BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Politike

Trekëndëshi i Bermudës, Abilekaj: Basha është anija e vetmuar, ja pse po i kundërvihet të gjithëve

Trekëndëshi i Bermudës, Abilekaj: Basha është anija e

Kryedemokrati Lulzim Basha u bë kryefjala e politikë së tij, pas deklaratave të forta që bëri nga foltorja e kuvendit.

Përveç akuzave ndaj kryeministrit Rama për korrupsion dhe mashtrim, ai iu kundërvu dhe ish-liderit demokrat, Sali Berisha dhe për të herë të parë akuzoi dhe presidentin e vendit, Ilir Meta.

Enton Abilekaj është shprehur se Basha po synon të bëjë heroin dhe të pëlqehet nga qytetarët, duke futur në thes ‘politikanët e vjetër’.

“Duket sikur papritur ka ndryshuar totalisht kurs. Ishte njeriu që para 1 muaj e ca  e pezulloi Berishën që e konsideronte lider. Sot tha që Berisha nuk është lideri më i mirë, por është pjesë e së keqes.

Basha sot ka folur sikur është tërmeti që do të shkatërrojë Trekëndëshin e Bermudës, por është anija e vetmuar brenda trekëndëshit. Nëse do e kishte këtë betejë më herët, 8 vite më parë, situata do të ishte ndryshe. Gjatë këtyre 8 viteve pamë bashkëpunim vetëm në dy brinjë, dhe sot jemi në një distancim të papritur. Basha është nën kërcënim nga një pjesë e trekëndëshit dhe po kërcënon tani të gjithë sistemin”, tha ai në Open. 

Sipas Abilekaj, tani që Basha nuk gjen rrugëdalje, po kërkon ndihmën e të huajve. Por, a është i besueshëm Basha?

“Jo, sepse është hera e parë që deklarohet, është në një pozicion të vështirë. Duhet të japë prova, është hera e parë që po flet për një shkëputje totale nga Berisha dhe Meta. Është ajo që shoqëria po kërkon”.

Ai përdori metaforën “ndoshta anija nuk ka kapitenin e duhur”, për të thënë se Basha nuk do të mund të bëjë ndryshimet që kërkon e djathta në veçanti dhe politika në vendin tonë në tërësi.

Analisti argumenton se Basha iu kundërvu Berishës, sepse ai iu kundërvu i pari: “Ka nisur të sulmojë sistemin, sepse sistemi nisi i pari luftën kundër tij”.

Më të lexuarat