Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Trazirat e '97, Shqipëri-Gjermani kontratë për pastrimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive

Trazirat e '97, Shqipëri-Gjermani kontratë për pastrimin e municioneve dhe lëndëve eksplozive

Postuar: 07/07/2015 - 11:44

Gjermania ka nënshkruar një kontratë me Shqipërië, për ta ndihmuar këtë të fundit në pastrimin e vendit nga municionet dhe lëndët plasëse.
 
Më 6 korrik 2015 Ambasadori Gjerman Hellmut Hoffmann dhe përfaqësuesja e UNDP Zineb Touimi-Benjelloun nënshkruan një kontratë, e cila do të mundësojë mbështetjen e Albanian Mine Monitoring Co-ordination Office (AMMCO) deri në fund të vitit 2016.
 
Kontrata në vlerën e 250.000 eurove garanton punën në sektorin e pastrimit të të ashtuquajturave "Hot Spot“-e, të cilat në Shqipëri u krijuan gjatë trazirave të vitit 1997, kur në gjithë vendin u grabitën depot ushtarake me municione dhe lëndë eksplozive. Gjatë grabitjeve të tyre pati edhe shpërthime gjatë të cilave lokalitetet ushtarake dhe hapësirat përreth u kontaminuan me mbetje eksplozive dhe municione të pashpërthyera. Kjo përbën rrezik për popullsinë e atyre zonave edhe sot.
 
"Me punën e rëndësishme të AMMCO-s mund të vijjohet më tej me eleminimin e Hot Spot“-eve në Shqipëri“, u shpreh Ambasadori Gjerman Hoffmann. 
 
Touimi-Benjelloun deklaroi duke plotësuar: "Ky program do ta bëjë Shqipërinë çdo ditë e më të sigurt“.
 
Kontrata u nënshkrua në praninë e Zv. Ministrit të Mbrojtjes Petro Koci si dhe të Komandantit të Trupave Mbështetëse të Forcave të Armatosura shqiptare, Gjeneral Brigade Ylber Dogjani.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 29

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/02/2018 - 16:15

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker do të vijë sot në Tiranë dhe do të takojë kryeministrin Edi Rama. Mësohet se ai do të jetë i shoqëruar nga Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn. Në 17:30 pritet të mbahet ceremonia ushtarake e pritjes në Tiranë nga kryeministri Rama.

Postuar: 25/02/2018 - 15:10

"Rama i mbylli guroret e Skraparit për llogari të Zotkës dhe xhepave të tij!".

Postuar: 25/02/2018 - 13:53

Në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në Qarkun e Beratit, Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kan

Postuar: 25/02/2018 - 13:25

Nuk ka rëndësi nëse je i ri apo i moshuar, i pasur apo i varfër, për të kontribuar për qytetin, që ai të bëhet sa më i jetueshëm për fëmijët.

Postuar: 25/02/2018 - 13:17

 Skema e re e ndihmës ekonomike, ka krijuar tension midis opozitës dhe qeverisë aktuale.  Për t’iu kundërpërgjigjur, Ramës për vendimin e tij kreu i PD-se, Lulzi

Postuar: 25/02/2018 - 13:07

Përjashtimi i shumë familja shqiptare, nga skema e ndihmës ekonomike, ka sjellë mjaft diskutime dhe debate ndërmjet opozitës dhe qeverisë aktuale.

Postuar: 25/02/2018 - 12:33

Vlerësim dhe promovim në bazë të meritokracisë dhe trajtim përherë e më tepër dinjitoz për ushtarakët shqiptarë, ishte mesazhi kryesor që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u dh