierë të madhe të ngritur nga ndërkombëtarët. Në Shqipëri i kemi parë përfundimet e operacioneve.

Karamuço: Në rastin e qymyrit jemi para një specifike, sepse çantat e futura brenda qymyrgurit duhet të kemi dy forma. Në rastin e Shqipërisë nuk di pse nuk është përdorur metoda e dorëzimit të kontrolluar. Ka një fakt interesant se nuk kemi pajisje të detektimit të ngurtë.

Kasapi: Në Shqipëri ka mbërritur kokainë vaj palme, në Fier. Ne nuk dimë se çfarë ndodh edhe me tregun vendas, ne kemi ngelur tek hashashi, por çfarë ndodh me kokainën, a ka konsumator? nëse kokaina konsiderohej për elitën, tashmë nuk është më ashtu. Në zona nëse mund t’i quajmë të varfra ka shpërndarës kokainë. Ne mendojmë se është për transporte, por duhet të kuptojmë edhe tregun vendas. Në Ekuador autoritetet kishin dijeni për mënyrën se si nxirrej droga, ata kanë informacion se si del kokaina. Është e vështirë që në këtë momente të fusësh kokainë përmes porteve se ka kontroll të shtuar në Kolumbi. Ka një metodë të quajtur anija karantinë.

Lala: Pyetja më e madhe është kush e kontrollon portin? Kemi pasur edhe të vrarë, lufta mes grupeve kriminale bëhet se kush do të ketë kontroll mbi portin në Durrës. Pra përmes atyre kazanëve të verdhë që marrin mbeturinat, brenda tyre ka pako me drogë, kokainë dhe fokusi i policisë është të mbikëqyrin punonjësit e mirëmbajtjes në port. Kjo na çon në një pikë tjerë se ku janë të lidhura grupet e Elbasanit? Në Brazil dhe Kolumbi.

Më të lexuarat