Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Politike

Tragjedia në Bejrut, reagon kryeministri Edi Rama

Tragjedia në Bejrut, reagon kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen për ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur sot pasdite në Bejrut.

"Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit"-shkruan Rama.

Deri më tani raportohen 50 të vdekur dhe mijëra të plagosur, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në Liban.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve libaneze, 50 persona kanë mbërritur të pajetë në spital, ndërsa shumë prej të plagosurve janë në gjendje kritike.

Spitali ka deklaruar se është jashtë kapaciteteve, ndërsa Kryqi i Kuq ka bërë thirrje për dhurime masive gjaku të çdo grupi.

Një depo që dyshohet se strehonte lëndë plasëse mori zjarr dhe më pas shpërtheu duke lëshuar një valë goditëse që shkatërroi qindra ndërtesa.