BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x
BREAKING NEWS

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur
x
BREAKING NEWS

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese”  që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër
x
BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x

Politike

Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Arabinë Saudite

Transformimi digjital i sistemeve të drejtësisë, firmoset

Shqipëria dhe Arabia Saudite nënshkruan dje memorandumin e bashkëpunimit, i cili do të nxisë transformimin digjital me qëllim përmirësimin e efikasitetit dhe qasjes në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi për mediet ka dhënë detaje mbi memorandumin e nënshkruar mes dy vendeve sot. Ministria e Drejtësisë bën të ditur se memorandumi u nënshkrua në Tiranë, në vizitën e parë që një ministër i Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite zhvillon në Shqipëri. “Sot, në një takim zyrtar në Tiranë, ministri i Drejtësisë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Ëaleed Mohammed Alsmani, u prit me nderim nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Ulsi Manja. Ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në vendosjen e urave të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e drejtësisë”, njoftoi Ministria e Drejtësisë. “Në këtë kontekst, është nënshkruar një Memorandum i Bashkëpunimit midis dy Ministrive të Drejtësisë. Ky memorandum synon të realizojë qëllime të rëndësishme, duke përfshirë përkrahjen për transformimin digjital të sistemeve të drejtësisë, për të përmirësuar efikasitetin dhe qasjen në drejtësi përmes teknologjisë së informacionit. Përmirësimin e aftësive profesionale të profesionistëve të drejtësisë nëpërmjet trajnimeve dhe programeve të specializuara. Bashkëpunimin në fusha të tjera që do të përcaktohen në vijim të këtij Memorandumi”, bën të ditur Ministria e Drejtësisë. “Bashkëpunimi do të realizohet përmes shkëmbimit të informacionit, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare”, vijon njoftimi. “Gjithashtu, parashikohet shkëmbimi i vizitave ndërmjet ekspertëve dhe specialistëve të drejtësisë nga të dy vendet, me qëllim të ndarjes së njohurive dhe përvojave të vlefshme në fushën e drejtësisë”, bëhet me dije nga njoftimi. Marrëveshja e sotme ndërmjet dy palëve do të shërbejë si pikënisje e një bashkëpunimi më të gjerë ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë, që shumë shpejt do të zgjerohet edhe me një tjetër marrëveshje me karakter civil dhe tregtar.