BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x

Politike

“Trishtim”, Spartak Ngjela ngre shqetësimin e madh: Kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt

“Trishtim”, Spartak Ngjela ngre shqetësimin e madh: Kjo

Juristi i njohur Spartak Ngjela ka ripublikuar një postim të 5 viteve më parë ku shkruan se reforma për pronën duhet të vijë paralel me reformën në drejtësi. Ngjela e ripublikon shkrimin e tij si për të kujtuar se ky mbetet ende një shqetësim që kërkon zgjidhje.

Postimi i Ngjelës

Reforma për pronën duhet të vijë menjëherë në Shqipëri: paralel me reformën në drejtësi.

Masakra e gjatë kundër pronës, është shkaku thelbësor i pazhillimit shqiptar.

I gjithë korrupsioni shqiptar,  krimi i organizuar, me rrënjë në qeveritë e korruptuara shqiptare që kaluan me stafetë njëra pas tjetrës në mbi 20 vjetët e fundit, ka reflektuar konkretisht në grabitjen e pronës.

Kjo sot është një e vërtetë apodiktike...

l. Trishtimi shqiptar është i lidhur me krimin universal kundër pronave të shqiptarëve kudo ku ata banojnë: genocid jashtë Shqipërisë, në Serbi dhe Greqi, për të shpronësuar nga pronat e tyre dhe për të asimiluar shqiptarët autoktonë; dhe në Shqipëri, terror, krim e forcë shtetërore e gjatë për të shpronësuar pronarët në funksion të qeveritarëve, dhe krerëve.

Reforma e pronës që filloi në Shqipëri në vitin 1945 me forcën e armatës shtetërore; vijoi po njëlloj edhe në vitin 1991-2015, por këtë herë me një formë paqësore dhe "ligjore", me gjyqtarë të korruptuar dhe qeveri të korruptuara: në një krah vidhej shteti nga qeveritarët, dhe, në krahun tjetër, me një gjykatë të korruptuar, fallcifikoheshin kthimet e pronave "pronarëve" duke ua dhënë njerëzve anonimë, që qeveritarët të riciklonin paranë e vjedhë nga arka e shtetit. Kudo abuzim me pronën i cili tani ka sjellë paralizimin e ekonomisë shqiptare.

Për sistemimin historik, moral dhe ligjor të pronës dhe pronësisë në Shqipëri, duhet një ndërhyrje cezariane.

ll. Kjo është arsyeja që në Shqipëri sot, reforma e pronës  i duhet shtuar sa më  shpejt Reformës në Drejtësi.

Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë kthim, por ajo është vetëm fillimi. Fazë e barabartë me të, që duhet të fillojë menjëherë, është reforma morale e pronës në Shqipëri.

Gjëndja e pronës aktualisht është shumë e rëndë sot në Shqipëri, por jo e pa shpresë.

 Politika amerikanë dhe ajo e Bashkimit Europian me anë të Berlinit duhet të ndërhyjnë me forcë në këtë aspekt, sepse, që të arrihet objektivi global amerikan me botën shqiptare në Ballkan, duhet të vihet në rrugë racionale zhvillimi integral i Shqipërisë.

Në funksion të kësaj, në radhë të parë duhet të bëhet ridimensionimi i pronës, tregut dhe demokracisë në Shqipëri.

Kjo lloj politike e korruptuar në Shqipëri është edhe injorante, sa nuk e kupton dot fare trininë e më sipërme, por është edhe keqbërëse në funksion të korrupsionit dhe krimit që drejton.

Për këtë arsye:

lll. Më ndihmë të ekspertëve amerikanë dhe gjermanë, në Tiranë duhet të ngrihet, sa më shpejt që të jetë e mundur,  Instituti Kombëtar i Pronës, dhe ky institut i madh shkencor duhet të drejtohet nga Byroja Kombëtarë e Pronës: një komision miks ky me ekspertë shqiptarë dhe të huaj që duhet të ketë forcë ekzekutive, të dhënë posaçërisht nga ligji ose Kushtetuta.

Çështja e pronësisë në Shqipëri kërkon ekspertizë të nivelit të lartë botëror.

Nëse në Shqipëri do të funksionojnë paralel në nivel të lartë moral dhe ligjor: SPAK, Gjykata e reformuar, Byroja Kombëtarë e Hetimit; dhe Instituti Kombëtar i Pronës me  Byronë e tij; Shqipëria e fillon realisht hyrjen në botën perëndimore me një prelud racional.

Paralelizimi i reformës në drejtësi me reformën e pronës, duhet të hyjë në një juktapozicion (juxaposition) të domosdoshëm.

Më të lexuarat