BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Politike

Tritan Kalo “shpërthen” ndaj politikës: Nuk keni të ngopur o brekëgrisur, në drekë shaheni, në darkë uleni në tavolinë me peshk e ngjala

Tritan Kalo “shpërthen” ndaj politikës: Nuk keni të

Prej ditësh nga përfaqësues të politikës vijojnë të ngrihen akuza lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga Covid-19 në vend. Së fundmi këtyre akuzave i është përgjigjur mjeku Tritan Kalo, i cili prej 9-muajsh vijon të jetë në vijën e parë të përballjes me pandeminë në spitalin Infektiv. Me anë të një postimi në rrjetet sociale mjeku i njohur Kalo ka shprehur revoltën e tij lidhur me akuzat, se po fshihen shifrat e vërteta të viktimave me Covid, ndërsa  u shpreh i indinjuar se për këtë akuzohen mjekët. "Kohë kovidiane, 22.11.2020, “pordhitika” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmendjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike. Fillimisht mjekët dhe personeli mjekësor u akuzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si “fshehës të numrit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, po pa harruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për t’i mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike”, u shpreh ai. Kalo u shpreh se politika nuk është ajo që ofron kujdes për shëndetin e qytetarëve, por është puna dhe përkushtimi i mjekëve. Ndër të tjera ai vijoi duke hedhur akuza se e vetmja gjë që politika ka bërë është vjedhja e këtij vendi dhe privatizimi, ndërsa theksoi se politika ka larguar shumicën e  shqiptarëve nga vendi i tyre për të pasur një jetë më të mirë drejt vende të tjera. “Gjithkush prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij. Mirëkujdesin  për shëndetin e tyre nuk ua ofron “politika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, por vetëm e vetëm besimi në punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e personelit të shëndetësisë sonë. Qënërinë tuaj për poste politike dhe push-shtet që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për ta ndërsyer atë ndaj nesh. Nuk u nginjët ende ju “ish-brekëgrisur” të para 1990-ës. Vodhët e po vidhni gjithçka që natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë. Privatizuat, përvetësuat e keqpërdorët gjithçka që ne me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite. E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit”, u shpreh mjeku Kalo.

Akuzat ndaj politikës

Mjeku vijon akuzat e tij ndaj politikës duke thënë  se pavarësisht ato që thonë politikanët janë po ata që ulen sërish bashkë sipas Kalos për të ndarë ato që ende nuk i kanë marr këtij vendi. Mjeku theksoi se misioni i mjekëve nuk është baltosur dhe nuk do të baltoset kurrë nga ata që ai i cilëson si “ish-brekëgrisur” që nuk ngopen me vjedhje dhe që sipas mjekut vazhdojnë të vjedhin. “Në darkë përsëri ju politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë ditës si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”. Kurrë të mos harroni se: 1- bardhësia e misionit të një mantelbardhi nuk ka qenë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- mirëbesimi  dhe mirëkuptimi mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetësor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19", shkruan Kalo.