BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Politike

Tritan Kalo: Koha për vlerësim të vërtetë moralo-monetar për mjekët, COVID-i nxori në pah protagonistët e rremë

Tritan Kalo: Koha për vlerësim të vërtetë

Mjeku infeksionit Tritan Kalo ka reaguar ditën e djeshme, thekson se ka ardhur koha për një vlerësim të vërtetë moralo-monetar për bluzat e bardha. Sipas tij ka rënë vlerësimi ndaj mjekëve. “Mendimi i paraprin veprimit, kurrë mos përllogarit si përparësi përftimin tënd prej tyre, por vetëm e vetëm përftimin socio-ekonomiko-politik të një populli e të një vendi, të drobitur nga zhagitja 30 vjeçare pseudo-demokratike. PPP-ja e vetme në demon-kracinë tonë e njohur dhe e mbështetur fuqimisht nga unë ishte, është dhe mbetet: “Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi.” Të dalësh në ekrane apo të shkruash në portale apo në shtypin e shkruar duke përsëritur atë çka të tjerët kanë shprehur mbi një dukuri shoqërore, politike apo profesionale, pa “e kriposur” këtë me ide dhe mendime të tuat, tingëllon si një përsëritje jo e keqe e tyre, por në perceptimin tim gjurmëzimet në kujtesën shoqërore, që ato lënë për ty si individ socio-profesional, janë të sipërfaqshme dhe shpesh jo shumë bindëse”, është shprehur Kalo. Mjeku ka shpërthyer dhe ditën e djeshme, këtë herë ndaj atyre që i ka cilësuar si protagonistë të rremë, duke iu referuar atyre që pa kompetenca kanë zënë hapësirat televizive dhe kanë folur për virusin, duke lënë në harresë mjeket e vërtetë. Kalo ka theksuar se pandemia e COVID-19 ka nxjerrë në pah protagonistët e rremë. “Kohët covidiane ishin, janë dhe do të mbeten kohë sfidash me të panjohurën, por jo të pamposhtshme, ndoshta këto mendime dhe veprime të tuat disa herë nuk mirëperceptohen si dhe sa duhet, por ajo që ka më shumë rëndësi është gjurma, impakti që ato lenë në mbrothësimin shoqëror, shëndetësor, ekonomik apo politik të vendit. Kohë të tilla vunë në pah jo pak vanitete e protagonizma të rremë, por ato njëkohësisht ngulitën në kujtesën e popullit punën, përkushtimin dhe profesionalizmin e heronjve të vërtetë të rrethanave të tilla jo të kërkuara, por veçse të imponuara nga koha. Unë, në këto raste vlen shumë pak para përemrit Ne, sepse vetëm e vetëm puna dhe shpirti i një bashkësie profesionistësh e bën diferencën mbi unin protagonist jo meritor. Koha kërkon nga drejtuesit e këtij vendit një vlerësim real moralo-monetar të asaj, që mantelbardhët ofrojnë së bashku me të gjithë stafet e tyre, në përballjen me sfidat e shëndetësisë publike apo jo-publike”, ka shkruar Kalo.

Më të lexuarat