BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Politike

"Trajnimi dhe arsimimi i lidershipit ushtarak shqiptar ", Xhaçka vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar

"Trajnimi dhe arsimimi i lidershipit ushtarak shqiptar ",

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë dyditore në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të homologut të saj britanik Gavin Williamson. Gjatë qëndrimit të saj në Londër, ministrja Xhaçka u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Amerikat, sir Alan Duncan, drejtorin e Përgjithshëm të Politikës së Jashtme, Richard Moore si dhe ministrin e Shtetit për Mbrojtjen, lordin Frederick Curzon, i cili është njëherësh zëvendëskryetar i Dhomës së Lordëve.

Në takimet me zyrtarët britanikë, ministrja Xhaçka vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për reformat kyçe në Shqipëri për forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, të cilat ajo i konsideroi si vendimtare në rrugën drejt procesit të integrimit euro – atlantik.

Gjithashtu, ministrja Xhaçka konsideroi se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, rrit përgjegjësinë e institucioneve tona për transformimin e mëtejshëm të vendit.

Zonja Xhaçka u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave për anëtarësimin, çka sipas saj do të ishte një hap pozitiv dhe stabilizues për politikën e brendshme, atë rajonale si dhe perspektivën e sigurisë.

Nga ana e tij sekretari për Mbrojtjen i Mbretërisë së Bashkuar Gavin Williamson u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e institucioneve demokratike dhe e konsideroi vendin tonë si një faktor shumë të rëndësishëm në Ballkan.

Sekretari Williamson e vlerësoi si të shkëlqyer dhe me pritshmëri shumë të mira për të ardhmen, bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes.

Ministrja Xhaçka çmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar në drejtim të edukimit dhe trajnimit të efektivëve të FA në akademitë mbretërore të mbrojtjes në Forcën Tokësorë, Detare dhe Ajrore.

"Nëpërmjet mbështetjes së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, po punojmë për të ndërtuar lidershipin ushtarak të së ardhmes në Forcat e Armatosura të Shqipërisë", tha ministrja Xhaçka gjatë takimit me homologun britanik.

Ajo gjithashtu përmendi trajnimin e pilotëve, Komunikimi Strategjik dhe strukturat për emergjencat civile, si fusha bashkëpunimi në të ardhmen.

Në muajin shtator do të zhvillohet në Shqipëri, stërvitja e përbashkët “Albanian Lion 2018”, me pjesëmarrjen edhe të qindra efektivëve ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar.