
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Tragjedia e Gërdecit, shtyhet më 23 mars seanca paraprake në GJKKO, ish-ministri Fatmir Mediu nuk u paraqit në gjyq, familja Durda bën thirrje për drejtësi

Shkruar nga Dario VELAJ 9 Mars 2023

Është shtyrë seanca paraprake gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen “Gërdeci”. Shkak u bë mosparaqitja në seancë e prokurorëve të dosjes në fjalë, bashkë me të pandehurin kreun e Partisë Republikane, deputetin Fatmir Mediu. Për rrjedhojë, gjyqtarja e ngarkuar për gjykimin e dosjes “Gërdeci”, Irena Gjoka vendosi që seanca të zhvillohet në 23 mars. Të pranishëm në GJKKO ishin avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu, Ardian Visha dhe Henrik Ligori. Anulimi i seancës së djeshme zhgënjeu familjen Durda, e cila humbi fëmijën e saj 7-vjeçar, Erison në 15 mars 2008 pas shpërthimit të fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec. Në gjyq ishin të pranishëm çifti Feruzan dhe Zamira Durda. Ata kërkuan nga drejtësia që të thotë fjalën përfundimtare për çështjen “Gërdeci”, pasi meritojnë të mësojnë të vërtetën për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Erisonit. Nga ana tjetër, avokatët e Fatmir Mediut kanë kërkuar që çështja të pushohet së gjykuari, ose në rast të mosmarrjes së këtij vendimi nga gjyqtarja Gjoka, atëherë kanë pranuar opsionin e gjykimit të shkurtuar. Nga ky process gjyqësor, janë shpëtuar ish-kryeministri Sali Berisha, djali i tij Shkëlezen Berisha dhe ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, edhe pse provat e shumta në media prej 15 vitesh kanë treguar se ata kanë pasur dijeni dhe gisht në procesin e çmontimit të armëve. Gërdeci është konsideruar prej vitesh se u shkaktua si tragjedi për shkak të korrupsionit të tregtimit dhe paketimit të armëve.
Humbi të birin në Gërdec, Zamira Durda: Akuzat ndaj Mediut të pamjaftueshme
Pas shtyrjes së seancës gjyqësore për çështjen “Gërdeci” në GJKKO, Zamira Durda, e cila kallëzoi penalisht në 2021 Fatmir Mediun, përsëriti thirrjen ndaj organeve të drejtësisë që të japin vendimin final në ngarkim të ish-ministrit në qeverinë e kryesuar nga Sali Berisha. Ajo nënvizoi se meriton të dijë të vërtetën për rrethanat dhe shkakun e vdekjes së djalit të saj të mitur, duke shtuar se pavarësisht se nuk e konsideron të mjaftueshëm gjykimin e Mediut për “shpërdorim detyre” dhe jo për “vrasje shtetërore”, përsëri pranon që ai të gjykohet për akuzat e ngritura nga SPAK. “Kërkoj drejtësi. Kam pritur 15 vjet. Dua një përgjigje se pse Erisoni nuk jeton. Këtë pres nga gjykata. Për mua nuk është akuzë e mjaftueshme, e kam thënë edhe herë të tjera, shpërdorim detyre, me pasojë vrasjen e një apo më shumë personave, këtu duhet të vazhdojë. Për sa kohë që prokuroria ka çuar vetëm këtë nga zyrtarët e lartë dhe këtë kam kërkuar, që të marrë ose fajësi ose pafajësi me këto prova”, deklaroi për mediat Zamira Durda.
Avokati i familjes Durda: Besimi ndaj drejtësisë varet nga procesi për ‘Gërdecin’
Pavarësisht pakënaqësisë së klientëve të tij për shtyrjen e procesit gjyqësor dhe akuzave të pamjaftueshme ligjore ndaj Fatmir Mediut, avokati Dorian Matlija vlerësoi si diçka të mirë, faktin që drejtësia shqiptare, GJKKO në veçanti, po shqyrton këtë dosje delikate. Megjithatë, ai nuk harroi të shprehej se besueshmëria ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri do të faktohej nga ecuria e këtij procesi. “Jemi në një epokë tjetër ku çështjet mund të gjykohen. Kjo është pjesa më e rëndësishme për momentin. Pastaj, se si do zhvillohet procesi, nëse do na ngrihet apo ulet besimi te drejtësia, do shohim vijimin e procesit. I gjithë hetimi është pjesë sekrete dhe prokurorët nuk e kanë ndarë informacionin”, deklaroi avokati për mediat.
Akuzat ndaj Mediut, shkeli ligjin dhe VKM për armët, dëmtoi interesat e shtetit
Në 8 shkurt 2023, SPAK vendosi të mbyllë pas afro 2 vitesh hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu për tragjedinë e Gërdecit me 26 viktima dhe 300 të plagosur, duke kërkuar që ai të merret i pandehur për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, i kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës”, në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, bazuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë dhe Kodin Penal Ushtarak. Sipas SPAK, Mediu së bashku me zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe funksionarë ushtarakë shqiptarë kanë vepruar në kundravajtje me ligjin për demontimin e armëve luftarake dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 14 mars 2007 për “Për proçedurën e trajtimit te armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura, të hequra nga armatimi dhe përdorimi, përsa i përket shitjes për çmontim dhe çmilitarizim të një sasie municioni”. Ata kanë nxjerrë akte nënligjore në kundërshtim me ligjin dhe VKM e sipërpërmendur duke “dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit dhe kanë sjellë avantazhe të padrejta për shoqëritë ‘SAC inc’ (Southern Ammunition Company Inc, administrator Patrick Henry dhe Albademil sh.p.k. (në pronësi të Mihal Delijorgjit, administronte fabrikën e Gërdecit)”.
Gjoka zëvendësoi Erjon Çelën, ky i fundit shpëtoi Mediun në 2021
Në 20 shkurt, gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka u përcaktua me short si gjyqtare për të gjykuar dosjen “Gërdeci” pasi kolegu i saj Erjon Çela u tërhoq nga procesi për konflikt interesi, pasi në 27 korrik 2021 vendosi kundër riçeljes së hetimeve për “Gërdecin” ndaj Mediut. Në vendimin e tij, gjyqtari arsyetoi se SPAK apo dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë pasur kohë të mjaftueshme (2021 deri në 2017, kur u vendos ngritja e SPAK) për të kërkuar rinisjen e hetimeve, madje pa patur nevojë për autorizim nga Kuvendi për heqje imuniteti ndaj Mediut, për shkak të ndryshimeve ligjore në 2012. Çela shtoi se janë shkelur afatet e parashkrimit. Pas këtij vendimi, SPAK e ankimoi vendimin në shkallën e Apelit të GJKKO. Në 24 shtator 2021, Apeli i GJKKO u shpreh në favor të SPAK për rinisjen e hetimeve.
Më të lexuarat


