Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

'Trondit' ish-ministri i Brendshëm, tregon se çfarë do të ndodhë me Ramën: Koha ka ardhur

Postuar: 20/06/2019 - 16:24

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka reaguar pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”. Përmes një mesazhi në “Facebook”, ish-ministri Demiraj shkruan se publikimi i përgjimeve të tilla do të rrëzonin çdo qeveri që funksionon në një vend demokratik. Ai shprehet se momenti i rënies për Ramën ka ardhur.

Me tone të ashpra dhe me një fjalor të ashpër, ish-ministri shkruan se “rrojtorja rilindase”, që sipas tij, është kthyer në një “bordello politike rilindase”, ka si funksion bazë vjedhjen, rruajtjen, qethjen e Shqipërisë dhe të shqiptarë.

Mesazhi i Demirajt:

Rrojtorja rilindase! Publikimet e audio përgjimeve nga “Bild”, do të rrëzonin çdo qeveri që funksionon në një vend demokratik.
Kërcënime, shitblerje vote, rreshtime drejtuesish ordinerë trafikantë policie dhe administratës publike, poshtrime të dinjitetit të shqiptarëve, harreme dhe berberhane apo rrojtore “rilindase”, ku me fjalorin e tyre të “pasur prej ordinerësh”, po “falimentojnë” shtëpitë diskografike pornografike!!!

Kryekaqoli dhe kaqolët e tij ministra, deputet, drejtorë e drejtues policie (për të cilët kam bërë denoncime publike në media për shkarkim dhe vendosje para drejtësisë në momentet që drejtoja MPB) në bashkëpunim të ngushtë me botën më të errët të krimit, për të mos e rruajtur k…, çajnë k…, çajnë b…, por tani ta mbajnë me “shkumë” se dhe ju pëlqejnë shkuma party!!!

Kjo rrojtore qeverisëse rilindase që ka vendosur për fatet e Shqipërisë, e cila me “organet gjenitale dhe mendore të skopitura”, varfëroi dhe vodhi pasuritë e Shqipërisë e shqiptarëve, dhunoi, largoi, poshtëroi çdo shqiptar që i ka ngelur sadopak dinjitet!
“Rrojtorja rilindase” me funksionin bazë të vjedhjes, rruajtjes dhe qethjes së Shqipërisë dhe shqiptarëve, tashmë është kthyer në “bordello politike rilindase”!!!!

Populli përdorë një shprehje; ”Ndalu beg, se ka hendek”, momenti i rënies në këtë hendek ka ardhur. Turp për ata qe ju vinë prapa! Turp për ata që vazhdojnë të jenë ushtarë të qeverisë së krimit! Turp për ata që janë Rilindas! Por më trup për ata që i kanë votuar! PS: Kërkoj ndjesë për përdorimin e k-së. Poshtë KM jonë duke votuar. D.D. USA.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2019 - 14:49

Pasi drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën për shkak se

Postuar: 17/10/2019 - 14:33

Drejtuesja e seancës plenare Vasilika Hysi është detyruar të ndërpresë seancën plenare për shkak

Postuar: 17/10/2019 - 14:18

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka zhvilluar sot një takim në nivele të larta me liderët e Parti

Postuar: 17/10/2019 - 13:54

Deputetja Rudina Hajdari sot në seancën parlamentare ka hedhur akuza në drejtim të qeve