Pr/ligji për komisionet hetimore, Paloka: Drejtësia nuk e heton, PS po ia heq këtë të drejtë edhe Parlamentit, Rama njeriu i paprekshëm

Rama: Harrojeni se Beleri betohet, edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë

Refuzimi i komisioneve hetimore, kryeministri mohon të ketë një shqetësim nga ndërkombëtarët

Rama sulmon Berishën dhe opozitën, i cilëson një “lukuni luanësh” që duan rrëzimin e qeverisë, kryeministri i hap sërish derën SPAK-ut dhe “lëshon” të vetët

Marrëveshja me Italinë për emigrantë, PD dhe grupi Berisha-Bardhi dy padi në Kushtetuese, Shehu, 4 deputetë të Rithemelimit dhe Kryemadhi nuk firmosin

Zyrtarët e lartë të PS që janë goditur nga drejtësia, Rama flet për Ahmetajn: Ka bërë punët që i kam kërkuar

Pyetet për Sali Berishën/ Rama ironizon ish-kryeministri: Nuk e njoh! Kush është ky?

''Mazhorancës i duket sikur neve na kanë punësuar'', Korreshi zbulon lëvizjen e radhës që pritet të ndodh nesër në Kuvend

"3000 veta brenda një muaji e 36 mijë persona në vit"/ Pakti italo-shqiptar për emigrantët, deputeti i njohur nxjerr 'zbuluar' Ramën: Marrëveshja ka nisur para se të prezantohej, ka vijuar edhe puna në terren

“Harrojeni se Beleri betohet”, Rama: Edhe sikur të kthehet përmbys Këshilli Europian nuk negociojmë kundër interesit të Shqipërisë
